• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Nuk po paguajnë sa duhet”, Biden propozon paketë të re taksash për njerëzit më të pasur në vend

21:51 : 16/04/2022
në BOTA

Në një projekt-ligj të ri, Presidenti Joe Biden ka propozuar një taksë minimale prej 20% për familjet me të ardhura mbi 100 milionë dollarë. Propozimi nuk ka gjasa të marrë mbështetjen e duhur për të hyrë në fuqi këtë vit, por ka sjellë në vëmendje debatin se çfarë duhet të bëjë qeveria me të ardhurat marramendëse të amerikanëve më të pasur.

Një nga gratë më të pasura të botës, MacKenzie Scott, ka dhuruar mbi 12 miliardë dollarë gjatë dy viteve të fundit, duke kontribuar me fonde për mbi 1200 organizata të përqendruara tek drejtësia raciale, ndryshimi klimatik, arsimi, të drejtat e abortit, ndihma humanitare për luftën në Ukrainë, të drejtat e njeriut etj.

“I përdorim këto fonde në mënyrat që dëshirojnë komunitetet dhe në mënyra strategjike. Jemi shumë të kënaqur”, thotë Erik Stegman, nga organizata “Indianët e Amerikës në Filantropi”.

Ish-bashkëshortja e themeluesit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, dhuron më shumë se ish-bashkëshorti i saj, i cili ka një vlerë neto prej qindra miliarda dollarësh. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë miliarderë se çdo vend tjetër i botës dhe shpesh shtrohet pyetja nëse sistemi i taksave duhet të vjelë më shumë nga këto pasuri të mëdha. Presidenti Joe Biden mendon se po.

“Një zjarrfikës apo një mësues paguan mbi dyfishin e nivelin të tatimit që paguan një miliarder. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë arsye projektligji që kam propozuar parashikon një taksë minimale që duhet të paguajnë miliarderët. Tatimi minimal prej 20% do të aplikohet për vetëm për më të pasurit e një përqindshit të amerikanëve”, tha ai.

Lexo edhe:

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

Presidenti Biden thotë se miliarderët paguajnë aktualisht një mesatare prej tetë për qind taksa për të ardhurat e tyre.

“Konstatojmë se shpesh më të pasurit në vend mund të paguajnë pak ose aspak tatime për të ardhurat. Kjo ndodh për shkak se burimi kryesor i të ardhurave të tyre çdo vit nuk është nga paga, por nga rritja e aseteve të tyre”, thotë Chuck Marr, Qendra për Prioritetet Buxhetore dhe të Politikave.

Ekspertë të tjerë thonë se të pasurit paguajnë mjaftueshëm kur mblidhen të gjitha format e tatimit, madje deri në 32% të të ardhurave të tyre. Ata thonë gjithashtu se kontribuojnë në mënyra të tjera për ekonominë.

“Pjesa më e madhe e pasurive të milionerëve dhe miliarderëve është në pronësinë e bizneseve. Pjesa më e madhe e pasurisë së Jeff Bezos është pronësia e Korporatës Amazon, e cila punëson miliona njerëz çdo vit. Pra nuk dua që Jeff Bezos të paguajë më shumë taksa dhe të ulë kështu vlerën e kompanisë Amazon”, thotë ekonomisti Chris Edwards, nga Instituti “CATO”.

Presidenti Biden thotë se nga taksa që ai synon t’u vendosë miliarderëve do të hyjnë 360 miliardë dollarë në buxhetin federal. Projektligji nuk pritet të miratohet nga Senati këtë vit, por mbështetësit thonë se po krijohet momenti i duhur për të vendosur këtë taksa për më të pasurit. Shumica e amerikanëve mendojnë se njerëzit më të pasur në vend nuk paguajnë taksa sa ç’duhet./ VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025
HOROSKOPI

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025
RAJONI

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025
AKTUALITET

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025
Para

I ka shënuar 3 herë Shqipërisë, ndahet nga jeta legjenda e futbollit gjerman

TË GJITHA

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com