Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pjesëmarrës janë mbi 1400 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.
Përmes një mesazhi dërguar çdo deputeti të Partisë Demokratike, Komisioni i ka kujtuar gjithsecilit se janë delegatë të Kuvendit ndaj edhe kanë të printuar mandatin.
Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, duke theksuar këtu se Berisha e ka pranuar se ai do të jetë një nga kandidatët. Mes ndryshimeve statutore pritet të jetë edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, si dhe rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite.
20 është numri i personaliteteve që do të marrin fjalën në podium, ku mes themeluesve dhe personaliteteve do të jetë edhe ish-Nën/Kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila dha një mesazh para nisjes së Kuvendiit, duke deklaruar se sot është dita e kthesës për një opozitë të vërtetë.
Vetë Berisha tha për gazetarët se “kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të PD në konsistuimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”.