Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot seanca e rradhës për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Në seancë, kryeprokurorja e Tiranës, u shpreh se ka kërkuar hetim i plotë dhe shterrues për shkak të transparencës, ndërsa shtoi se ka mirëpritur çdo lloj hetimi, përfshi edhe për marrjen e provave jo vetëm në drejtim të provueshmërisë por dhe në drejtim të qartësimit të çdo pretendimi.
Ajo tha se se raporti me të drejtën është ai që më intereson më shumë, raporti me të vërtetën reale është ajo që presin të gjithë.
Duke iu drejtuar trupës së KPA, Imeraj u shpreh se gjatë proçesit të rivlerësimit në ngarkimin tim, ju keni përpara, akte të administruara që përfshijnë:
– Hetime për pasurinë,
– Hetime për figurën,
– Hetime për profesinalizmin.
“Në rang të konkluzioneve të nxjerra mbi baza dokumentacioni rezulton se nuk disponoj dhe as nuk kam disponuar asnjë pasuri në pronësi apo bashkëpronesi gjatë gjithë periudhës së rivlerësimit, nga fillimi i detyrës së prokurorit dhe deri më sot. Për efekt të procesit të rivlerësimit kam dhenë deklarime të plota, të qarta, për pasuritë e personit të lidhur duke shpjeguar çdo detaj që lidhet me këto pasuri, si dhe burimin e ligjshëm të krijimit të tyre.
Institucionet shtetërore në mënyrë të përsëritur përgjatë viteve, si dhe gjatë hetimit administrativ në KPK, kanë theksuar përshtatëshmërinë në drejtim të vijimit të ushtrimit të detyrës.
Përshtatëshmëria në vijimin e detyrës nuk lidhet vetëm me raportet e DSIK-së, për proçesin e rivlerësimit, por lidhet me :
– Çdo informacion që keni në dosje,
– Ekzistencën e pasjes së çertfikatës së sigurisë,
– Kërkimeve të bëra në institucione të ndryshme, si Policia e Shtetit, SHISH, SPAK etj.
–
Ndërsa në raport me kriterin profesional, eksperienca e punes prej 17 vitesh, çështjet e hetuara gjatë punës si prokuror, ku përfshihen dhe çështje sensitive për shkak të rrezikshmërisë së veprave dhe të autorëve të hetuar, përkushtimin dhe ndërgjegjen e treguar në punë, si dhe vullnetin për qasje karshi ngritjes profesionale, e bëjnë konkluzionin e KPK së të drejtë dhe të saktë”, u shpreh ajo.
Në parantezë të konkluzioneve para trupës së KPA, Imeraj tha se në punën si prokurore,është hasur me vështirësi në drejtim të ushtrimit të detyrës për arsye nga me të ndryshmet, por në asnjë rast nuk është gjetur përballë vështirësisë totale të realizimit të detyrës apo mbrojtjes së vetes dhe familjes së saj, siç ka ndodhur nga sulme të çuditshme të paraqitura me denoncime në copa letrash, apo emaile me emra te rremë, si Rrahim Shehu, Valentino Ymeri, apo me emrin e një qytetareje që në rreshtat e mëposhtëm, do sqaroheni më shumë për përmbajtjen e denoncimeve të saj.
“Jam hasur gjatë këtij procesi të rivlerësimit, me konkluzione të quajtuara opinione apo gjetje, të cilat referojnë burim prove, letra anonime, jam hasur gjatë këtij procesi me cënim të jetesës personale edhe në kushtet kur nuk ishte e nevojshme.
Jam hasur gjatë këtij procesi edhe me përballjen e futjes së akteve të falsifikuara në dosje, kartela e pasurise ku Komisioni Publik bazon një pike të ankimit, me synimin për të arritur qëllimin dashakeqës.
Më lejoni të mbroj Dinjitetin Njerëzor dhe Figurën që e kam krijuar në vite, për shkak të punës, sjelljes, mënyrës së të vepruarit.
Kam hetuar çështje të ndryshme dhe jam hasur me sulme të ndryshme, duke përfshirë dhe ato politike, ku në periudha të ndryshme kohore për shkak hetimesh janë përpjekur dhe të më intimidojnë për shkak të origjines time nga Tropoja, janë përpjekur të vendosin sa në një rrymë politike apo në tjetrën, janë përpjekur të më trembin në mënyra të ndryshme, por në fakt ja kam arritur që të jem e pacenueshme dhe jo sepse jam e fortë, apo dhe e pandjeshme, por sepse jam dhe mundohem te zbatoj gjithmonë të drejtën”, tha Imeraj.
Duke paraqitur anën profesionale, Kryeprokurorja e Tiranës tha se ka dërguar përgjatë viteve në gjykim thuajse 160 të pandehur, dhe mund të kem marrë 2 dy apo 3 tre pafajësi.
“Jam prokurori që kam ndjekur çështje të rendësishme dhe sensitive në opinionin publik. Kam hetuar politikanë, zyrtarë në nivele të larta, anëtarë të krimit të organizuar, terroristë etj.
Ky prokurori jam unë, ky prokurori që kam bërë shumë seanca gjyqësore me 9 nëntë të pandehur për terrorizëm, dhe me sallën e mbushur plot me përkrahës së tyre.
Jam ky prokurori që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim çështjen ‘Shullazi’, atë çështje, për të cilën me largimin tim nga detyra e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, askush nuk pranonte të konkludonte duke luajtur rolin e përfaqësuesit të akuzës për të dhenë konkluzionet përfundimtare. Ai prokurori qe shprehu gadishmërinë për të përfaqësuar akuzën në gjyq në emër të shtetit për një çështje të tillë, dhe në kushtet kur mbi 10 prokurorë nuk pranuar të përfaqësonin akuzën. Ata prokurorë nuk pranuan të marrin çështjen në fjalë pasi ekzistonte një perceptim të cilin po e ilustroj vetëm me një citim e thene nga nje nga prokuroret: “skam se përse pres ndonjë tritol tek shtëpia….’’”. tha ajo.
Referuar hetimeve mbi pasurinë, Imeraj tha se në të gjitha hetimet e zhvilluara është konkluduar:
1. Deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin;
2. Ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;
3. Nuk ka kryer fshehje të pasurisë;
4. Nuk ka kryer deklarim të rremë;
5. Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave;
Ajo shtoi se mbi kriterin e pastërtisë së figurës dhe përshtatshmërinë e kryerjes së funksionit të Prokurorit, nga ana e DSIK-së, mbi bazën e nenit 39, pika 2, të Ligjit nr. 84/2016, është përgatitur raporti përkatës i cili ka konkluduar “Për përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj”.
Lidhur me gjetjet e ONM, Imeraj u shpreh se për shtetasin Agron Bajri dtl 20.01.1970, Gjykata e Apelit Romë, ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm këtë shtetas për shkak të moskryerjes së faktit (penal të prezumuar).
“Gjithashtu sipas akteve shoqëruese të Gjetjes, rezulton se vendimi i pafajsisë, ka marrë formë të prerë. Sipas vendimit te Gjykates se Apelit Rome, rezulton se vete prokuroria per rastin ne fjale ka kerkuar, citoj ‘pafajesi per moskryerje te faktit’….
Fakti i deklarimit të pafajshëm në bazë të vendimit gjyqësor të prezantuar nga ONM, rezulton të jetë arsyetuar dhe konkluduar nga Gjykata e Apelit Romë, për shkak të moskryerjes së faktit penal, duke provuar bindshëm se, qoftë eventualiteti i dijenisë, qoftë mosdija e kësaj rrethane, është e paaftë për të ndikuar në mënyrën e plotësimit të formularit për kontrollin e figurës, duke mos u paraqitur asnjë shkak që e bën të cënueshëm raportin dhe konkluzionin e DSIK, për ekzistencën e plotësimit në mënyrë të saktë dhe në përputhje të plotë me kriteret dhe standardet kushtetuese të formularit për kontrollin e figurës.
Në lidhje me pretendimin për pergjim të paligjshëm realizuar nga E. Imeraj.
– Janë marrë përgjigjet nga të gjitha institucionet dhe nuk rezulton, asgjë në këtë drejtim.
– Vetë Elizabeta Imeraj ka paraqitur kallëzim penal për të zbuluar kush, ku dhe kur u përgjua, dhe nëse ka patur përgjim?
– Vetë Elizabeta Imeraj ka denoncuar portalet si infront org qe kane bere shkrime ne lidhje me këtë përmbajtje denigruese.
– Hetimi është në vijim dhe ska asnjë rrethane që e lidh Elizabeta Imeraj me këtë fakt”, sqaroi ajo.
Duke iu referuar të dokumenteve zyrtare të disa institucioneve, Imeraj tha se në asnjë nga këto akte nuk rezulton asnjë lloj e dhëne, asnjë lloj informacioni sado i panevojshme, që të ekzistojë nje pretendim i tillë mbi përgjim, survejim të mundshem të Z. Kijlstra.
“Burimi i provës për vërtetimin e faktit të pretenduar është denoncimi i paraqitur nga Rr.Sh., i depozituar pranë Komisionit nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim për ish vëzhguesin z. K., dhe as rezulton që subjekti i rivlerësimit të ketë njohuri në lidhje me to.
Pretendimet e bazuara në letrën e Rr.Sh., mbeten pretendime të shprehura nga ky i fundit pa asnjë të dhëne tjeter me vlerë provuese. Nga ana tjetër, bazuar ne dokumentacionin e administruar, nuk rezulton që z. K. ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si ne polici apo prokurori, fakt ky i konfirmuar nga pergjigjet zyrtare dhe institucionale”, tha ajo.
“Persa i perket pretendimit qe lidhet me z. Kijlstra është mëse e nevojshme të hetohet kush e ka përgjuar, a ka patur përgjim, dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur. Edhe kjo situatë është kërkuar të hetohet nga ana ime në kallëzimin e paraqitur.
Ju bej me dije se në kallëzimin e paraqitur nga ana ime janë pretenduar hetimet e këtyre rrethanave:
– Përgjimi i pretenduar i z. Kijstra dhe nëse ekziston, kush e ka bërë, dhe si,
– Ndikimi tek zj. Çiftja dhe si është realizuar ai?
– Verifikimi i denoncuesit Rrahim Shheu,
– Verifikimi i portaleve që kanë shkruar duke pasqyruar lloj lloj të dhënash për komisonerë, vëzhgues apo dhe prokurore dhe gjyqtare, me konkretisht nga ana ime është kallëzuar portali infront. Org, dhe nga hetimet që janë zhvilluar është arritur të verifikohet dhe personi që e disponon këtë portal
Për sa më sipër, çdo veprim i bërë nga ana ime konsiston në një hetim të plotë të asaj çfara ka ndodhur me qëllim sqarimin e pozitës që padrejtësisht në bazë të një denoncimi anonim më lidh mua me situata të paqëna.
Pervec kerkimeve administrative Elizabeta Imeraj ka kerkuar hetim per:
– A ka patur përgjim në z. Kiljistra dhe në çfarë rrethanash është bërë ky përgjim i paligjshëm, duke identifikuar autorin apo autorët.
– A ka patur presion të ushtruar dhe në çfarë rrethanash është kryer nëse është ushtruar presion mbi anëtarët e ndryshëm të trupës gjykuese, përfshirë këtu edhe komisioneren Etleda Çiftja.
– Evidentimin e faktit se, cili është personi apo personat që kanë falsifikuar denoncimin e përcjellë me emrin Rrahim Shehu, me qëllim cënimin e figurës time si prokuror dhe ndikimin për shkarkim nga detyra.
– Hetimin e portaleve si infron. Org, nga botohen shkrime te ndryshme me natyre fyese”, tha ajo.