• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ëngjëll Agaçi përballë SPAK. Roli i “Eminencës gri” të Ramës në aferën e inceneratorëve

15:45 : 18/04/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ka shumë indikatorë që tregojnë se afera qindra-milionë euro e inceneratorëve mbërrin deri në majën e kupolës shtetërore.

Kjo nuk është thjesht një retorikë, por e mbështetur në të dhëna dokumentare e dëshmi të dhëna nën betim nga personazhet që kanë pasur të drejtën për të firmosur e vulosur procedurat paraprake dhe kontratat që kanë pasur një përfitues të vetëm të dukshëm-Klodian Zoton.

Gjeneza e aferës nisi me procedurat për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, të cilat u pasuan me sipërmarrjet e ngjashme në Fier dhe Tiranë.

Dhe, kontrata e Elbasanit mund të marrë me vete kupolën e Edi Ramës, në rast se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), do të jetë e lirë për të vepruar.

Lexo edhe:

Akuzat e Berishës për arratisjen e Engjëll Agaçit, reagon Rama: Këneta hedh helm

Ivi Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka sekuestruar laptopin e Agaçit

Dokumentat dëshmojnë për rolin thelbësor të zëvendës-kryeministri aktual, Arben Ahmetaj dhe ish-Ministri i Infrastrukturës dhe aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Por, mbi ta qëndron emri i Ëngjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe i konsideruar edhe si “eminenca gri” e kryeministrit Edi Rama.

Ai është zyrtari që mban përgjegjësinë për verifikim e dokumentacionit, procedurave, draft kontratave, përpara se ato të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave.

Ëngjëll Agaçi mohoi që Këshilli i Ministrave të ketë miratuar propozimin anti-ligjor të Lefter Kokës për inceneratorin e Elbasanit.

Por, në rast se procedura e paligjshme nuk është miratuar dhe nuk ka sjellë efekte, siç deklaron Agaçi, atëherë përse u arrestua Lefter Koka?

***

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK- arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, në Shkurt të vitit 2022, nën dyshimet se ka abuzuar me procedurën për kontratën koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, e nënshkruar në fund të vitit 2014, për një vlerë prej 22 milionë euro.

Në njoftimin zyrtar, SPAK deklaron se, për inceneratorin e Elbasanit “...është provuar fakti se nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore …, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me dokumentet standarte të tenderit të zbatueshme për konçensionet, në kundërshtim edhe me sugjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjensisë së Prokurimit Publik”.

Në fund të Marsit 2022, SPAK njoftoi për masat e sigurimit edhe për anëtarët e Komisionit të Koncensionit, të dyshuar gjithashtu se kishin hartuar dhe zbatuar procedurë anti-ligjore për inceneratorin e Elbasanit.

Është e qartë se hetimi i Prokurorisë Speciale ka konstatuar se procedura e ndjekur është në kundërshtim me ligjin dhe me pasoja për Buxhetin e Shtetit.

Por, cila ishte procedura dhe cili është roli i Ëngjëll Agaçit?

Në shtator të vitit 2014, Ministra e Mjedisit, nën drejtimin e Lefter Kokës, nis një procedurë të përzier për të dhënë me koncesion me negocim pa shpallje impiantin e përpunimit të mbetjeve në Qarku e Elbasanit.

Në foto: Në Shtator 2014, Ministria e Mjedisit nis shqyrtimin e procedurës për inceneratorin e Elbasanit, duke informuar institucionet e tjera të përfshira

Procedura nisi pas propozimit të pakërkuar, të dorëzuar nga “Albtek Energy”, një kompani pa eksperiencë dhe pa kapitale për të realizuar një sipërmarrje të tillë.

Lefter Koka komunikon me kolegë të ndryshëm qeveritarë, ku u kërkon aprovimin paraprak për financimin e projektit.

Të dhënat zyrtare dëshmojnë se Arben Ahmetaj, në atë kohë Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës, shprehen dakord për financimin e projektit, bazuar në procedurën e përzgjedhur nga Lefter Koka.

Ministri i Financave të asaj kohe, Shkëlqim Cani, tregohet skeptik. Ndërmjet tij dhe Lefter Kokës zhvillohet një komunikim intensiv.

Në përfundim, në nëntor 2014, Cani “dorëzohet” dhe jep mbështetjen e tij në parim, por paraprakisht duhej marrë opinioni i Damian Gjiknurit për disa aspekte teknike.

Në foto: Shkëlqim Cani jep “dakordësinë me kushte” për financimin e inceneratorit të Elbasanit

Më tej, Lefter Koka vijon komunikimet me institucionet qeveritare, për finalizimin e mbështetjes financiare për kontratën koncensionare.

Drejtori i Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) të asaj kohe, Eduart Ahmeti, vë në dijeni Lefter Kokën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur nga Ministria e Drejtësisë nuk është e parashikuar në ligj.

Në foto: Ish-drejtori i APP, Eduard Ahmeti, njofton Lefter Kokën dhe Ëngjëll Agaçin se procedura “me negociim, pa shpallje” nuk është e parashikuar për koncensionet

Qëndrimi i APP-së mbetet i vetëm.

Në 17 Dhjetor 2014, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin nr. 907, dt. 17.12.2014 “Për dhënien e miratimit të financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit dhe të prodhimit të Energjisë”, mbështetur në procedurën e propozuar nga Lefter Koka dhe që, sipas SPAK-ut, është e paligjshme.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e inceneratorit të Elbasanit, i nënshkruar nga Niko Peleshi dhe Lefter Koka

“Fajin e ka Lefteri?!!”

Ëngjëll Agaçi, në dëshminë e tij nën betim para Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve, deklaroi se Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e inceneratorit të Elbasanit, nuk është miratuar sipas propozimit të Lefter Kokës.

Agaçi u shpreh se financimi “…nuk është rezultat i procedurës së inicuar nga ish Ministri Koka, por rezultat i një procedure tjetër…”.

Për këtë procedurë “të re”, nuk u prezantua asnjë relacion paraprak apo komunikim ndërministror.

Për më tepër, deklarimet e tij ngrenë dyshime thelbësore.

Në 17 Dhjetor 2014, pikërisht ditën që është miratuar Vendimi për financimin e inceneratorit të Elbasanit, Lefter Koka dërgon në Qeveri dokumentat-“Relacionin”, “Kontratë të nënshkruar me Albtek Energy”, si edhe “draft-Vendimin e Këshillit të Ministrave”, ku në çdo rast parashikohet që procedura e përzgjedhur është ajo e “negocimit, pa shpallje paraprake”.

Në foto: Draft-Vendimi i Këshillit të Ministrave, hartuar nga Lefter Koka në 17 Dhjetor 2014, për financimin e inceneratorit të Elbasanit

Nëse konsiderohen të sakta deklarimet e Agaçit, sërish është e paqartë se kur është hartuar kjo procedurë e re, kush ka marrë pjesë dhe si është realizuar brenda një dite të vetme, ndërkohë që për procedurën e propozuar nga Lefter Koka u shpenzua një kohë relativisht e gjatë, rreth 4 muaj.

Dyshimet më logjike janë se Këshilli i Ministrave ka miratuar të gjithë projektin e propozuar nga Lefter Koka dhe, vetëm në momentin e fundit, ka ndryshuar llojin e procedurës në tekstin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e financimit të inceneratorit të Elbasanit.

Në rast se këto dyshime do të ngrihen në nivelin e provave nga SPAK-u, atëherë edhe “eminenca gri”, Ëngjëll Agaçi, do të duhet të bëj llogaritë me lirinë.

Lexo edhe:

Dyshimet/ Firmat e Damian Gjiknurit “lehtësuan” aferën gjigande të inceneratorëve (Dokumenta)

Roli i Veliajt në “aferën” e Sharrës. Si u hap rruga e kontratës 128 mln euro (dokumentat)

Faturë “fiktive” 2 mln euro për Zoton? Çfarë e rrezikon Ballukun në “aferën e Plehrave” (Dokumentat)

Bllako në pranga për letrat e Armando Subashit. Kryebashkiaku i Fierit jashtë radarit të SPAK (dokumentat)

“I dyshuari perfekt”/ Arben Ahmetaj, miqësi e miliona për Klodian Zoton e inceneratorëve (Dokumenta)

Etiketa: Ëngjëll AgaçiËngjëll Agaçi përballë SPAK. Roli i "Eminencës gri" të Ramës në aferën e inceneratorëve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat e Berishës për arratisjen e Engjëll Agaçit, reagon Rama: Këneta hedh helm

12:32 : 28/02/2025
AKTUALITET

Ivi Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka sekuestruar laptopin e Agaçit

21:30 : 27/02/2025
AKTUALITET

Berisha: Ramën e ka kapur tmerri i dy dosjeve, “McGonigal” dhe “laptopi i Agaçit”

14:04 : 26/02/2025
Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.
AKTUALITET

Pse është çmendur Edi Rama?

17:27 : 25/02/2025
AKTUALITET

Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane për skandal të rëndë

19:44 : 22/02/2025
AKTUALITET

“Rama i dha urdhër të largohej pasi do arrestohej”/ Denoncimi: Arratiset Ëngjëll Agaçi

19:25 : 21/02/2025
Para

EMRI/ Me armë e thika në sediljen e makinës, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com