• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vërri, fshati në Tiranë ku banorët u zhdukën nga epidemia

10:32 : 11/04/2022
në AKTUALITET, NDRYSHE

Nëse flasim për fshatin Vërri në Tiranë nuk mund të mos e lidhim këtë fshat me Shëngjergjin. Pikërisht në Vërri është vendosur qendra e kormunës së Shëngjergjit, ndërkohë që largësia e kësaj qendre nga Tirana, Elbasani ose Burreli, kur udhëton më këmbë, është 7-8 orë.

Sipas gojëdhënave, pikërisht në këtë vend ka qenë dikur qendra e vetë fshatit të dikurshërn të Shëngjergjit, por banorët, pothuaj u zhdukën nga një epidemi e madhe, kurse ata që mbetën u ngjitën më lart, në lindje pranë lartësive dhe pyjeve të mëdha, duke u shtuar, atje ku janë edhe sot.

Emri Vërri, ka kuptimin e një vendi të ulët, vendqëndrimit për dhentë (edhe në kohë dimri), ai ka zëvendësuar emrin shumë të vjetër Padhul, që ka pasur rreth viteve 1500 dhe që atëherë është i vetmi fshat që nuk ka ndërtuar xhami pas islamizimit.

Kur e shikon nga lart, fshati Vërri, duket si një kodër e ulët e rrumbullakët dhe pak e pjerrët. Kjo ‘kodër’, nga lindja në perëndim, përqafohet nga të dy anët me përrenjtë e mëdhenj dhe të bukur të Kasallës, por dhe të Urës, që bashkohen në Erzen pranë fshatit Shëngjin.

Nga Skrepi, fshati Vërri duket si një sofër e madhe e gjelbër, por edhe e pasur, me toka pjellore e parcela të kultivuara, me bahçe e pemë frutore të shumëllojshme, pamje kjo shumë mbresëlënëse.

Lexo edhe:

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

Nga ana perëndimore, në faqen e kodrës, shtrihen banesat e vjetra prej guri, të riparuara dhe të reja të lagjes Kasallë, si lagjia e një mbi një dritareve.

Një pjesë e kësaj lagjeje të madhe dhe të vjetër, ajo e sipërmja shtrihej deri në Buzhiq të Shëngjergjit.

“Udhëtarët atje mund të qëndrojnë dy-tri net në një kullë të riparuar mirë, me oborr me bahçe dhe lule. Shëtitja mund të fillojë nga rruga e makinës për në Shënmëri, aty ku fillon ngjitja shkëmbore, nga ku duket një segment muri i kanalit vaditës.”,- shpjegon për gazetën “Si”, Skënder Farka, autor i një sërë botimesh për fshatrat turistikë të Tiranës.

Matanë përroit të Kasallës, poshtë në rrugën për në Shënmëri, në shpate të zhveshur, duken mbetje njerëzore të varreve shumë të vjetra.

“Muri i gurtë i kanalit të Islam Trimit është 60-70 m lartësi nga rruga, i ndërtuar mbi faqen pingule shkëmbore, një objekt apo vepër ndërtimi e bukur, që të bie në sy nga larg, që do t’i sillte ujë Vërrisë, në këmbim të druve Shënmërisë.

Mbi kanal shikohet rnë qartë madhështia e sakrifica njerëzore për mbijetesë: rrëzimi i disa gurëve, e bënin të rrezikshëm kalimin nga perëndimi. Duke u kthyer mbrapsht përgjatë kanalit, drejt lagjes Kasallë, ndodhesh në vendin e Tyrbes, ku duken disa gurë varri të mëdhenj e shumë të vjetër. Aty, në atë shesh të vogël, në atë lartësi, dikur grunbulloheshin e bisedonin burrat e hershëm. Prej andej, si në një ballkon natyror, shpaloset pamja e gjerë dhe mjaft piktoreske e vetë qendrës së Vërrisë, me ndërtesat e saj si qendër komune, me shtëpitë, bahçet e parcelat e mbjella përreth.

Duke u ngjitur më lart të bie në sy një pus shumë i vjetër mbi formacion të gurtë, po aty kullat e gurta të fisit Hala e më lart varri 100 vjeçar me gurë të gdhendur i Selmanit, shkruar në osmanisht.”,- rrëfen Farka.

E gjithë kjo hapësirë e gjerë, majë kodre në Kasallë është nën hijen e pemëve të shumta frutore të mbjella shumë vjet më parë.

Mbi kodër janë gjurmët e themelet e xhamisë së vjetër, e cila u dogj në vitin 1943 nga gjermanët, sepse aty pranë u plagos një ushtar i tyre, xhami, që ishte ngritur dikur mbi themelet e kishës së vjetër të fshatit me emrin e Shëntodrit.

Në qendër të lagjes, pranë shtëpisë të Qamil Bitrit, është vendi i quajtur “vendi i kishës” dhe pak më tutje kullat e vjetra të gurta 2-3 katëshe të Barom Halës, që po shkatërrohen.

Sipas Farkës në fshat ndodhet edhe një kullë e vjetër 100 vjeçare, e cila ka të veçantë, jo vetëm gdhendje ornamentesh të bukura në gurë, në harqet e hyrjeve e në frëngiitë, por reflekton edhe një eksperiencë të re në ndërtim.

“Gurët e jashtëm të mureve, të bardhë e jo të mëdhej, ishin punuar me kujdes e në formë të rregullt gjeometrike, ishin vendosur në rreshta të drejtë, afërsisht të një trashësie. I gjithë ky mund dhe kujdes ishte bërë vetëm për arsye estetike, sepse pjesa tjetër më e e më e madhe e murit, ishte me gurë të mëdhenj të papunuar e të vendosur në baltë pa shumë kujdes. Pamja nga jashtë e këtij muri të lartë guri, të ngjallte kënaqësi dhe i jepte madhështi asaj kulle të vjetër.”

E bukur është shëtitja në kullën e Hidajve, në vendin më të lartë lindor të lagjes Kasallë, rreth 50 minuta më larg e më lart.

Në atë shpat mali të zhveshur e të gurtë, dallohet një vend pak i zhytur, një “njollë e madhe e gjelbëruar” ku buron uji. Nëse afrohesh, midis gjelbërimit të pemëve të ndryshme, zabeleve e parcelave të mbjella buzë shkëmbinjve, e para që të bie në sy, është një portë e re, e madhe, e gurtë, me çati më vete, e vetmuar si ndërtim, pas së cilës shtrihet oborri i madh i kullës së gurtë dykatëshe.

Burimi i Hidajve, një nga 11 burimet e Erzenit

Duke u ngjitur 200 metra më lart në një hapësirë me gjelbërim të dendur, me pemë frutore të larta, me parcela të mbjella, ndërsa ecën në drejtim të kundërt të rrjedhës së ujit shkon te burimi i Hidajve, një tjetër nga 11 burimet e bukura të Erzenit.

Nga sipër burimit, midis pemësh e shkurresh gjenesh në një parajsë tokësore të përshatshme për ngritje kampimi, ose për organizim pikniku ditor a javor, një vendverim në natyrë.

Ndërsa para e pranë shtëpisë së familjes Hida, befasohesh nga një ngritje shkëmbore afërsisht dy kate e lartë, me sipërfaqe të sheshuar 25-35 m, ku rritet një bar i shkurtër e i bukur natyral, që quhet “Sharapop”.

Nëse shkoni si vizitorë ose si turistë, do t’ju shërbejnë me mjaltë të sapovjelë dhe përveç mjaltit, sigurisht do të shijoni edhe natyrën e mrekullueshme.(Gazeta SI)

Lajme të lidhura

RAJONI

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

17:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Laçi prezanton trajnerin e ri, kurbinasit i besojnë stolin portugezit Amorim

17:08 : 27/06/2025
BOTA

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin pas bisedimeve për çështje humanitare

17:07 : 27/06/2025
SPORT

Ylli i Barcelonës bën një hap pas, pranon ulje page për të rinovuar kontratën

16:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025
Para

Ndaj Lazios pëson më shumë se në 9 ndeshje së bashku, Immobile i prish mesataren trajnerit të Genoas

TË GJITHA

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

17:30 : 27/06/2025

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025

Zyrtare/ Laçi prezanton trajnerin e ri, kurbinasit i besojnë stolin portugezit Amorim

17:08 : 27/06/2025

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin pas bisedimeve për çështje humanitare

17:07 : 27/06/2025

Ylli i Barcelonës bën një hap pas, pranon ulje page për të rinovuar kontratën

16:52 : 27/06/2025

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

16:42 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com