• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E dënuar për mashtrimin 3 mln Euro, dentistja lirohet para kohe “për sjellje të mirë” – Zbardhet vendimi

14:40 : 18/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dentistja Alesia Duka, e dënuar për mashtrim, është liruar para kohe nga qelia. Më 20 Janar të këtij viti, gjyqtari i gjykatës së Tiranës Albert Meca vendosi ti ulë dënimin me 80 ditë Dukës, duke pranuar kërkesën e saj.

E arrestuar që prej 28 shkurtit 2018, ajo u dënua me 10 vite burgim nga Gjykata e Durrësit më 25 Gusht 2019. Tre muaj më vonë, dënimi i ulët sërish. Më 8 Mars 2019, Apeli i Durrësit cakton 6 vite e 8 muaj burgim.

Gjykata: Alesia Duka është sjellë mirë në qeli

Në vendimin e gjykatës së Tiranës që disponon Boldnews.al, shpjegohet se nga ky dënim, deri më datë 20 Janar 2022, e dënuara ka vuajtur gjithsej 6 vjet, 4 muaj e 9 ditë dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 muaj e 21 ditë burgim.

Në arsyetimin e tij, gjyqtari vlerëson se dentistja është sjellë mirë gjatë qëndrimit pas hekurave dhe ka marrë pjesë në programet e veprimtaritë e burgut. Kjo, thuhet në vendim, e bindin Gjykatën se kërkuesja i plotëson kushtet për të përfituar një ulje dënimi.

Lexo edhe:

No Content Available
Faksimile: Gjykata e Tiranës i ul dënimin Alesia Dukës

“Nga vlerësimi i sjelljes rezultoi e provuar se kjo e dënuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit ka manifestuar sjellje dhe qëndrim të mirë duke u munduar të respektojë rregulloren e institucionit. Ndaj saj nuk janë marrë masa disiplinore, ka lidhje të vazhdueshme me familjaret dhe është pjesëmarrëse në programet dhe veprimtaritë e zhvilluar në institucionin ku vuan dënimin. Kërkuesja është e punësuar në organikën e IEVP. Koha e vuajtjes së dënimit është e mjaftueshme për t’i krijuar bindjen Gjykatës lidhur me sjelljen dhe pjesëmarrjen e të dënuarës në aktivitetet e organizuara nga administrata e burgut. Qëndrimi i të dënuarës dhe pjesëmarrja e saj në aktivitete kanë qenë të tilla që kanë treguar riintegrimin e tij në shoqëri, elemente të kërkuar nga neni 63 i ligjit nr.8328 ‘Për të drejtat dhe  trajtimin e të dënuarve me burgim dhe te paraburgosurve’ (me ndryshime). Kjo sjellje dhe pjesmarrja e të dënuarit në aktivitete e bindin Gjykatën se kërkuesi i plotëson kushtet për të përfituar një ulje dënimi”, thuhet në vendim.

“Nga ana proceduriale Gjykata nuk konstaton pengesa për shqyrtimin dhe pranimin e kërkesës, pasi sipas vërtetimit të lëshuar nga Kryesekretaria e Gjykatës dhe deklarimet e përfaqësuesit të IEVP kërkuesi nuk ka paraqitur kërkesë tjetër brenda 12 muajve të fundit dhe se ai ka më shumë se një vit që vuan dënimin. Gjithashtu Gjykata konstaton se nga aktet e paraqitura në gjykim nga IEVP, kërkuesja vuan dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Në këto rrethana, gjykata krijoi bindjen se ky i dënuar me sjelljen e saj ka treguar se i plotëson kushtet e parashikuara nga neni 63 i ligjit ‘Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe te paraburgosurve’. Duke marrë parasysh edhe veprën për të cilën është deklaruar fajtor kërkuesi, kushtet e burgut ku ajo vuan dënimin, përfitimet e mëparshme si edhe kohën e mbetur të dënuarës për të vuajtur, gjykata vlerëson se ulja e dënimit duhet të jetë në masën 80 (tetëdhjetë) ditë”, shprehet më tej gjykata.

Neni 63 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe te paraburgosurve”

Mashtrimi

Sipas dosjes hetimore të paraqitur në gjykatë nga prokuroria e Durrësit, Alesia Duka rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria rreth 3 milion euro. Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë një personi shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administratore e subjektit “Shëndeti” shpk me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh. Për t’u dukur si një biznesmene e sigurt, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.

Duka prezantohej si një biznesmene shumë e suksesshme dhe person që ka lidhje të forta politike dhe njohje të mëdha në fushën e biznesit, ku me të ardhurat që fitonte sponsorizonte aktivitetet bamirësie për shtresat në nevojë dhe fëmijët në nevojë. Për të arritur qëllimet e saj, sqaron prokuroria e Durrësit, Olesia Duka, kishte aktivizuar një rrjet të tërë informimi me anë të medias dhe rrjeteve sociale, reklamave në automjete, si dhe me anë të reklamave të vendosura nëpër Tiranë.

Nga të dhënat e mbledhura në funksion të hetimeve, ka rezultuar e provuar se Olesia Duka, për gjatë periudhës nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash, duke ju marrë atyre nëpërmjet mashtrimit shuma të konsiderueshme parash. Vlerat totale e parave që Duka ju ka vjedhur 14 personave kallëzuesve në total janë 2.733.049 Euro, 26.100.000 lekë dhe 103.000 USD.

Etiketa: alesia dukadentistja lirohet para kohe nga gjykata “për sjelle të mirë” - Zbardhet vendimiE dënuar për mashtrimin 3 mln Euro

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Godina e KLSH

HEC-et lënë pa ujë për vaditje bujqësinë, KLSH: Duhet të rishikohen kushtet e lejes

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025

Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

22:26 : 15/05/2025

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

22:21 : 15/05/2025

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com