Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, në një intervistë për Ora News, bëri të qartë që lufta në Ukrainë nuk ka ndryshuar qëndrimin e Gjermanisë sa i takon Ballkanit Perëndimor dhe Gjermanisë. Përkundrazi ambasadori nënvizoi se po punohet në mënyrë intensive në këtë proces.
Sa i takon PD, ambasadori gjerman tha se shpresonte shumë që Partia Demokratike të mund të rigjejë vetveten dhe vuri theksin tek një proces transparent brenda PD-së.
Intervista
Pyetje: Pandemia dhe më pas Lufta në Ukrainë janë kriza të Rënda për Evropën dhe qytetarët e saj, a ka ndryshuar plani i investimeve gjermane në Shqipëri?
Peter ZINGRAF: Lufta e Rusisë Kundër Ukrainës ka qenë një ndryshim epokash që na ka shokuar të gjithëve, po kështu edhe situate me kovidin na ka prekur të gjithëve. Por qeveria Federale e ka thënë në mënyrë të vazhdueshme, se Ballkani perëndimor dhe Shqipëria, janë në interesin strategjik të Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, Madje në kontekstin e tanishëm lidhur me situatën strategjike të sigurisë bëhet më e qartë se ky rajon, vendi juaj së bashku me Ballkanin perëndimor është pjesë e Evropës! Dhe ne do të punojmë në mënyrë intensive në këtë drejtim.
Pyetje: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të qarta sa i përket zotit.Sali Berisha që nuk ulen me të edhe nëse bëhet kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës, cila është qasja Gjermane, a do të bisedojnë diplomatët e Berlinit me këdo që është në krye të opozitës pavarësisht emrit?
Peter ZINGRAF: Më lejoni të theksoj diçka që unë e konsideroj si të natyrshme, një opozitë e fuqishme është pjesë e një demokracie funksionale, qoftë kjo edhe në kuadër të veprimtarisë kontrolluese që duhet të ushtrojë opozita kundrejt qeverisë dhe për të qenë e besueshme dhe kundrejt zgjedhësve, dhe shpresoj shumë që partia Demokratike të mund të rigjejë vetveten, të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur një parti efektive, pasi zgjedhjet e ardhshme lokale janë në derë.
Dhe mesazhi i dytë që dua të jap është se ne do të kishim dëshirë që të zhvilloheshin procese transparente Brenda Partisë Demokratike, kjo është ajo çfarë ne presim në kuadër të asaj që ne e quajme shtet ligjor, dhe shpresojmë shumë që për PD të gjendet një zgjidhje sa më e përshtatshme.
Për tu rikthyer tek pyetja juaj, unë mendoj se PD ka nevojë për një udhëheqje të orientuar drejt së ardhmes dhe do të ishte me mirë që të flisnim për përmbajtje, programe dhe jo për individë
Isa Myzyraj: Kryeministri Rama ka thënë se nëse në muajt në Vijim nuk ka dritë jeshille për negociatt dhe nëse Bullgaria nuk largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut do kërkojë ndarje për anëtarësim, a është një opsion ndarja apo rrugëtimi i Shqiperise është i pandashëm nga Maqedonia e Veriut?
Peter ZINGRAF: Dua të rikujtoj se të gjitha shtetet anëtare të BE në vitin 2021 janë shprehur qartë se kushtet që ishin për tu plotësuar janë plotësuar, dhe si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut do të duhet të nisnin bisedimet e tyre të anëtarësimit. Pikërisht kjo është pjesë e pozicionit të Gjermanisë, fakti që një çështje e marrëdhënieve dy palëshe midis bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërhyri në këtë process, kjo ishte një befasi për të gjithë ne, çështje të tilla mendoj se nuk duhet të jenë pjesë e këtij procesi por në një moment të caktuar ne duhet të bashkëjetojmë me këto rrethana. Gjermania është përpekur që të gjejë një zgjidhje sa më të përshtatshme në këtë drejtim. Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut u desh që të priste shqipërisë në procesin e integrimit, tani kemi një situatë të kundërt, të gjithë janë duke punuar me një far presioni që të mund të shmanget dhe të menjanohen të gjitha pengesat që dalin rrugës, presidenca Franceze është gjithashtyu e gatshme që edhe në terma afatshkurtër të mund të thërrasi konferencën e parë ndërqeveritare, mendoj që Maqedonia e Veriut e ka merituar që të pritet nga shqipëria në këtë process dhe të tregohet solidaritet.
Pyetje: Raporti i Departamentit të Shtetit pak ditë më parë e nginte si shqetësim edhe korrupsionin, sa do të ndikojë përhapja e korrupsionit në Shqipëri në procesin tonë të anëtarësimit?
Peter ZINGRAF: Lufta kundër Korrupsionit ka qenë një prej kushteve kryesore për nisjen e negociatave të anëtarësimit, por sikundër është thënë edhe më parë, në strukturën e kushteve Komisioni Evropian ka përcaktuar aso kohe për nisjen e negociatave, sikundër edhe Bundestagu Gjerman në Shtatorin e 2019 përcaktoi në raportin e vetë lidhur me nisjen e negociatave, mendoj se korrupsioni ka qenë një kusht për çeljen e negociatave dhe si kusht është plotësuar. Sigurisht që lufta kundër korrupsionit është një pikë që duhet të punojmë në mënyrë të vazhdueshme, por nuk është tanimë në statusin e kushteve të asaj kohë më parë.
Pyetje: Qasja gjermane për Ballkanin e Hapur?
Peter ZINGRAF: Takimi që kryeministri Rama ka pasur me kancelarin Sholz, ishte takimi i parë që kancelari federal ka zhvilluar me liderin e njërës prej 6 vendeve të Ballkanit perëndimorë. Zoti Sholz, e ka theksuar se nje takim i tillë me shefat e qeverive të Ballkanit është pjesë e marrëveshjes së koalicionit të qeverive federale. Kancelari ka theksuar në mënyrë të veçantë procesin e berlinit, dhe të miqësisë së mirë.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që është inicuar nga ish-kancelarja Merkel dhe ka qenë një process që në rajon ka sjellur progress, por është një process që ka qenë edhe fleksibël jo thellësisht i institucionalizuar, dhe në këtë pikë duhet të vijohet më tej, kancelari e ka theksuar këtë gjë, ka thënë se do të vazhdojmë punën për procesin e Berlinit, por duhet të ketë durim sepse qeveria në Gjermani ka dosa tema më aktuale siç është lufta në Ukrainë në rend të ditës.
Pyetje: Së fundmi SPAK ka bërë disa arrestime të zyrtarëve dhe ish-zyratrëve të lartë, përmendim ish ministrin Lefter Koka, dhe deputetin Alqi Bllako, cili është qëndrimi juaj për reformën në drejtësi?
Peter ZINGRAF: Këto janë çështje në hetim, dhe rreth këtyre çështje nuk do të doja të shprehesha, por do të doja të thosha se reforma në drejtësi e cila ak ristruturuar institucionet e sistemit të drejtësisë por d otë ishte iluzion të mendonim se me një të rënë të laspit të shikonim rezultate më konkrete. Këto institucionet kërkojnë kohë, dhe mbështetje konkrete, këto që përmendet ndoshta janë fillimi I një pune konkrete!
Pyetje: Ballkani perëndimor është një rajon i brishtë, me shtete që janë në buzë konfliktesh, me fqinj që nuk flasin, dhe më e keqja me qeveri që janë të orientuara nga Kremlini dhe jo perëndimi, të gjithë këto problematika sa shqetësuese janë për Gjermaninë se një ndikim rus mund të gjejë përhapje në zemër të Evropës?
Peter ZINGRAF: Dua ta falënderoj shqipërinë për linjën tejet të qartë që ka mbajtur në shumë aspekte, çoftë politik, mediatik por edhe ekonomik lidhur me ketë çështje, mendoj se Shqipëria është një partner i besueshëm.
Sikur e theksuat edhe ju, situata në vendet e rajonit nuk duket kaq e qartë, ndaj edhe më tepër vlen ajo që është në interesin tonë strategjik që të bashkëpunojmë me vendet e rajonit dhe të mbështetet integrimi i tyre në BE. Ne e ndjekim me vëmendje si përhapet propaganda ruse në rajon, kjo është pjesë e punës sonë të përditshme dhe punojmë nga ana tjetër fort, që Ballkani perëndimor të mund të bëhet pjesë e BE sa më shpejtë.