• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria ka ende 17 mijë të punësuar më pak se sa para pandemisë

14:51 : 04/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI
Foto nga protesta

Foto nga protesta

Ekonomia shqiptare vlerësohet se e ka kapërcyer nivelin e parakrizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri në terma të prodhimit, por vendet e punës të mbyllura nga pandemia nuk janë rekuperuar ende, thotë një raport i Bankës Botërore.

Shqipëria numëron ende rreth 17 mijë të punësuar më pak se sa në vitin 2019, ndërsa rritja e kostos së punës përmes rritjes së pagës minimale nga qeveria ka gjasa të pengojë më tej rimëkëmbjen në tregun e punës, bëri të ditur Banka Botërore në raportin e saj të ri mbi gjendjen e ekonomisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Rritja ekonomike nuk e ka sjellë punësimin në nivelin e parakrizës. Kishte 16,800 të punësuar më pak më 2021 se sa më 2019. Të gjtihë sektorët me përjashtim të Teknologjisë së Informacionit, ndërtimit, transportit, shitjeve me pakicë dhe shumicë dhe shërbimet utilitare [ujësjellësa etj.], kanë reduktuar forcën e punës në krahasim me vitin 2019,” thuhet në raport.

Rritja ekonomike prej 8.5% gjatë vitit 2021 ishte e mjaftueshme për të rekuperuar rënien e pësuar gjatë krizës së pandemisë, ndërsa çmimet e larta të mallrave të importuara rritën të ardhurat e qeverisë dhe mbajtën në nivele më të arsyeshme deficitin buxhetor dhe borxhin publik të vendit, vëren raporti. Por në të njëjtën kohë, rritja e përgjithshme e kostove të biznesit duket se i ka detyruar këta të fundit të kufizojnë punësimet me qëllim të të mbulojnë kostot e tjera të shtuara. Për më shumë, vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale ka gjasa që do të shtyjë bizneset të mos hapin vende të reja të punës ose të ngadalësojnë ritmin e zgjerimit të punës.

“Pagat më të larta minimale krijuan presione për paga, të cilat mund të shtyjnë për më vonë rënien e papunësisë,” shkruhet në raport.

Lexo edhe:

No Content Available

Paga minimale në Shqipëri u rrit nga 26 mijë në 30 mijë lekë në janar 2021, ndërsa u rrit së fundmi nga 30 mijë në 32 mijë lekë në prill 2022. Qeveria parapëlqen të rrisë pagën minimale sepse një pjesë e madhe e popullsisë paguan sigurime shoqërore dhe shëndetësore mbi këtë pagë, dhe rritja e saj sjell rritje proporcionale të të ardhurave buxhetore nga sigurimet. Por rritja e pagës minimale jo domosdoshmërisht sjell rritje të mirëqenies së të punësuarve. Në shumë fabrika apo shërbime ku punësohen punëtorët me paga minimale, punëdhënësit janë në gjendje të mbajnë kostot të ulëta duke mos i paguar punëmarrësit me pagë minimale apo duke i detyruar të punojnë më gjatë se sa java 40 orëshe e punës.

“Kjo rritje e fortë e pagave ka gjasa ka zhvendosur pagat drejt të ardhurave më të ulëta për shkak se firmat janë përpjekur të kufizojnë kostot e punës,” vëren raporti i BB.

Rritje ekonomike që nuk prodhon punësim

Qeveria shqiptare ka fryrë administratën publike dhe ndërmarrjet e sektorit shtetëror para zgjedhjeve të vitit të kaluar, gjë që sugjeron se situata me rekuperimin e vendeve të punës është më e keqe nga sa sugjerohet nga shifra prej 16,800 vendeve të punës të identifikuara nga BB si mangët në krahasim me vitin 2019.

Kjo mungesë në vendet e punës të krijuara pas pandemisë vjen në një kohë kur borxhi publik është rritur për të paguar ndërtimin, rindërtimin dhe punësimet paraelektorale. Rritja ekonomike është shkaktuar kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të mineraleve dhe rritjes së prodhimit në hidrocentrale si pasojë e rreshjeve të bollshme, sektorë që kanë pak impakt në tregun e punës.

Shqipëria nuk është e prekur më mënyrë direkte nga lufta në Ukrainë, por zgjatja e luftës mund të shkaktojë presione më afatgjata inflacioniste në çmimet e lëndëve të para si naftë dhe drithëra. Inflacioni në Shqipëri vlerësohet të arrijë në 5.5% deri në fund të këtij viti dhe të mbetet i lartë në vitin e ardhshëm para se të kthehet në objektiv në vitin 2024.

/reporter.al/

Etiketa: Shqipëria ka ende 17 mijë të punësuar më pak se sa para pandemisë

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Chelsea rrezikon pjesëmarrjen në Premier League

TË GJITHA

“Mami vrau babin për të na shpëtuar ne”, modelja rrëfen historinë e saj tragjike

10:00 : 16/06/2025

Emri/ Shiste drogë, arrestohet i riu në Vlorë

09:52 : 16/06/2025

Mes golfit dhe tenisit, influencerja amerikane ngre temperaturat me pozat seksi/ FOTO

09:40 : 16/06/2025

Kur përfundon i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Meteorologu e zbulon: Presim shi ditën…

09:30 : 16/06/2025

Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec/ EMRI

09:29 : 16/06/2025

Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari: Kisha tentuar edhe 3 herë të tjera ta ekzekutoja

09:19 : 16/06/2025

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

09:08 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com