• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërpritet subvencioni i pandemisë për transportin urban, shërbimi pritet të përkeqësohet

15:14 : 12/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Shërbimi i transportit urban në Tiranë pritet të përkeqësohet. Vendimi i qeverisë për të subvencionuar 100 lekë për litër naftë sektorit të transportit urban pas shtrenjtimit të karburanteve në nivelet mbi 230 lekë për litër do të shoqërohet me ndalimin e dhënies të subvencionit nga bashkia.

Për muajt mars-prill-maj që operatorët e transportit urban do të tërheqin subvencionin e rritjes të çmimit të naftës, nuk do të marrin subvencionin e Bashkisë të Tiranës për rënien e numrit të pasagjerëve nga pandemi e Covid-19.

Kryetari i Shoqatës të Transportit Kombëtar Qytetas Rixhin Qoshja tha për “Monitor” se mosdhënia e subvencionimit të bashkisë do të përkeqësojë cilësinë e shërbimit. “Mosdhënia e subvencionimit të bashkisë për të kompensuar rënien e numrit të pasagjerëve sjell problematika në shërbim, pasi ky vendim i vendoste operatorët e transportit urban për zbatimin e disa kushteve që nga numri i kilometrave që duhet të përshkruanin. Duke mos marrë subvencionimin këta operatorë nuk janë të detyruar të përshkruajnë kilometrat e përcaktuara. Për këtë arsye nuk do të ketë cilësi shërbimi”, pohon z. Qoshja.

Shpërndarja e fondit me vlerë 1 milion euro për 11 operatorët e transportit urban kryeqytetas u miratua nga Bashkia e Tiranës në dhjetor të 2021. Shpërndarja e fondit kishte si qëllim kompensimin e rënies 55% të numrit të udhëtarëve në pandemi, sipas edhe studimit të GIZ për efektet e krizës në këtë sektor. Operatorët deri tani kanë tërhequr vetëm 1 këst. Kësti i parë u shpërnda me 2 muaj vonesë, ndonëse pritej të niste që në muajin janar. Shpërndarja e kompensimit do të jetë për periudhë 6 mujore me vlerë 200,000 lekë/muaj për çdo operator.

Lexo edhe:

Incidenti i radhës në transportin publik, autobusi i Kamzës përfundon mbi bordura

Nga paketa e rezistencës sociale sektori i transportit urban do të mbështet me fondin 5 milion USD Fondi do të përdoret për të kompensuar 100 lekë/litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transportit publik të udhëtarëve, qytetës, rrethqytetës e ndërqytetës të linjave, të licencuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3 mujore. Fondi do të shpërndahet direkt çdo muaj për subjektet e transportit nga tatimet. Në këtë periudhë të rritjes të çmimit të naftës operatorë kanë reduktuar 50-55% numrin e autobusëve, pasi nuk arrijnë të përballojnë shtrenjtimin e lartë të karburanteve.

Më herët operatorët paralajmëruan për vështirësitë ekonomike në të cilat po ushtrojnë aktivitetin e shërbimit të transportit. Drejtori i transportit urban për linjën Kombinat-Kinostudio-Tufinë Kostandin Foni pohon se shpërndarja e fondit të paketës të rezistencës do të jetë lehtësi për një periudhë tranzitore, por për nxjerrjen e tyre nga kriza nevojitet marrja e masave fiskale. Kërkesat e operatorëve janë të njëjta me ato të kërkuara në nisje të pandemisë për të zbutur efektet nga rënia e numrit të pasagjerëve.

Edhe tani që po vuajmë rritjen e shpenzimeve nga shtrenjtimi i naftës Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon rimbursimin e TVSH-së në shitje, heqjen e akcizës të naftës 37 lekë/litër; heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimin e çmimit të biletës për kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegjik, tetraplegjik, studentët) të cilët udhëtojnë falas. /MONITOR

Etiketa: transporti urban ne tirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Incidenti i radhës në transportin publik, autobusi i Kamzës përfundon mbi bordura

14:26 : 12/04/2023
Para

Krimi në Roskovec, e afërmja: Një ngjarje e paralajmëruar

TË GJITHA

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com