• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse nuk shkoi në finalen e Eurovision-it Ronela që fitoi zemrat e publikut

08:30 : 13/05/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KULTURE, SHOW BIZ

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve jo vetëm për këngën e zërin potent, por edhe për veshjen dhe performancën e cilësuar si “provokuese”.

Ronela ka grumbulluar një rekord, pasi kënga e saj “Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar.

Pritshmëritë ishin të mëdha dhe kritikët e kanë kuotuar Hajatin si një nga këngëtaret më të mira të kompeticionit, por ajo nuk arriti të kualifikohet në finale. Të gjithë pyesim veten pse, kur publiku këndonte parreshtur këngën e saj.

Që Ronela të kalonte në finale i duheshin votat e publikut dhe vlerësimi i jurisë profesionale, por duket se nuk kanë mjaftuar për të shkuar më tej.

Lexo edhe:

Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

U renditën në vendin e 8-të, “Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Ndjekësit e Eurovision-it kanë ngritur në rrjete sociale pyetjen: Si ka mundësi gjithë kjo mbështetje dhe tifozllëk për Ronelën, dhe ajo as nuk mundi të kualifikohej në finale?

Në një vëzhgim të thjeshtë në faqen zyrtare të Eurovision-it, video e performancës së Ronela Hajatit është më e para dhe më e komentuara nga të gjitha performacat e vendeve të tjera konkurrente. Ronela ka grumbulluar plot 305,024 shikime dhe 11, 442 komente.

Screenshot_15
Screenshot_9
Screenshot_10
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14

Pas eliminimit, Ronela shprehej: “Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovisionin sepse fitova turmën (publiku)! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”.

Ja dhe një kunj i drejtpërdrejtë nga Ronela, e cila duket qartë që duke parë feedback-un e marrë priste të kualifikohej për në finale.

Ronela u përball në këtë kompeticion me bullizëm, kritika, komplimente, kërkesë për censurim të performancës, etj. Por, a ishte realisht një lëvizje dore pranë zonës intime burim për kritika kaq të ashpra, duke parë fare mirë performacat e viteve të kaluara që janë shumë herë më provokuese dhe sensuale?!

Kujtojmë rastin e Conchita Wurst, transvestiti nga Austria, pjesëmarrja e së cilit krijoi polemika të shumta asokohe, por Eurovision bëri “një sy qorr e një vesh shurdh”. Rusia, Armenia dhe Bjellorusia nisën madje një peticion online për të parandaluar pjesëmarrjen e këngës së tij në Eurovision. Mediat italiane shkruanin se ai i ka skandalizuar spektatorët me mjekrën e tij veshur me një fustan me shkëlqim.

Ndërkohë, një lëvizje dore nga përfaqësuesja e Shqipërisë ngriti në këmbë Eurovisionin dhe fshinë foton e saj e cila kishte grumbulluar mijëra pëlqime.

Conchita Wurst, përfaqësueja e Austrisë në Eurovision në vitin 2014

Faqja “Wiwibloggs”, e cila vit pas viti komenton pjesëmarrësit në “Eurosong”, shkruan për këngëtaren shqiptare se ka guxuar shumë me performancën dhe me ironi shprehen se sekreti i Ronelës është zona e saj intime.

“Ronela Hajati ka një shfaqje shumë seksuale, balerini i afrohet dhe kërcen me të në mënyrë shumë provokuese, teksa këngëtarja prek zonën e saj vaginale. Është një performancë shumë seksi”; “Le ta themi, në fund kemi një skenë orgjie, me femrën në mes dhe rrethuar me meshkujt. Duket shumë e etur”, shprehen komentatorët, duke mos e fshehur çudinë për guximin që ka kjo performancë, e cila për pjesën më të madhe të përdoruesve të rrjeteve sociale ishte brenda çdo norme dhe shprehen se Ronelës po i bëhet një padrejtësi nga Eurovision.

Përdoruesit e rrjeteve sociale dhe ndjekësit e Eurovision kanë shpërthyer në komente dhe kritika pasi këngëtarja shqiptare Ronela Hajati nuk do të jetë pjesë e finales së Eurovision 2022.

Në faqen zyrtare të Eurovision-it në Instagram, mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.

“Ia futët Ronelës”; “Drejtësi për Shqipërinë”; “Ky është kompeticioni më i padrejtë që është parë ndonjëherë”; “Eurovizioni është e gjitha një çështje politike, ajo e meriton finalen, turp për ju!”; “Shikoni kush ka marrë feedback-un më të mirë në Europë”- janë komentet më të shpeshta në faqen zyrtare të Eurovision.

Komentuesit theksojnë se ishte shumë e padrejtë pasi kënga e saj ka patur feedback-un më të mirë në Europë.

Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20

Për më shumë mund të lexoni mbi 11 mijë komentet që ka marrë Ronela në faqen zyrtare:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

S’kemi çfarë shtojmë më tej, publiku shqiptar dhe ai i huaj e kanë shprehur qartë se e preferuara e tyre ishte Ronela, që çuditërisht nuk u kualifikua (dhe u mund nga vende që kishin një feedback të “vakët”).

Eurovision, shihemi vitin tjetër!

Anduela Laçi/ Boldnews.al

Etiketa: eurovisionronela hajati

Lajme të lidhura

BOTA

Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

09:30 : 20/05/2025
SHOW BIZ

U renditën në vendin e 8-të, “Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

15:45 : 19/05/2025
BOTA

VIDEO / Përleshje fizike, incidenti që nuk u pa gjatë performancës së Izraelit në Eurovision

21:05 : 18/05/2025
BOTA

Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

19:11 : 18/05/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025
SHOW BIZ

Befason Serbia, prej cilave shtete i erdhën votat e publikut Shqipërisë në Eurovision

16:12 : 18/05/2025
Para

Çmimet e larta shtojnë frikën e konsumatorëve, pritjet inflacioniste arrijnë nivelin më të lartë historik

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com