Ish-konkurrentja e “Love Story”, Marinela Hysa, e ftuar në D-Night, tregoi çfarë cilësish duhet të ketë partneri i saj ideal.
Pjesë nga intervista:
Dajana: Çfarë moment shpërthimi nuk kanë parë ende shqiptarët nga ty?
Marinela: Nuk e kisha imagjinuar kurrë që të puthja një femër në buzë dhe qenka shumë e mirë një puthje me një femër në buzë. Një gjë shumë funny dhe po e them publikisht që unë jam një femër shumë sensuale dhe realisht bëj shumë dashuri. Nëse do të pëlqeja një vajzë për të kryer marrëdhënie, ky nuk do të ishte fundi i botës.
Dajana: Çfarë ke për t’iu thënë komenteve negative?
Marinela: Komenteve negative dua t’iu them “Faleminderit shumë që më urreni sepse falë jush unë arrita këtu ku jam sot. Faleminderit!”
Dajana: Sa shpesh qan Marinela?
Marinela: Shumëëëë, por nuk i kam postuar asnjëherë këto sepse nuk kam dashur të bëhem e famshme duke u viktimizuar.
Dajana: Mashkulli yt i preferuar çfarë karakteristikash duhet të ketë?
Marinela: Të jetë shumë i fortë në shtrat që unë të mos e tradhtoj se ndryshe do e tradhtoj, të hajë ushqim shumë të mirë që të jetë i karikuar që të përmbushë nevojat e mija seksuale sepse nuk dua të bëj rolin e mashkullit dhe dua të jem një femër sepse mendoj që femrën duhet ta përmbushë mashkulli. Të jetë i gjatë dhe të jetë i sinqertë e të më thotë zemër unë sot shkova me një femër…okay shpirt kaq është e thjeshtë.
Dajana: Për çfarë arsye mund ta tradhtoje partnerin tënd?
Marinela: Asnjëherë për asgjë dhe nëse do më duhej që ta tradhtoja do ta lija, pra do ia thosha direkt që ti nuk më plotëson te kjo gjë. Pra në aspektin se ka një problem psikologjik që ti duhet të shkosh te psikologu sepse unë nuk jam psikologia jote, jam thjesht partnerja jote. Këtë bëra edhe në Love Story sepse pashë që shumë persona kishin probleme psikologjike dhe thashë nuk jam psikologia juaj vlla. Unë si psikologe i kuptoja dhe prandaj unë dola vetëm nga aty.