• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Laboratorët 120 mln USD”/ Karathano me ortakë “offshore” nën hetim, KLSH: Duhej skualifikuar!

13:44 : 21/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministria e Shëndetësisë ka paguar 600 mijë euro për Korporatën Financiare Ndërkombëtarë (IFC), pjesë e Bankës Botërorë, për të kryer rolin e Këshilltarit të Transaksionit, gjatë kohës që po shqyrtoheshin propozimet private për dhënien me koncension të shërbimit të Laboratorëve, me një vlerë mbi 130 miliardë lekë të vjetra ose rreth 120 milionë dollarë.

Por, fillimisht ministri Ilir Beqja e më tej pasusesja e tij në krye të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, refuzuan të pranonin sugjerimin e IFC-së që të mos shpallnin fitues konsorciumi “Laboratory Networks”, për shkak të problemeve me integritetin dhe aftësisë për ofrimin e shërbimit.

Të dhënat problematike janë pjesë e një raporti të hartuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili, në përfundim të analizës arrin në një rekomandim të qartë-Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masat për të ndërprerë kontratën koncensionare me “Laboratory Networks”.

Dora e Beqjas

Lexo edhe:

No Content Available

Në Tetor 2015, ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqja, ngriti grupin e punës për hartimin e dokumentave “Për dhënies së koncesionit/partneritetit publik privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës”.

Në Korrik 2016, Beqja përfshiu në grupin e punës edhe Korporatën Financiare Ndërkombëtarë (IFC). Roli i IFC ishte mbështetja për përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë në përzgjedhjen e partnerit privat që do të marrë përsipër ofrimin e shërbimeve laboratorike publike në një kontratë afat-gjatë me Qeverinë.

Tenderi me kosto koncensionare 13.005.966.000 lekë të reja u shpall në Nëntor 2016 dhe ofertat janë hapur në Shkurt 2017, kohë kur Beqja ishte ende në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në foto: Njoftimi i Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për koncensionin e Laboratorëve

Në procedurë marrin pjesë disa operatorë ekonomikë. Komisioni ka vlerësuar me pikët më të larta konsorciumin “Laboratory Networks”, të përbërë nga “Labopharma Sh.p.k & Exalab & AB Laboratory Solutions”, me rol kryesor të biznesmenit Janis Karathanos.

Konsulenti ndërkombëtar, IFC ka kundërshtuar kualifikimin e bashkimit të operatorëve që formuan më pas “Laboratory Networks”.

Integriteti

Draft-kontrata e koncensionit parashikonte që fituesi të garantonte se asnjë prej ortakëve të tij të rëndësishëm të mos kishte probleme penale dhe të mos ndiqej për mashtrim, evazion fiskal, pastrim parash e të tjerë.

Konsulenti ndërkombëtar, IFC, kishte konstatuar në median spanjolle se përfaqësuesi ligjor i “Orinoco Mining & Resources”, i cili ishte një prej aksionerëve të “AB Laboratory Solution”, ishte në ndjekje penale në Spanjë.

Po ashtu, edhe “ITPS”, i cili ishte një prej anëtarëve të bordit të “AB Laboratory Solution” ishte gjithashtu nën hetim në Spanjë.

Në foto: Raporti i KLSH-së, ku citohen konstatimet e Konsulentit Ndërkombëtar, IFC

Për konsulentin ndërkombëtar IFC, këto të dhëna krijonin dyshime mbi integritetin e konsorciumit dhe nuk duhej kualifikuar.

Aftësia testuese

Draft-kontrata koncensionare parashikonte që konsorciumi duhet të marrë përsipër aftësinë testuese të shërbimit. Këtë detyrim e kishte marrë përsipër anëtari i konsorciumit, kompania franceze “Exalab”.

Konsulenti ndërkombëtar IFC ngre dyshimet mbi mundësinë e “Exalab” për të kryer detyrimin e saj.

Kompania “Exalab” merrte përsipër realizimin e testeve nëpërmjet një shoqërie tjetër, ku ajo ishte aksionere, “S….”.

Por, sipas konsulentit ndërkombëtar, IFC,, “S…” nuk kontrollohet nga “Exalab”, pasi nuk zotëron mbi 40% të së drejtës së votës te kjo kompani, sipas kodit Tregtar Francez.

Pra, konsulenti ka dyshime të bazuara mbi aftësinë testuese të koncensionarit.

Në bazë të këtyre të dhënave, IFC ka qenë kundër kualifikimit të konsorciumit të tre kompanive, të emërtuar më pas “Laboratory Networks”.

Koncensioni në “një dorë”

Sa i përket momentit të kualifikimit të fituesit, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar parregullsi, të cilat duheshin identifikuar që në momentin e parë dhe “Laboratory Networks” nuk duhet të fitonte koncensionin e Laboratorëve.

KLSH citon dokumentat e procedurës konkurruese, në të cilat përcaktohet se “Asnjë Ofertues apo anëtar i një Bashkimi Shoqërish nuk mund të ushtrojë kontrolle mbi një Ofertues tjetër apo mbi një anëtar të një Bashkimi Shoqërish”.

Në foto: KLSH konstaton se koncensionari kontrollohet në shumicë nga biznesmeni Janis Karathanos

Në fakt, koncensioni i Laboratorëve kontrollohet në shumicën absolute të tij nga biznesmeni Janis Karathanos, siç ka raportuar më herët edhe “Boldnews.al”.

Aksioneri kryesor i kompanisë koncensionare “Laboratory Networks” është shoqëria shqiptare “Labopharma”, me 41 përqind të aksioneve. Në kohën e procedurave tenderuese, “Labopharma” ishte në pronësi të plotë të Janis Karathanos.

Aksioneri tjetër i koncensionarit është “AB Laboratory Solution BV”, e regjistruar në Amsterdam, Hollandë, e cila zotëron 33.3 përqind të kuotave.

“AB Laboratory Solution” është nën administrimin e Kostantinos Karathanos, djali i Janis Karathanos.

Pra, babë e bir, Janis dhe Kostantinos Karathanos zotërojnë 75 përqind të koncensionarit, ndërsa 25 përqind janë në pronësi të francezëve të “Exalab”.

Këto të dhëna janë shqyrtuar edhe nga Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konkludon se Komisioni i procedurës së Partneritetit Publik/Privat (PPP) duhet të kishte skualifikuar konsorciumin, pasi ai shkel kushtin, i cili parashikon që kompanitë pjesëmarrëse të mos kontrollojnë njëra-tjetrën.

Dora e Manastirliut

Problemet e ngritura nga Konsulenti Ndërkombëtar, IFC, si edhe ato të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i përkasin momentit para nënshkrimit të kontratës.

Megjithatë, këto probleme, të cilat kanë qenë gjithnjë në tavolinën e titullarit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Grupit të Punës për koncensionin e Laboratorëve, janë refuzuar të merren në konsideratë nga autoritetet.

Në Prill 2017, kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte emëruar Ogerta Manastirliu, Grupi i Punës dorëzon në zyrën e saj Raportin e procedurës, së bashku me kualifikimin e konsorciumit “Labopharma Sh.p.k & Exalab & AB Laboratory Solutions”.

Siç konstatohet në Auditin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, “në këtë raport përmbledhës nuk janë paraqitur kundërshtimet që ka pasur përfaqësuesja e IFC lidhur me kualifikimin e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë.

Ky Raport është miratuar nga Ogerta Manastirliu në 3 Prill 2017 dhe tre javë më pas, në 21 Prill, Ministrja e Shëndetësisë ka dërguar për publikim pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike formularin e fituesit.

Etiketa: KLSH: Duhej skualifikuar!“Laboratorët 120 mln USD”/ Karathano me ortakë “offshore” nën hetim

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Video/ Konkurrentëve të “Për’puthen” u ndodh e papritura, rrëzohen keq gjatë takimit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dieta e vezëve, a duhet ta provoni për të ulur peshën?

20:31 : 14/05/2025

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025

“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

20:12 : 14/05/2025

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com