Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar, ku miratoi edhe një rezolutë lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri. Në mbledhjen ku u zgjodh edhe kreu i Këshillit Kombëtar kanë munguar 36 deputetë, mes të cilëve edhe Ina Zhupa, e cila ishte e pranishme në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.
Në total në mbledhjen e Këshillit Kombëtar munguan 36 deputetë. Interesant është fakti se në listën e tyre janë 14 ligjvënës që nuk afrohen as me Rithemelimin, por as me Alibeajn, pavarësisht se hera herës, ndryshojnë qëndrimet. Duket se këta ligjvënës kanë zgjedhur pozicionin e një të “mesmeje të artë” duke mbajtur pezull çdo vendimmarrje në grupin parlamentar, pasi as i japin legjitimitet mbledhjeve që thërret Alibeaj, por as i bashkohen Rithemelimit.
Në listë bien në sy emrat e deputetëve Xhealal Mziu, Grida Duma, Tomor Alizoti, por edhe Alfred Rushaj.
1.Agron Gjekmarkaj
2.Flutura Acka
3.Ina Zhupa
4.Alfred Rrushaj
5.Xhelal Mziu
6.Helidon Bushati
7.Greta Bardeli
8. Bledion Nallbati
9.Fation Veizaj
10.Tomor Alizoti
11.Zef Hila
12.Ramadan Lika
13.Lulzim Basha
14. Grida Duma