• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e çmimeve ka vështirësuar jetesën e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri

21:03 : 30/04/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Pas periudhës së gjatë të pandemisë, personat me aftësi të kufizuara po përballen muajt e fundit edhe me rritjen e shpejtë të çmimeve të artikujve ushqimorë, shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kriza globale e tregjeve. Personat me aftësi të kufizuara shprehen se, kjo situatë e ka vështirësur më tepër gjendjen e tyre social-ekonomike, ndërkohe që e vetmja mbështetje janë disa shoqata humanitare që këto ditë po shpërndajnë për ta ndihma ushqimore.

Pas periudhës së gjatë dhe të vështirë të pandemisë, personat me aftësi të kufizuara po përballen me një sfidë tjetër, atë të rritjes së çmimit të artikujve ushqimorë dhe shërbimeve, gjë që e ka vështirësuar më tej jetën e tyre.

I ulur në një karrocë me rrota, për shkak të paralizës së gjymtyrëve të poshtme, Refik Duli kujton se ka punuar si shofer për 51 vite të jetës së tij dhe se tani po përballet me vështirësi të skajshme ekonomike.

Qeveria i ka afruar një ndihmë ekonomike prej 3 mijë lekësh në muaj si kompensim për rritjen e çmimeve, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe kriza globale e tregjeve, por ai thotë se kjo ndihmë nuk arrin të mbuloj rritjen e madhe të çmimeve dhe shërbimeve të domosdoshme.

Ashtu si Refiku, edhe Sabahete Cuma përballet çdo ditë me vështirësi të panumërta, jo vetëm për shkak të 23 diagnozave që ka në trupin e saj, por edhe vështirësive të jetesës. Megjithatë, ajo përpiqet të përmbahet, duke u shprehur se dhimbjet e trupit janë më të forta.

Lexo edhe:

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

Nazarino Sumulla është 35 vjeç dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në kompjuter dhe duke dalë me karrocën e tij me rrota në qytet. Ai thotë se kishte shpresuar se pas pandemisë, jeta do të normalizohej, por lufta në Ukrainë ka rikthyer tek ai dhe familja tij situatën e veshtirë ekonomike.

Nazarino thotë se në këtë periudhë të vështirë, e vetmja mbështetje për personat me aftësi të kufizuara është shoqata e tyre e paratetraplegjikëve, ku bëjnë pjesë 107 përsona. Vullnetarja e kësaj shoqate, Imelda Kraja, thotë se vetëm gjatë këtij muaji janë shpërndarë 250 pako ushqimore në mbështetje të përsonave me aftësi të kufizuara në Shkodër.

“Sidomos, gjatë periudhës së luftës në Ukrahinë, edhe pandemia ka ndiku shumë në situatën social-ekonomike të përsonave me aftësi të kufizuar. Si shoqatë jemi munduar t’i afrojmë këtyre përsonave gjërat më bazike, duke j’u ofru shërbim social dhe ndihmë ekonomike me ndihmën e organizatave të ndryshme që na janë afru në këtë periudhë”, thotë ajo.

Në Shqipëri janë miratuar një numër ligjesh dhe vendimesh në mbështetje të përsonave me aftësi të kufizuara si në drejtim të shëndetit të tyre, arsimimit, punësimit, aksesushmërisë fizike në lëvizje dhe shërbimet publike, ndihmës ligjore falas, por pjesa më e madhe prej tyre kanë vështirësi në zbatim. /VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

21:49 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mbaron numërmi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate

21:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025
SPORT

Shoqërohet nga policia pjesëtari i stafit të Vllaznisë, mbante në çantë flakadanë për tifozët

21:32 : 12/05/2025
Para

Aeroporti i Odesës u godit nga një sulm me raketa

TË GJITHA

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

21:49 : 12/05/2025

Mbaron numërmi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate

21:47 : 12/05/2025

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025

Shoqërohet nga policia pjesëtari i stafit të Vllaznisë, mbante në çantë flakadanë për tifozët

21:32 : 12/05/2025

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com