• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Marty: S’kam të bëj me arrestimin e Thaçit, serbët trajnuan njerëz për të më vrarë

13:03 : 14/04/2022
në RAJONI

Ish-senatori Dick Marty është shfaqur sërish në publik në një intervistë për një radio zvicerane, pas raportimeve se po ruhet nga policia, për shkak të planit për atentat ndaj tij nga shërbimi sekret serb, për t’ia lënë fajin shqiptarëve në Kosovë.

Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, raporti i të cilit u bë shkas për themelimin e Gjykatës Speciale tha se e gjithë urrejtja ndaj tij ishte e orkestruar nga shërbimi sekret serb.

“Për disa arsye, shtypi shqiptar filloi të më targetojë mua si dhe janë adresuar fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e presidentit Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje”, tha Marty për radion zvicerane RSI.

Ai foli edhe për presionin sipas tij ndaj familjes së tij, duke thënë se ka vendosur të flas që ta demaskoj orkestrimin kriminal.

“Unë fola tani vetëm sepse kisha respekt, ndoshta shumë, ndaj autoritetit gjyqësor federal, presioni mbi familjen time dhe veçanërisht mbi nipërit e mi ishte i tepërt, me këtë gjest dua të demaskoj edhe dizajnin kriminal që përndryshe do të kishte gëzuar heshtjen, aftësinë për të lëvizur në hije dhe për të krijuar habi. Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma e të këqijve, por nga heshtja e të ndershmëve”, tha Marty.

Lexo edhe:

Shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Historia nuk do ta harrojë këtë vendim!

Ai tha se janë arsyet politike që kërcënimi ndaj tij akoma nuk është neutralizuar.

“Këshilli Federal ka ndërhyrë dy herë në çështjen time; mungesa e një strategjie për të neutralizuar kërcënimin ndaj meje është për arsye politike, të konsideruara më të rëndësishme se sundimi i ligjit. Berni zyrtar nuk dëshiron të ketë probleme me askënd, por në realitet ka qenë gjithmonë pak i tillë. Më vjen keq që asnjë nga politikanët përgjegjës për këto vendime nuk deshi të më jepte një shpjegim”, nënvizoi Marty.

Ndryshe, “Mise au Point” ka nxjerrë një hulumtim për Dick Martyn, ku zbulohet që ish-prokurori i njohur zviceran, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet shqiptarëve në Kosovë, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger, ka raportuar se Këshilli Federal ka mobilizuar edhe ushtarët elitë për të mbrojtur Dick Martyn, pasi rreziku për jetën e tij është shumë i madh.

Marty, në Ballkan njihet më së miri, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Tani, ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga forcat ushtarake zvicerane. Vetë Marty ka folur për këtë situatë.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka theksuar ai.

Etiketa: arrestimi i presidentit te KosovesMartyThaci

Lajme të lidhura

BOTA

Shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

12:47 : 01/04/2025
AKTUALITET

Historia nuk do ta harrojë këtë vendim!

22:20 : 17/03/2025
RAJONI

Specialja nuk lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e të atit

20:49 : 17/03/2025
RAJONI

Prej 5 vitesh në paraburgim, Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat që lidhen me pengim të drejtësisë

17:03 : 07/01/2025
RAJONI

Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi

22:55 : 06/12/2024
RAJONI

Gjykata Speciale kthehet nga pushimet, rifillon gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

08:40 : 19/08/2024
Para

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard/ Motra e aktorit zbulon detaje tronditëse: Mamaja na dhunonte

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com