• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili: Ndërhyrjet në drejtësi po zhbëjnë reformën, boll me “serume” gjoja mbështetjeje

18:21 : 22/04/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, nën petkun e asaj që konsiderohen si “serume” gjoja mbështetëse.

Vasili shkruan se këto ndërhyrje, të jashtme apo të brendshme, rrëzojnë reformën në drejtësi, e cila pati vetë një qëllim: eleminimin e ndërhyrjeve, presioneve, shantazheve dhe ndikimeve të çdo lloji.

“Këto “serume” vetëm thellojnë rrënimin e mosbesimin ndaj Reformës në Drejtësi, tashmë në krizë të thellë.

Reforma ka marrë si “serume” me dhjetra milion euro e dollarë si dhe tonelata pa fund propagande në anglisht dhe shqip, pa prodhuar realisht asnjë rezultat të prekshëm për qytetarët përvec kapjes brutale të saj nga qeveria.

Por vecanërisht këto “serume” të përditshme, në zyrat e gjykatave të të gjitha niveleve nuk janë asgjë tjetër veçse goditje përfundimtare e çdo lloj besimi apo iluzioni besimi tek pavarësia e saj dhe konfirmimi e vulosja e kthimit të saj realisht në një zgjatim rilindas dhe asgjë më shumë”, shkruan Vasili.

Lexo edhe:

Shpërndanin kokainë, arrestohet grupi italo-shqiptar i drogës

KQZ bën bilancin: Brenda vendit kanë votuar mbi 1.4 milionë shqiptarë, nga jashtë mbi 196 mijë

Reagimi nga nënkryetari i LSI vjen pasi gjyqtarja Blerina Muço pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri me 25 mars, i cili njihte Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendit e 11 dhjetorit të thirrur nga anëtarësia e PD.

Postimi nga Petrit Vasili

Drejtesia vetem helmohet e behet e pabesueshme nga “serumet” gjoja mbeshtetese!

Reforma ne drejtesi pati vetem nje qellim: eliminimin e nderhyrjeve, presioneve, shantazheve dhe ndikimeve te cdo lloji.

Drejtesia qe u be nga e para, pra nga themeli, dhe u votuar me 140 vota ne 21-22 korrik 2016 kishte vetem e vetem kete qellim: PAANSHMËRINË DHE PAVARËSINË.

Reforma ka te shkruar e zeza mbi te bardhe si premisa themelore: paanshmerine dhe pavarsine e gjyqesorit. Kjo reforme nuk ka asnje nevoje per “serume” gjoja mbeshtetese dhe kurajoje nderhyrjesh as nga jashte e as nga brenda qe ajo te funksionoje.

Keto “serume” vetem thellojne rrenimin e mosbesimin ndaj Reformes ne Drejtesi, tashme ne krize te thelle.

Reforma ka marre si “serume” me dhjetra milion euro e dollare si dhe tonelata pa fund propagande ne anglisht dhe shqip, pa prodhuar realisht asnje rezultat te prelshem per qytetaret pervec kapjes brutale tesaj nga qeveria.

Por vecanerisht keto “serume” te perditshme, ne zyrat e gjykatave te te gjitha niveleve nuk jane asgje tjeter vecse goditje perfundimtare e cdo lloj besimi apo iluzioni besimi tek pavaresia e saj dhe konfirmimi e vulosja e kthimit te saj realisht ne nje zgjatim rilindas dhe asgje me shume.

Çdo nderhyrje ne cdo lloj forme ka vetem nje emer: ndikim i paligjshem mbi drejtesine dhe ky eshte veprim i denueshem ligjerisht per kedo qe e kryen vendas apo i huaj qofte ky.

Per kedo qe fut hundet ne Gjyqesorin Shqiptar permes nderhyrjeve te cdo lloj forme e trajte e te kamufluar me dogma propagandistike, le te lexoje Deklaraten e meposhtme dhe te mbaje duart larg nga gjyqesori.

DEKLARATA E PARIMEVE TË PAVARËSISË SË GJYQËSORIT NGA KONFERENCA E KRYETARËVE TË GJYKATAVE TË LARTA TË EVROPËS QENDRORE DHE LINDORE

Brijuni, KROACI 14 Tetor 2015

PAVARËSIA E GJYQËSORIT
📌 1. Gjyqësori është një institucion më vlerën më të lartë në çdo shoqëri.
📌 2. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (Neni 10), Pakti Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (neni 14 (1)), dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Neni 6 (1)) shpallin se çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj. Një gjyqësor i pavarur është i domosdoshëm për realizimin e kësaj të drejte.
📌 3. Pavarësia e Gjyqësorit kërkon që:
a. Gjyqësori duhet të vendosë për çështjet para tij, në përputhje me vlerësimin e paanshëm të fakteve dhe kuptimin që ka për ligjin pa ndikime të papërshtatshme, direkte apo indirekte, nga çdo burim;
b. Pavarësia i takon si institucionit të gjyqësorit, ashtu dhe çdo gjyqtari në lidhje me një çështje që i caktohet atij; dhe
c. Asnjë gjyqtar nuk mund të gjykojë siç duhet për shkak të frikës apo ndonjë përfitimi të
pritshëm nga çdo burim, apo për shkak të ndikimit të papërshtatshëm.
📌 4. Ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit është thelbësore për arritjen e objektivave të tij dhe përmbushjen e duhur të funksioneve të tij në një shoqëri të lirë duke respektuar shtetin e të drejtës.
a. Gjyqtarët duhet të tregojnë dhe të promovojnë standarde të larta të njohurive ligjore dhe sjelljes gjyqësore, me qëllim për të forcuar besimin e publikut në gjyqësor, i cili është themelor për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit.
b. Paanshmëria dhe dukja e paanshmërisë janë thelbësore për kryerjen e duhur te detyrës gjyqësore. Ato zbatohen jo vetëm për vendimin në vetvete, por edhe ndaj procesit
📌 5. Pavarësia e gjyqësorit dhe e gjyqtarëve duhet të garantohet nga shteti dhe duhet të sanksionohet në Kushtetutë, në nivelin më të lartë ligjor të vendit. Rregulla më specifike duhet të parashikohen në nivelin legjislativ.
📌 6. Është detyrë e institucioneve të shtetit që të respektojnë dhe zbatojnë objektivat e duhura dhe
funksionet e gjyqësorit.
📌 7. Në procesin vendim marrës, detyra e gjyqtarit gjatë ushtrimit të pushtetit individualisht apo
bashkë me gjyqtarë të tjerë, në dhënien e vendimit në përputhje me nenin 3 (a) nuk do të jetë objekt ndërhyrje apo ndikim nga çdo gjyqtar që nuk gjykon çështjen, nga Këshilli i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, apo ndonjë funksionar ose institucion të qeverisë, përveç kur vendimi mund të apelohet në një gjykatë tjetër. Gjyqësori duhet të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Shteti duhet të parashikojë procedurat dhe mjetet juridike për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë ndëshkime ndaj atyre, që përpiqen të ndikojnë tek gjyqtarët, përveç se përmes proceseve gjyqësore të ligjshme.
📌 8. Gjyqtarët duhet të mbështesin integritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe fitojnë besimin e popullit duke shmangur sjellje të pahijshme dhe shfaqjen e sjelljes se pahijshme në të gjithë veprimtarinë e tyre zyrtare dhe private.
📌 9. Për aq sa përshtatet me detyrat e tyre si pjesë e gjyqësorit, gjyqtarët, ashtu si qytetarët e tjerë,
kanë të drejtën e lirisë së shprehjes, besimit, organizimit dhe tubimit, me përjashtim të rastit kur
gjyqtari duhet te shmanget nga aktiviteti politik.
📌 10. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë, subjekt të çdo ligji në fuqi, për të formuar dhe për t’u bashkuar
në një shoqatë të gjyqtarëve për të përfaqësuar interesat e tyre dhe promovuar trajnimin e tyre profesional dhe për të ndërmarrë veprime të tjera te përshtatshme për të mbrojtur pavarësinë e gjyqesorit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndanin kokainë, arrestohet grupi italo-shqiptar i drogës

19:25 : 16/05/2025
AKTUALITET

KQZ bën bilancin: Brenda vendit kanë votuar mbi 1.4 milionë shqiptarë, nga jashtë mbi 196 mijë

19:23 : 16/05/2025
AKTUALITET

Kryeministrja daneze: Po përballemi me sfida! Riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioritet i të gjithëve

19:12 : 16/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, priti liderët e BE-së si “hajdut zgjedhjesh”

19:07 : 16/05/2025
AKTUALITET

Berisha u bashkohet protestuesve: Informova forumin e IDU, më 11 maj u përdorën bandat

19:02 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”

18:55 : 16/05/2025
Para

Martin Henze "shpërthen" ndaj Yuri Kim: Po sillesh si Putin, dorëhiqu nga funksionet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Shpërndanin kokainë, arrestohet grupi italo-shqiptar i drogës

19:25 : 16/05/2025

KQZ bën bilancin: Brenda vendit kanë votuar mbi 1.4 milionë shqiptarë, nga jashtë mbi 196 mijë

19:23 : 16/05/2025

Kryeministrja daneze: Po përballemi me sfida! Riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioritet i të gjithëve

19:12 : 16/05/2025

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, priti liderët e BE-së si “hajdut zgjedhjesh”

19:07 : 16/05/2025

Berisha u bashkohet protestuesve: Informova forumin e IDU, më 11 maj u përdorën bandat

19:02 : 16/05/2025

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”

18:55 : 16/05/2025

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

18:46 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com