• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Loja e rrezikshme e Berishës me “genocidin serb”

20:52 : 12/05/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij politik për ti ngritur kurthe të pa kapërcyeshme kundërshtarëve. Ai e detyroi sot kopenë e deputetëve socialistë të hidhnin poshtë, me shumicë votash, një rezolutë që dënon genocidin serb në Sebrenicë gjatë luftës në Ballkan, në fillim të viteve ‘90. Ai provoi edhe njëherë tezën që përsërit me kokfortësi, që prej aventurës së rrezikshme të shkëmbimit të teritoreve, se midis Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit ekziston një lidhje okulte që nuk e lejon kryeministrin tonë të rreshtohet në sinkron me vlerat e botës perendimore.

Këtë seancë, në Kuvend, Sali Berisha kishte ngazëllimin e plakut të shndërruar në fëmijë, teksa endej me celular në dorë për të fotografuar ministrat dhe deputetët e majtë, që ngrinin lart katronat e kuq për mohimin e genocidit serb. Ai nuk e përmbante dot entuziazmin teksa shihte kundërshtarët e tij politikë të adoptonin një qëndrim që do e kishin zili edhe në Moskë edhe në Beograd.

Edhe më në favor të tij e shndërronin situatën justifikimet idiote të Taulant Ballës, që i shmangej thelbit të çështjes me arsyetimet se tufa e tij nuk mund të votonte projekt rezolutën e një non -grate, të vdekur, që dikur thyente embargon e naftës ndaj ish Jugosllavisë.

Me perversitetin e tij, Sali Berisha ia arriti sot ti vendoste marionetat e Ramës në një pozicion të vështirë. Sepse genocidin serb, në masakrën e korrikut 1995 në Sebrenicë, ku u masakruan 8 mijë burra dhe adoleshentë muslimanë, e ka njohur tashmë edhe Gjykata Penale e Krimeve të Luftës në ish Jugosllavi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë edhe Parlamenti Europian. Atë ka dështuar ta njohë OKB-ja si pasojë e një vetoje të Rusisë në 2015 dhe nuk e pranojnë vetëm ekstremistët e Beogradit apo ata të republika Sebskas në Bosnje.

Lexo edhe:

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Pra, duke shkrepur pafundësisht celularin e tij Berisha shprehte gëzimin malinj që i kishte detyruar deputetët socialistë të bëheshi njësh me ‘botën serbe”.

Por, sa do i rëndë të jetë ky episod për Edi Ramën dhe socialistët, sado të dëshmojë ai për vartësinë nga Vuçiç, mbi të cilën kryeministri ynë ka ngritur një këmbë të lobingut dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, sado që ai të diskredidojë kundërshtarin në luftën e vet politike, ky hap i Sali Berishës, nuk është i llogaritur mirë. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Sepse dëmi që i bëhet në këtë rast Edi Ramës është shumë më i vogël se njolla që i mbetet Shqipërisë.

Nga sot e tutje, kushdo që të gërmojë në arkiva, kushdo që do të lundrojë në internet, do të gjejë një lajm se parlamenti ynë ka rrefuzuar ta dënojë genocidin serb në luftën e Bosnjës. Dhe kjo është një njollë që i mbetet gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në kohën që u shqyrtua kjo rezolutë. Prandaj në raste të tilla, forcat politike, përpara se të shpallin nisma të ngjashme, bien paraprakisht dakord me njëra-tjetrën, për të shmangur çdo të papritur.

Si një ish president dhe ish kryeministër, si një politikan me përvojë 30 vjeçare, Berisha e di mirë këtë. Ai është i ndërgjegjshëm se nuk mund të nxirret përfitim në politikën e brendëshme nga një çështje që të koston në arenën ndërkombëtare. E megjithatë me gjakftohtësinë e një kundërshtari cinik dhe me entuziazmin e një fotografi amator, ai e kapërceu këtë prag, duke e nxirë vërtet Edi Ramën, por duke spërkatur me cërklat e tij edhe fytyrat e të gjithëve ne. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025
AKTUALITET

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

21:02 : 10/10/2025
AKTUALITET

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025
Para

Anija me grurë të vjedhur nga Ukraina, përfundon në këtë shtet

TË GJITHA

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025

AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

21:02 : 10/10/2025

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025

EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet

20:49 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com