Analisti Andi Bushati ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mungesën në Kuvendin Kombëtar të PD të një pjese të deputetëve të kësaj partie.
“Mungesa e pjesës dërrmuese të deputetëve në Kuvendin e sotëm është dështimi më i madh i Berishës që prej 9 shtatorit.
Nuk mund të predikosh hapje dhe bashkim e mos përfillesh mendimet ndryshe të askujt”, shkruan Bushati.