• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Macron vs Le Pen, francezët të zhgënjyer nga politika/ Çfarë e favorizon politikanen e ekstremit të djathtë

12:05 : 24/04/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Bota i ka drejtuar sytë këtë të dielë nga Franca. Për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale francezët sërish duhet të zgjedhin në balotazh mes Macron dhe Le Penit.

Pakënaqësia me klasën politike në Francë është e madhe. As sa shumica e francezëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 10 prill votuan për njërin nga kandidatët ekstremë. Politika në Francë duket se e ka gjithnjë e më të vështirë t’i arrijë qytetarët në vend. Kampet liberale qytetare dhe socialistët pësuan shumë humbje.

Këtë të dielë (24.04.) për herë të dytë francezët duhet të vendosin në balotazh mes Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen. Macron përpiqet të prezantohet si burrë shteti, njohës i fakteve dhe lokomotivë e BE. Le Pen kërkon të bëjë për vete qytetarët e pakënaqur duke u kujtuar “Francën e dikurshme të mirë” dhe sovranitetin. Ajo sulmon BE dhe migrantet me shami koke, të cilën do ta ndalojë në hapësirën publike.

Shumë francezë janë të zhgënjyer me politikën

Franca është ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës pas Gjermanisë. Sidomos bota financiare i ka drejtuar sytë nga Parisi këtë të dielë. Lidhjet mes dy vendeve janë të shumta. Por nëse fiton Le Pen të dielën kjo do të thotë ndryshim të marrëdhënieve mes Gjermaninë. “Unë besoj se me Le Pen Franca do të bëhej më proteksioniste, edhe brenda Europës”, thotë studiuesi ekonomist Stefan Mütze nga Banka e landit “Hessen-Thüringen”, shkurt Helaba. “Ajo nuk do më kalimin e lirë të energjisë dhe as projekte të përbashkëta armatimi me Gjermaninë.” Edhe koncerni gjermano-francez i aviacionit dhe armatimit, Airbus ka paralajmëruar nga veprime të veçuara. Asnjë vend në Europë nuk i ka mjetet teknike dhe financiare që të realizojë projekte të tilla më vete, thuhet nga koncerni.

Lexo edhe:

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Edhe koncernet gjermane të bursës, DAX janë të interesuar që Franca të mos ndryshojë rrugë. Sipas Statista 100 miliardë euro eksporte shkojnë nga Gjermania në Francë. Ekonomia franceze ka përfituar nga Macron, thotë Mütze. “Franca sot është më mirë se në vitin 2017. Për sa i përket rritjes ekonomike madje më mirë se Gjermania.” Kjo lidhet me atë që Franca ka përmirësuar aftësinë konkurruese të sipërmarrjeve. Pra në tregjet financiare kandidat i preferuar është Macron.

Gjendja ekonomike në favor të Le Penit?

Profesori i gazetarisë ekonomike, Henrik Müller nga Universiteti Teknik i Dortmundit është i mendimit se aktualisht gjendja ekonomike i shkon në favor populistëve si Le Pen. Kandidatja e ekstremit të djathtë, Le Pen thotë se çmimi i jetesës është rritur shumë, sepse elitat dhe teknokratët që drejtojnë institucionet kanë dështuar dhe e shfrytëzojnë popullin.

Le Pen bën premtime që sipas ekspertëve nuk mund të financohen

“Ky është populizëm klasik”, sipas Müller. “Inflacioni u ndihmon populistëve, sepse e minon besimin tek institucionet shtetërore.” Sipas ekspertëve propozimet e Le Pen për të reduktuar në zero tatimin mbi vlerën e shtuar për 100 produkte të së përditshmes nuk mund të financohen. Ekspertët parashikojnë 100 miliardë euro kosto për këto plane. Me këtë Le Pen do t’i rriste borxhet franceze në nivele të larta, me pasojë rritjen e kostove të financimit dhe rrezikun për të gjithë eurozonën. Kështu nëse Macron të hënën zgjohet si president tregjet financiare do të merrnin frymë të lehtësuara. /DW/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
BOTA

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
Para

Zgjedhjet për kreun e PD në Shkodër, tërhiqet nga gara 1 nga 9 kandidatët/ Ja arsyeja

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com