• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi shpallen “non grata” nga SHBA

16:47 : 11/04/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033.

Për Shqipërinë në listën e zezë janë përfshirë Aqif Rakipi, ish-deputet i PS, dhe Ylli Ndroqi, biznesmen, ndaj të cilit sPak ka nisur hetimet.

Të dy emrat e zyrtarizuar sot përfliteshin prej muajsh se do të ishin pjesë e asaj që konsiderohet si “lista e zezë” e autoriteteve amerikane.

Ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë bazuar në E.O. 14033 dhe që shënjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Vendimi i sotëm përforcon përkushtimin e Thesarit për të nxitur llogaridhënien për aktorë të përfshirë në sjellje destabilizuese dhe korruptive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E tillë sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Lufta kundër korrupsionit në mbarë botën është përparësi kryesore e administratës Biden-Harris dhe Thesari nuk do të ngurrojë të përdorë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbajtur përgjegjës aktorë të korruptuar dhe destabilizues”.

Lexo edhe:

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

Si pjesë e këtij vendimi, Departamenti i Shtetit përcakton publikisht individë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnie-Hercegovina sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ngjashme, 2022, duke vendosur atë që rëndom njihet si ndalim i vizave. Departamenti i Shtetit përcakton gjithashtu edhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë sipas 7031(c). Ky vendim i bën ata dhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar.

Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit.

Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim. Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Ylli Ndroqi, është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media.

Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025
BOTA

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025
Shkrime promocionale

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025
BOTA

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas (Video)

18:47 : 10/09/2025
AKTUALITET

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025
SHOW BIZ

Egli Tako pjesë e ‘E diell’, Xheneta Fetahu thumbon: Një kopje me dy fytyra

18:36 : 10/09/2025
Para

"Nga përfshirja në krim të organizuar te shantazhet", Sanksionet e Departamentit të Thesarit të SHBA për Ndroqin dhe Rakipin

TË GJITHA

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas (Video)

18:47 : 10/09/2025

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025

Egli Tako pjesë e ‘E diell’, Xheneta Fetahu thumbon: Një kopje me dy fytyra

18:36 : 10/09/2025

Arrestohet kameramani që filmonte vajzat e Osmanit, presidentja: Akt i rrezikshëm dhe i kundërligjshëm

18:31 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com