• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raportet ndërkombëtare që e tregojnë SPAK-un KAPS

16:59 : 20/04/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti në radhë brenda hapësirës së një muaji që fshikullon skandalin e patronazhistëve në Shqipëri dhe mënyrën se si partia në pushtet përdori të dhënat e 900 mijë qytetarëve në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Si një nga elementët që e ka bërë lirinë e mediave në vend të rrokullistet poshtë e më poshtë, në klasifikimin e përvitshëm që bën kjo organizatë, mënyra se si drejtësia e re shqiptare u soll ndaj gazetarëve që e zbuluan këtë skandal konsiderohet si presion i pastër politik nga Freedom House.

Edhe në mes të prillit, dokumenti më kritik i Departamentit amerikan të shtetit që është publikuar ndonjëherë, e renditi mes mangësive të garës elektorale çështjen e patronazhistëve. Në të njëtën linjë ishte edhe rapori i Amnesty International (lexo ketu) i cili kujtonte se për të mbrojtur gazetarët që publikuan këtë sakndal, u desh një ndërhyrje in extremis e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ndonëse të gjitha këto raporte të publikuara njëri pas tjetrit nuk sjellin ndonjë risi, ato konfirmojnë një ide që tashmë ka zënë vend, atë se vitin e shkuar u bë një manipulim i madh për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Duke qenë në të njëtën linjë edhe me mediat më të mëdha të planetit, që e pasqyruan gjerësisht këtë skenar oruellian, ky shqetësim ndërkombëtar ngre një pikpyetje: A do të zbardhet ky krim në Shqipëri?

Lexo edhe:

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

Që në gjenezë, ne të Lapsi.al, kemi qenë të bindur se si në shumë raste të tjera edhe drejtësia e re do ta varrosë atë. Që kur prokurorja e çështjes, Enkeleda Millonai dhe shefi i saj Arben Kraja, firmosën për sekuestrimin e zyrave dhe serverave tanë, nuk kishte më dyshim për rrugën që do të ndiqej. Këtë e konfirmoi më pas edhe një kamikaze e Gjykatës së posaçme, Iliriana Olldashi, që në fshehtësi një ditë të diele, pa praninë tonë, pra të palës së prekur, mori vendimin për sekuestrim të burimit të informacionit. U desh ndërhyrja e Strasburgut që ky skenar i denjë për një shtet diktatorial të pezullohej.

Por, vendimi i Gjykatës Europiane, ndonëse na mbrojti ne gazetarët, nuk shërbeu si shembull për drejtësinë e “reformuar” shqiptare, se duhet të hetonte ata që kishin kryer krimin dhe jo ata që e zbuluan atë. Gjatë gjithë kësaj kohe SPAK u soll si një levë e partisë, që nuk i shërbente interesit publik për të gjurmuar vjedhësit e të dhënave, por atij të PS, që kërkonte me ngulm tradhëtarin që e kishte dekonspiruar sekretin. As edhe një herë të vetme, “heronjtë e fëmijëve tanë”, nuk guxuan të sekuestronin serverat e PS-apo të AKSH, të merrnin në pyetje hierarkët socialistë apo të investigonin patronazhistët që ishin shfaqur me emër dhe me mbiemër. Ashtu si me dosjet e tjera të vjedhjeve elektorale ata “nuk gjetën dot” gjurmë krimi dhe e transferuan këtë çështje në Prokurorinë e Tiranës, menjëherë pas zgjedhjeve.

Natyrisht, askush nuk priste më shumë nga një çetë, që ndonëse financohet me para euro- amerikane, prokurorët e saj i filtron me kritere partiake. Edhe njëherë akoma, Prokuroria e Posaçme tregoi se është KAPS për të hetuar krimet e “të paprekshmëve” që janë edhe arsyeja reale e qenies së saj. Dhe në këtë kuptim, as raportet denoncuese ndërkombëtare, që publikohen njëri pas tjetrit, nuk mund të japin ndonjë ndihmë. Ato vetëm shërbejnë për të na kujtuar se sa të kapur kanë lindur SPAK dhe drejtësia e re. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

12:13 : 09/11/2025
AKTUALITET

Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

11:58 : 09/11/2025
AKTUALITET

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025
AKTUALITET

E zuri korenti, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

11:17 : 09/11/2025
Para

Emri/ Kërcet arma në Lushnje, plagoset 44-vjeçari

TË GJITHA

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

12:13 : 09/11/2025

Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

11:58 : 09/11/2025

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025

E zuri korenti, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

11:17 : 09/11/2025

Pjesëmarrje e ulët në Tepelenë, vetëm 8.9% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

11:06 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com