• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propaganda bashkiake “lahet” nga uji me fekale i Lanës

19:24 : 01/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Spidermani i Tiranës këtë herë nuk qëlloi në shenjë, aty ku ndodh një aksident, aty ku i vendoset kapaku një pusete, aty ku shtatë filmojnë dhe një punon, patjetër që duhet të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj. Aksidenti ngjau. Autobusi elektrik i linjës së urbanit të Unazës, që u pagëzua nga Rama dhe Veliaj u çorientua totalisht duke shkaktuar një aksident të frikshëm, që për fat u mbyll me gjashtë të lënduar, pa rrezik për jetën.

Po si ndodhi pa qenë i pranishëm ai… dhe të shfaqej si heroi i natës, aty në bregun e Lulmit Lanë ku “jashtëqitet” jo vetëm pjesa më e madhe e Tiranës, por edhe propaganda e pushtetit. Megjithatë “herojtë” nuk do të mungonin. Më e shkathët doli ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që thuhet se po kalonte rastësisht pranë zonës ku u aksidentua autobusi urban i linjës së Unazës së Tiranës me një automjet. Autobusi përfundoi në Lanë, por çuditërisht koka dhe fundi i mjetit të transportit urban prekën dy brigjet e lumit të pisët, a athua se ishte vendosur me dorë.

Të ndihmon fati ndonjëherë që një aksident që për pak nuk shkaktoi tragjedi të kthehet në propagandë për pushtetin, qëndror e lokal. Ministrja u pa në vendin e ngjarjes e më pas vrik e në Spitalin Ushtarak. Kryebashkiaku i Tiranës mbërriti më vonë, por shfaqjen nuk e humbi, donte edhe ai vëmendjen. Autobusi me urdhrin e tij do të qëndrojë aty në Lanë, si një “atraksion histerik” dhe propagandistik.

Pa dalë ende nga spitali gjashtë të lënduarit, vendimi nga kryebashkiaku i Tiranës ishte marrë për ta lënë autobusin aty në vend, pa e lëvizuar për gjoja “sensibilizim qytetar” për aksidentet rrugore. Mendje brilante… Por si ta nisësh ashtu edhe do të përfundosh, pasi në ditën e dytë të qëndrimit në Lanë, prurjet e ujrave të zeza ishin të vrullshme, duke e larë keqas “autobusin propagandistik”.

Lexo edhe:

Polonia në alarm pas rrëzimit të dronëve rusë! Bjellorusia: Hynë aksidentalisht

Plagoset me thi*ë 24-vjeçari në Berat, arrestohet dy persona një në kërkim

Në fakt është më shumë se propagandë. Qëllimi shkon edhe përtej saj, ku përgjegjësinë duan ta kthejnë në “risi”. Drejtuesi i autobusi hibrit, “linjë e gjelbër”, këmbëngul që mjeti që drejtonte pësoi çoriditje duke marrë shpejtësi të papritur. Po ashtu edhe ekspertët e policisë pak minuta pasi kryen verifikimet e para ishin me dyshimin se mund të kishte pasur një defekt elektronik në autobusin urban. Për efet të hetimeve, mjeti duhet të ishte spostuar në Policinë e Qarkullimit Rrugor të Tiranës ku duhet të kryhet edhe ekspertiza e nevojshme. Kjo nuk ka ndodhur, edhe në kundërshtim me çdo praktikë dhe ligj që ndiqet për aksidentet rrugore, kudo që ata ndodhin.

Duke e veshur të gjithë ngjarjen me hije të mëdha dyshimi, kryebashkiaku urdhëroi që të lihej aty ku ishte, për “sensibilizim”, por edhe kjo mund t’i prishet në duar “spidermanit” të kryeqytetit. Mjaftuan pak minuta shi dhe breshër që Lana të fryhej aq shumë sa të përplaste ujin e pisët në trupin e autobisit. Gjithashtu kjo nismë është një çmenduri më vete, pasi në rast të prurjeve më të mëdha rrezikohet të përbytet Tirana nga ish-Ekspozita “Shqipëria Sot” deri në zonën e Asirit. Çdo pengesë në Lanë kur ka prurje të shtuara është shkak që lumi i jashtëqitjeve të dalë nga shtrati.

Nëse kjo ndodh, çizmet e gjata Lali Eri i ka gati, duke bërë shpëtimtarin dhe fryrë propagandën se në ditë të vështira, ku natyra gjithnjë për ta thuhet “një herë në 100 vite” bën çmendurira të tilla. Autobusi “Grren Line”, u kthye në “Green Lanë+fekale propagandistike?!

Lajme të lidhura

BOTA

Polonia në alarm pas rrëzimit të dronëve rusë! Bjellorusia: Hynë aksidentalisht

10:59 : 10/09/2025
AKTUALITET

Plagoset me thi*ë 24-vjeçari në Berat, arrestohet dy persona një në kërkim

10:58 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja në Lushnje

10:35 : 10/09/2025
AKTUALITET

Kishte mbjellë drogë në pronë publike në Malësi të Madhe, arrestohet 54-vjeçari

10:27 : 10/09/2025
AKTUALITET

Nga d*oga te arratisja nga burgu, 6 të arrestuar në Fier

10:24 : 10/09/2025
BOTA

UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë

10:17 : 10/09/2025
Para

Skuadra e 5 shqiptarëve shpallet kampione në Zvicër

TË GJITHA

Polonia në alarm pas rrëzimit të dronëve rusë! Bjellorusia: Hynë aksidentalisht

10:59 : 10/09/2025

Plagoset me thi*ë 24-vjeçari në Berat, arrestohet dy persona një në kërkim

10:58 : 10/09/2025

Mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja në Lushnje

10:35 : 10/09/2025

Kishte mbjellë drogë në pronë publike në Malësi të Madhe, arrestohet 54-vjeçari

10:27 : 10/09/2025

Nga d*oga te arratisja nga burgu, 6 të arrestuar në Fier

10:24 : 10/09/2025

UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë

10:17 : 10/09/2025

Dronët rus mbi Poloni, Tusk: Moska provokim të madh

10:16 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com