• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jetoi me 8 mijë lekë në muaj/ Deklarimi i plotë i Brunilda Bekteshit që nuk bindi Gjykatën Anti-Korrupsion

16:53 : 19/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjykata Anti-Korrupsion nuk i ka besuar deklarimeve të anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Brunilda Bekteshi, për të justifikuar pasurinë e saj, në vijim të një hetimi të nisur më herët nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Sipas Gjykatës, komisionerja Bekteshi nuk ka arritur që të argumentojë me prova bindëse burimin financiar për blerjen e një apartamenti në Tiranë, si edhe veprimet që ka kryer për përfitimin e një kredie.

“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive dëshminë që ka dhënë Brunilda Bekteshi para prokurorëve specialë.

Deklarimi është pjesë e një hetimi të nisur ndaj Bekteshit nga Prokuroria Speciale. Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi nga gjykata që të pushonte hetimet, pasi nuk ishin identifikuar elementë të veprës penale.

Lexo edhe:

Me disa probleme të vogla, gjyqtarja Alma Kodraliu konfirmohet në detyrë

Drejtësia e re e Erjon Banit/ Pafajësi për vrasësin dhe vetingaset Çiftja-Bekteshi

Por, gjykata e ktheu për hetim rastin, duke i kërkuar Prokurorisë që të hetojë më thellësisht mbi dyshimet për “deklarim të rremë” të pasurisë, si edhe për mungesë burimi financiar për blerje asetesh.

Në foto: Gjykata kërkon nga SPAK-u që të vijojë hetimet për pasurinë e Brunilda Bekteshit

Sipas analizës së kryer nga Gjykata, duke iu referuar bilancit të ardhura-shpenzime, rezultonte se Brunilda Bekteshi për periudhën 2001-2007, ka jetuar me 8 mijë lekë në muaj.

Pikërisht, kjo situatë absurde ka ngritur dyshimet e Gjykatës, e cila ka kërkuar nga Prokuroria për të vijuar me hetimet ndaj pasurisë së Bekteshit, duke ngritur gjithashtu dyshimet se komisionerja e Vetingut mund të ketë kryer veprën penale të “Deklarimit të rremë” të pasurisë.

Brunilda Bekteshi është një ndër 12 anëtarët e Komisionit të Vetingut, të cilët morën zgjatjen e mandatit pak ditë më parë nga Parlamenti, pa u kryer më herët asnjë verifikim mbi cilësinë e vendimmarrjes së tyre, por edhe integritetit personal dhe të pasurisë.

****

Brunilda Bekteshi është kallëzuar penalisht në SPAK nga shoqata “Drejtësi për Drejtësi”, e drejtuar nga ish-magjistrati Gentian Trenova.

Sipas kallëzimit, Bekteshi nuk ka pasur burime financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2007, si edhe ka deklarim të rremë sa i përket burimit financiar të saj.

Në deklaratën para fillimit të detyrës, të plotësuar në vitin 2017, Bekteshi deklaron ndër të tjera se ka në pronësi një apartament, të blerë në vitin 2008, me vlerë 54 mijë euro, me burim një kredi dhe kursime familjare.

Në foto: Komisionerja Brunilda Bekteshi deklaron blerjen e apartamentit në vitin 2008, me vlerë 54 mijë euro

Por, të dhënat e siguruara gjatë hetimit paraprak të Prokurorisë, treguan se ky deklarim, në rastin më të mirë është i pasaktë, ndërkohë që gjykata analizoi se nuk kishte burim të ligjshëm financiar.

“Boldnews.al” ka siguruar deklarimin e plotë të Bekteshit, në të cilat ajo duket se ka thelluar më shumë dyshimet se sa ka justifikuar problematikat në pasurinë e saj.

Qëndrimet e komisioneres Bekteshi bien tërësisht ndesh me formularin e pasurisë.

Apartamenti i deklaruar si i blerë në vitin 2008 me vlerë 54 mijë euro, në fakt është blerë një vit më pas, me shumë të deklaruar 3.1 milionë lekë. Por nuk është vetëm ky fakt i dyshimtë në pasurinë e Brunilda Bekteshit.

Deklarimi i Bekteshit

“Akuzohem nga kallëzuesit se kam konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal, që ka të bëjë me deklarimet e të ardhurave të pasurisë, lidhur me apartament banimi.

Lidhur me këtë pasuri (apartament 1+1), e vetmja që gëzoj që nga viti 2007 e deri më sot, burim kanë qenë të ardhurat e mia, të bashkëshortit dhe kredia e shpenzimet e tjera të saj. Në deklarimin e pasurisë ka vetëm një pasaktësi të datës dhe vitit, e cila është lidhur me veprime, duke iu referuar një kontratë shit-blerje të një pasurie tjetër (2+1).

Pas blerjes së pasurisë 1+1, ne ishim të interesuar të kishim një zgjerim, duke ndërmarrë disa veprime, pasi menduam të zgjeroheshim me ambjent në vitin 2008, veprime të cilat u anuluan, duke mos u realizuar asnjëherë”, deklaron fillimisht Brunilda Bekteshi.

Në foto: Pjesë nga deklarimi i Brunilda Bekteshit për SPAK-un

Duke pretenduar se kallëzimi ndaj saj është tentativë për të goditur “Reformën në Drejtësi”, Bekteshi jep një kronologji të veprimeve për apartamentin 2+1, të cilin deklaron se nuk e mori asnjëherë në pronësi.

“Në datë 17.12.2008, unë dhe bashkëshorti nënshkruan me shoqërinë “Alba Construction” kontratë shitje paraprake për blerjen e një apartamenti 2+1, me sipërfaqe 110 m2, me çmim 54 mijë euro.

Në datë 24.12.2008, ne nënshkruan kontratë shit-blerjes me rezervë për apartamentin 2+1, kundrejt kundrejt çmimit 54 mijë euro.

Në 28.01.2009, para noterit u mbajt dokumenti “Revokim kontrate” për apartamentin 2+1.

Në 29.01.2009, bashkëshorti im nënshkruan kontratën e kredisë me NBG-Bank, duke vendosur kolateral apartamentin 1+1.

Në datë 01.03.2009, bashkëshorti im dhe shoqëria ndërtuese kanë nënshkruar akt-marrëveshje për anulimin e kontratës për apartamentin 2+1 dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

…Kredia u përdor për shpenzime për apartamentin që disponoj (1+1), deklaroi Brunilda Bekteshi për Prokurorinë Speciale.

Bazuar në këto argumenta, prokuroria SPAK vendosi t’i kërkojë Gjykatës së Posaçme pushimin e hetimeve.

Gjyqtari paraprak nuk u bind aspak me argumentat e komisioneres së Vetingut, Brunilda Bekteshi.

Në vendimin për rikthimin e çështjes për hetim, Gjykata evidenton se problematikat në deklarimin e pasurisë së Bekteshit janë të shumta dhe ekzistojnë dyshime të arsyeshme që ajo ka kryer veprën penale të “deklarimit të rremë” të pasurisë”, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Në foto: Gjykata analizon veprën penale “Deklarim i rremë”, duke iu referuar të dhënave të Brunilda Bekteshit

Nga analiza që ka kryer Gjykata Anti-Korrupsion, rezulton se “apartamenti është blerë në Dhjetor 2007 dhe jo në Dhjetor 2008, sikurse është deklaruar në formularin e pasurisë. Po ashtu, ai nuk është blerë me kredi në vlerën 54 mijë euro, por pagesa është bërë në shumën 3.1 milionë lekë, e cila është likujduar para nënshkrimit të kontratës”.

Në foto: Gjykata analizon se, bazuar në raportin të ardhura të ligjshme-shpenzime, Bekteshi ka jetuar me 8 mijë lekë në muaj

Po ashtu, bazuar në përllogaritjet e kryera nga gjykata, “referuar të ardhurave të mbështetura në dokumentacion ligjor, si edhe duke përfshirë edhe shpenzimin për blerjen e apartamentit, rezulton se familja Bekteshi e përbërë nga 3 anëtarë në atë kohë, “ka pasur në dispozicion mesatarisht 98.067 lekë në vit ose 8172 lekë në muaj”.

Referuar këtyre të dhënave, Gjykata ngre “dyshime të arsyeshme se shtetasja Brunilda Bekteshi nuk ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për blerjen e apartamentit”.

Etiketa: brunilda bekteshiJetoi me 8 mijë lekë në muaj/ Deklarimi i plotë Brunilda Bekteshit që nuk bindi Gjykatën Anti-Korrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me disa probleme të vogla, gjyqtarja Alma Kodraliu konfirmohet në detyrë

10:39 : 19/06/2023
AKTUALITET

Drejtësia e re e Erjon Banit/ Pafajësi për vrasësin dhe vetingaset Çiftja-Bekteshi

14:36 : 21/09/2022
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushohet hetimet për Brunilda Bekteshin

15:44 : 29/06/2022
Para

Me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Himarë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com