• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëzohet edhe ministri, kush e “hipotekoi” Lamen si drejtor Kadastre?

15:13 : 22/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej tre muajsh, Njësia Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka denoncuar 41 persona që punojnë në kadastër. Disa kanë kaluar për ndjekje penale, ku dosjet e tyre janë tashmë në duart e prokurorëve, ndërsa për një numër të madh nëpunësish të kadastrave është kërkuar shkarkim, për shkelje të rënda në detyrë.

“Kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra, pothuajse të gjithë drejtorinë kadastrale të Durrësit, pra praktikisht kemi referuar shkrirjen e saj duke filluar; nga Drejtori i DVASHK Durrës, tek Përgjegjësi i sektorit të legalizimeve, Përgjegjësi i sektorit të Hartografisë dhe Regjistrimit, Specialisti i sektorit të Hartografisë dhe Regjistrimit, Përgjegjësi i sektorit të Kalimit të Pronësisë si dhe 10 Specialistë të tjerë të kësaj drejtorie”. Kështu deklaroi më 25 janar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Por ajo që ka ndodhur është mjaft e rëndë. Mësohet se Lame nuk ka shkarkuar asnjë drejtor apo përgjegjës, përkundrazi, një pjesë të madhe të tyre i ka punësuar në poste të larta në Kadastrën e Tiranës. Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, Njësia Antikorrupsion, që nga momenti që ka nisur funksionin ka marrë mbi 1300 ankesa ku shumica e tyre janë çështje që lidhen pikërisht me abuzimin mbi pronat. Një pjesë janë legalizime dhe të tjera certifikata trojesh dhe toka arë, ku janë gjetur shkelje të rënda, deri në falsifikim dokumentash nga drejtuesit e Kadastrës në rrethe të ndryshme të vendit.

Të njëjta burime shprehen për Boldnews.al se pavarësisht denoncimeve dhe shkresave zyrtare që kanë nisur për kreun e Kadastrës, Artan Lame, nuk janë marrë masa për personat e dyshuar se kanë abuzuar me detyrën. Madje në jo pak raste janë konstatuar edhe rritje në detyrë, pavarësisht se bashkë me propozimin për largim nga detyra i janë dërguar edhe praktikat përkatëse mbi abuzimet e konstatuara.

Lexo edhe:

Përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame

Për këtë përplasje edhe brenda institucioneve shtetërore, Ministri-Kadastër, deri më tani fitues ka dalë Artan Lame, që prej nëntë vitesh vijon të jetë drejtor, duke u futur në listën e personave që tashmë kanë “hipotekuar” postin e lartë. Ka dyshime të forta se Lame po qëndron në detyrë pavarësisht abuzimeve të mëdha sepse mbështetet nga ndërtuesit të cilët veprojnë në dy mënyra për të siguruar troje për ngritjen e pallateve apo resorteve.

Një nga format është ndërhyrja e vetë ndërtuesve që të legalizohen edhe në kundërshtim me procedurat një grup shtëpishë private. Pas legalizimit, në marrëveshje me individët që kanë përfituar legalizimin dhe hipotekimin, nëshkruhet marrëveshje me ndërtuesit për ngritjen e pallateve dhe komplekseve të tjera.

Nuk mjaftohen vetëm me këtë formë, pasi epiqendra e ndërtimeve tashmë është bregdeti. Toka që dikur figuronin në hartën kadastrale si shtetërore janë tjetërsuar. Biznesmenë të ndryshëm pasi krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me drejtuesit e kadastrave hartojnë dokumentacione të falsifikuara duke përdorur sërish emra të personave që figurojnë banorë në fshatra ku shtrihet vijë bregdetare. Pasi pajisën fiktivisht me “AMTP” (Akti i Marrjes së Tokës në Përdorim) kryhen praktikat e tjera, sërish duke falsifikuar dokumentat brenda Kadastrës dhe më pas lëshohen certifikata pronësie në emër të banorëve të zonave.

Praktikat kanë treguar se sapo pajisen me certifikatë pronësie ata i shesin tek individë të ndryshëm dhe brenda pak muajsh ndërtuesit sigurojnë edhe lejen e ndërtimit. Kjo formë klasike sipas Njësisë Antikorrupsion është vërejtur kryesisht në katër zona; Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Abuzimet janë ashiqare, por Lame vijon të jetë drejtuesi i Kadastrës Shqiptare, duke zënë pafund edhe hapësirat mediatike në propagandën e shpërndarjes së lejeve të legalizimeve apo dhënies së certifikatave të pronësisë për troje të ndryshme, pavarësisht se pas tyre qëndron hija e padukshme oligarkia e ndërtimit dhe pushteti kadastral, aq sa edhe kryeministri “druhet” për të prekur majën e Kadastrës Shqiptare.

Etiketa: artan LameDorëzohet edhe ministrikush e "hipotekoi" Lamen si drejtor Kadastre?Ulsi Manja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

12:23 : 27/05/2025
AKTUALITET

I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame

09:00 : 27/05/2025
AKTUALITET

Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

09:22 : 26/05/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025
AKTUALITET

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Lutem për Artan Lamen”/ Berisha: Ja arsyeja e largimit të tij nga Kadastra

21:38 : 22/05/2025
Para

Këshilla që mori Meghan Markle nga nëna e saj kur u bë pjesë e pallatit mbretëror

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com