Në 24 orët e fundit janë evidentuar 45 raste të reja me Covid-19 nga 820 testime, ndërkohë që janë shëruar 24 pacientë.
Rastet e reja janë evidentuar në këto Bashki: 23 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Vlorë, 2 në Kamëz, Lushnje, Konispol, 1 në Kukës, Vorë, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.
Në të gjithë vendin janë 207 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Statistika (12 Maj 2022)
Raste të reja ditore          45
Të shëruar në 24 orë       24
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 820
Testime totale               1,815,813
Raste pozitive                  275,485
Raste të shëruara             271,781
Raste Aktive                         207
Humbje jete                        3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            117
Fier                  25
Vlorë               19
Shkodër           10
Lezhë               8
Elbasan            8
Gjirokastër     6
Durrës             6
Korçë               4
Berat                3
Kukës               3
 
	    	














