• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koment për konferencën me gazetarët/ Ramës po i dalin djajtë nga shishja

15:48 : 11/05/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Rreth një javë pasi ‘Reporterët pa kufi’ treguan me gisht kryeministrin e Shqipërisë se është fajtori i drejtpërdrejtë për humbjen e 20 vendeve vetëm brenda një viti, në klasifikimin e lirisë së shtypit, duket se gazetarët që i shkuan në konferencë Edi Ramës e kishin dëgjuar këtë kambanë.

Sot në seancën e pyetje-përgjigjeve me reporterët për problemet e reformës në drejtësi, ata treguan disa shkëndija se si duhet të jetë raporti i vërtetë i mediave me pushtetin politik.

Gazetarja Ambrozia Meta, e cila u shndërrua edhe në mollën e sherrit në replikat me ‘Reporters sans frontieres’, pas përjashtimit të saj nga konferencat e shtypit, bëri një akt që nuk e shohim rëndom.

Kur Rama nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes së një kolegeje të saj të MCN TV, ajo e përsëriti pyetjen. Rikthimi i këtij solidariteti të humbur mes kolegësh, që nuk e lejojnë veten të nëpërkëmben nga trysnia që shefi i qeverisë ushtron mbi pronarët e tyre, është një akt prej gazetari rrace.

Por ‘stari’ i ditës sot u bë gazetari i A2CNN, Klevi Muka i cili fillimisht e pyeti kryeministrin nëse ishte e moralshme që të fliste për drejtësinë dhe të mbante në krah një ministër Drejtësie si Ulsi Manja që ka dalë në përgjimet e dosjes së vjedhjes të zgjedhjeve në Dibër.

Lexo edhe:

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

Drake nuk i ndahet Shqipërisë, poston FOTO-n me simbolet kombëtare/ Çfarë planesh ka reperi

Këtë pyetje normale, kryeministri e etiketoi si tejkalim etike dhe aty për aty mori përgjigjen që e la të shtangur: ‘nëse mendoni se etika mësohet më mirë në shkollën e pikturës sesa në atë të gazetarisë, atëherë vazhdoni’.

Me këtë qëndrim, që e nxori nga shinat ‘armikun e mediave të lira’, gazetari Muka nuk mbrojti vetëm dinjitetin dhe integritetin e tij, por mbi të gjitha atë të gjithë kolegëve dhe sidomos atë të atyre që përfaqësojnë TV e mëdha, të cilët, kur nuk përsërisin përmendësh pyetje të parapërgatitura, kanë shqetësimin e vetëm që të mos i prishin punë padronëve të tyre.

Por një aradhë e re reporterësh duket se po kërkon të çlirohet nga ky rol i turpshëm i pyetësit- papagall. Ata po ndërgjegjësohen për përgjegjësinë publike që kanë mbi supe dhe po kërkojnë të emancipohen nga etiketimi si korrier i pronarit në sallonin e kryeministrit.

Dhe me këtë po nderojnë veten e tyre duke nxjerrë qesharakë zvarranikët me formim londinez.

Shembulli i Klevi Mukës, njësoj si modeli tashmë i instaluar i Ambrozia Metës, janë dëshmi se me çfarë lehtësie mund të griset perdja e propagandës.

Mjafton shumë pak për t’i mbivendosur realitetin butaforisë, kur në punën e gazetarit dinjiteti e mposht servilizmin. Një shembull të qartë e pamë sot, kur Rama u detyrua ta ndërpresë konferencën e shtypit. /Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025
SHOW BIZ

Drake nuk i ndahet Shqipërisë, poston FOTO-n me simbolet kombëtare/ Çfarë planesh ka reperi

18:36 : 15/11/2025
AKTUALITET

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025
SPORT

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
SHOW BIZ

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025
Para

Camila Cabello rrëfen problemet e saj me ankthin

TË GJITHA

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025

Drake nuk i ndahet Shqipërisë, poston FOTO-n me simbolet kombëtare/ Çfarë planesh ka reperi

18:36 : 15/11/2025

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com