• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Viktimizohemi me të drejtë”, mbrojtësi i Vllaznisë shfryn ndaj arbitrave: Na lanë jashtë garës për titull

18:21 : 20/04/2022
në SPORT
Foto: K.F Vllaznia, Facebook

Foto: K.F Vllaznia, Facebook

Esin Hakaj deklaron me bindje se Vllazninë këtë sezon e lanë jashtë garës për titull gabimet e arbitrave. Mbrojtësi i majtë pranon edhe faktin se janë lënë disa pikë për shkak të paraqitjes jo të mirë të skuadrës, por duke iu referuar edhe asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit me Teutën, shkodrani mendon se tashmë Vllaznia duhet të jetë e përgatitur për një situatë të tillë edhe në vazhdim.

Duke folur për “Panorama Sport”, titullari i kuqebluve foli edhe për ndeshjen e së shtunës me Partizanin në “Loro Boriçi”. Sipas tij, ky takim do të jetë ndryshe nga i Kupës, edhe pse vlerësohet si një finale.

Esin, një barazim mes polemikash në Durrës. Ju pengoi gjykimi apo mendoni ndryshe?

Të vjen keq që jemi sërish ne ata që viktimizohemi. Bëjmë gjithë atë ndeshje dhe i shkojmë pranë fitores, por të tjerët ta hedhin në kosh pa asnjë problem. Me sa duket, ndaj nesh vazhdon e njëjta situatë si në javët e kaluara. Disa pikë i kemi lënë vetë, ndërsa shumë të tjera janë totalisht prej gjykimit. Tani në vend që të konkurronim për titull, duhet të luftojmë për dy vendet e tjera. Ndaj Teutës ne bëmë një ndeshje të mirë dhe meritonim maksimumin, por na ndëshkuan sërish.

U bëtë gjashtë ndeshje në kampionat që nuk fitoni, pse vuan kaq shumë ekipi për të mbajtur avantazhin dhe më pas e pëson?

Lexo edhe:

“Vitin e ri e nisim me fitore ndaj Partizanit”, Hakaj: Vllaznia synon vetëm kreun!

Hakaj pas fitores së Vllaznisë: Jam i lumtur që goli im i dhuroi tre pikët ekipit

Nëse i referohemi ndeshjes së fundit, ne ishim duke u mbrojtur në më të mirën e mundshme. Nuk lamë asnjë hapësirë për Teutën që të na ndëshkonte. Ai pozicion jashtë loje ndikoi direkt në rezultat. Nuk është se gabuam ne dhe na ndëshkuan.

E shikoni të vështirë arritjen e Europës përmes kampionatit?

Ne tani jemi të përgatitur për këtë gjë, pasi duhet të sfidojmë edhe gabimet arbitrare. Gjithsesi, të japim më të mirën tonë dhe të arrijmë atë që duam. Personalisht kam besim se do të sigurojmë edhe përmes kampionatit një vend që të çon në Europë.

Një tjetër ndeshje të shtunën për vendin e katërt përballë Partizanit, sa ndryshon me atë të mesjavës për Kupë?

Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë. Është ndryshe nga ajo e Kupës. Megjithatë, për ne është finale dhe të tillë do ta konsiderojmë. Jam i bindur se edhe këtë herë do t’ia dalim me sukses.

Vllaznia duket se ia ka marrë dorën Partizanit, ku ju keni qenë pjesë edhe sezonin e kaluar…

Normalisht që po. Ne jemi të vendosur për të arritur një tjetër fitore, por të njëjtën gjë besoj do të kërkojë edhe Partizani. Statistikat nuk besoj se kanë vlerë në këto takime. Do të luftojmë për 3 pikë, sepse jemi në stadiumin tonë para tifozëve. E dimë të gjithë që fitorja na ofron më shumë me objektivin.

Fakti që deri në fund të kampionatit do të luani më shumë ndeshje në Shkodër, a mund të themi se është ky një favor?

Ne duhet t’i marrim takimet sipas radhës. Nuk ka më ekipe të dobëta apo takime të lehta. Në fushën tonë të gjitha ekipet luajnë pa problem. Prandaj, nuk duhet ta shikojmë këtë aspekt, por t’i vlerësojmë të gjitha ndeshjet. Tifozët janë një mbështetje e fortë për ne dhe në këto takime duhet të na mbështesin. Së bashku do t’ia dalim të arrijmë atë objektiv që tani kemi, fitimin e Kupës dhe sigurimin e një vendi në Kupat e Europës përmes kampionatit.

Etiketa: Hakaj

Lajme të lidhura

SPORT

“Vitin e ri e nisim me fitore ndaj Partizanit”, Hakaj: Vllaznia synon vetëm kreun!

14:50 : 25/12/2022
SPORT

Hakaj pas fitores së Vllaznisë: Jam i lumtur që goli im i dhuroi tre pikët ekipit

16:15 : 03/11/2022
SPORT

Dy dëmtime të reja, Vllaznia “në ankth” para Partizanit

20:53 : 03/10/2022
SPORT

E konfirmuar, Vllaznia pa 2 lojtarë të rëndësishëm kundër Kastriotit

16:41 : 13/09/2022
Hakaj, Fk Vllaznia
SPORT

Hakaj “harron” të kaluarën: Kam pak emocione për sfidën ndaj Partizanit, Vllaznia favorite për të fituar

22:34 : 07/12/2021
Para

Çuçi takon drejtuesit e policisë së 3 qarqeve: Kujdes me kanabisin, do legalizohet vetëm ai për mjekësi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com