• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka Botërore paralajmëron: Financimi i borxhit është në rrezik

07:51 : 12/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon” është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhin të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktoj shpenzimet e saj kapitale.

“Borxhi publik u rrit më tej në vitin 2021, duke arritur në 78.4 për qind të PBB-së. Qeveria pezulloi rregullin fiskal për uljen e borxhit ndaj PBB-së dhe emetoi një eurobond prej 650 milionë eurosh, duke përfituar nga vlerësimi i qëndrueshëm B+ i vendit. Në nivelin aktual, borxhi i lartë i qeverisë është në rrezik të konsiderueshëm rifinancimi. Duke pasur parasysh inflacionin aktual dhe shtrëngimin e pritur të politikës monetare në ekonomitë me të ardhura të larta, ulja e borxhit publik të Shqipërisë dhe forcimi i besueshmërisë së politikës së saj fiskale janë jetike”, thuhet në raport.

Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1 për qind të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së, paralajmëron banka.

Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, risqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin mbeten të larta.

Sipas raportit, të ardhurat më të larta nga taksat dhe borxhi i ri i lejuan qeverisë të rriste shpenzimet për infrastrukturën. Qeveria gjithashtu rriti subvencionet për Ndërmarrjet Shtetërore të Energjisë (NSH) për të siguruar furnizimin me energji gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021. Detyrimet kontingjente nga NSH-të paraqesin rreziqe të mëdha për buxhetin.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

Sipas tabelave të Bankës Botërore, borxhi publik pritet të zbresë në 75.1% të PBB-së në vitin 2024.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka këshilluar shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Në raportin e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar, FMN ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.

Raporti uli pritshmërinë për rritjen

Në raportin e fundit, Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit.

Banka pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm.

Për vitin 2022, perspektivat janë të pasigurta dhe rreziqet janë shtuar, thotë banka në pjesën për Shqipërinë. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme mund t’i shtyjnë çmimet e energjisë, ushqimeve dhe mallrave në nivele edhe më të larta, duke zvogëluar fuqinë blerëse dhe konsumin e familjeve.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 28/08/2025
RAJONI

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

22:49 : 28/08/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
NDRYSHE

Kjo pije çon në rënien e flokëve

22:31 : 28/08/2025
AKTUALITET

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025
BOTA

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025
Para

Ulja e numrit të kafshëve rrit çmimet për bulmetin dhe mishin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 28/08/2025

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

22:49 : 28/08/2025

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025

Kjo pije çon në rënien e flokëve

22:31 : 28/08/2025

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com