• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Manchester City-Liverpool, gjithçka që duhet të dini për kryendeshjen e Premier League

12:13 : 10/04/2022
në SPORT

Manchester City dhe Liverpool përplasen pasditen e sotme në “Etihad Stadium”, në një ndeshje të madhe, që në fund mund të vendosë jo pak sa i përket garës për titullin kampion të Premier Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola vjen në këtë takim si kryesuese, me 73 pikë, një më shumë se Liverpooli i Jurgen Klopp, teksa pas kësaj përballjeje, ekipet do të kenë edhe nga 7 ndeshje në dispozicion për të zgjidhur çështjen e titullit.

“The reds” vijnë në këtë transfertë pas një serie mbresëlënëse prej 10 fitoresh radhazi në kampionat, ndërsa Manchester City, që po garon për titullin e katërt në 5 sezonet e fundit, ka lënë 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Të besuarit e Jurgen Klopp kanë fituar Carabao Cup dhe janë në garë për të marrë të katër titujt sezonalë, teksa sot kanë në favor edhe statistikat, pasi në 8 përballjet mes dy kryesueseve në javët e fundit të kampionatit, 7 janë fituar nga vendi i dytë.

“Për të fituar të 4 trofetë, ka shumë punë për të bërë dhe mbi të gjitha duhet ritëm e formë e mirë për përballimin e ndeshjeve”, deklaroi Klopp i pyetur mbi këtë çështje.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

Deri tani të dy skuadrat kanë shënuar 147 gola në kampionat, 77 prej të cilëve nga “the reds” dhe 7 më pak nga të besuarit e Pep Guardiolës.

“Për cilësitë e lojtarëve që ka, Liverpool është më i fortë fizikisht në fazën e fundit të sezonit, por në shumë gjëra shoh një ngjashmëri të madhe mes dy ekipeve”, tha Pep Guardiola.

Ndërkohë ekspertët e statistikave shprehen se nëse Manchester City triumfon sot, çon në 84% shanset për të fituar titullin, ndërsa nëse e pikët shkojnë për “the reds” atëherë këta të fundit do të kenë 68% mundësi të ngrenë titullin në fund të sezonit.

Pas pushimit në Champions, Guardiola do të ketë sërish në dispozicion mbrojtësin Kyle Walker, i cili ka shënuar në ndeshjen e kaluar ndaj Liverpool, ndërsa edhe talenti Phil Foden pritet të luajë nga minuta e parë, pasi e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Atleticos së Madridit.

Talenti anglez ka shënuar në portën e “the reds” në tre takimet e fundit dhe nëse ia del edhe sot, do të bëhet lojtari i dytë që shënon kaq rregullisht ndaj Liverpool, pas Jamie Vardy, që ka gjetur rrjetën ndaj tyre në 5 takime radhazi.

Nga ana tjetër, Jurgen Klopp nuk ka raportuar asnjë të dëmtuar të ri në prag të kësaj ndeshjeje dhe do të ketë mundësi ta përgatisë me më të mirët.

Ecuria e dy ekipeve është shumë e ngjashme në vitet e fundit, pasi duke llogaritur ndeshjet në të gjithë kompeticionet nga sezoni 2018-2019, Manchester City ka grumbulluar 338 pikë në 144 takime, ndërsa Liverpool 337, pra një më pak, aq sa është edhe diferenca e këtij sezoni në Premier League.

Më 15 janar Kevin De Bruyne vulosi fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Chelseat dhe dërgoi të besuarit e Guardiolës në kuotën e 56 pikëve, 14 më shumë se Liverpooli që atëherë mbante vendin e tretë, ndaj askush nuk besonte më se do të kishte garë për titullin kampion.

Megjithatë Liverpool ia doli të rikuperojë falë dy ndeshjeve më pak, 10 fitoreve radhazi dhe hapave fals të “citizens”, të cilët u mposhtën nga Tottenham dhe lanë pikë ndaj Southampton e Crystal Palace.

“Avantazhi prej 14 pikësh ndaj Liverpoolit ishte i gënjeshtërt, pasi ne kishim luajtur dy ndeshje më shumë se ata. Më vjen keq për pikët që lamë ndaj Southampton, pasi ishim brilantë, por gabuam në finalizim”, shprehet Guardiola.

Të dy skuadrat duan fitoren në ndeshjen e sotme, pasi e dinë mirë avantazhin që të jep suksesi në sfidën direkte, por deri në fund ka edhe 7 javë, mes të cilave edhe ndeshje të tjera si Champions apo kupa, ndaj asgjë nuk do të vendoset sot në “Etihad”.

Për më tepër, Manchester City dhe Liverpool do të rreshtohen sërish përballë njëra-tjetrës të shtunën e ardhshme në “Wembley”, në gjysmëfinalen e FA Cup, të cilin Guardiola nuk e ka shumë në mendje, pasi e di mirë se triumfi në Europë është ai që vlen më së shumti.

Shifrat e Klopp në përballjet me Guardiolën, janë më të mirat krahasuar me të gjithë trajnerët bashkëkohës, pasi në 2ë takime, ka fituar 9, ka barazuar 4 dhe ka humbur po 9, duke llogaritur këtu edhe ndeshjet kur të dy drejtonin në Gjermani Borussian e Dortmundit dhe Bayernin e Mynihut.

Megjithatë Liverpool nuk fiton në 4 ndeshjet e fundit ndaj Manchester City-t dhe hera e fundit kur ka ruajtur rrjetën të paprekur në “Etihad Stadium”, datojnë 2010-ën e largët, ndaj Klopp duhet të bazohet edhe mbi këto llogari.

“E kam thënë sinqerisht që Pep është trajneri më i mirë në botë dhe vijoj t’i qëndroj kësaj. Megjithatë mua më pëlqen të drejtoj skuadrën që mposht ekipin më të mirë në botë”, deklaroi Klopp, duke bërë edhe një lojë fjalësh.

Gjithsesi verdiktin do ta japë fusha e “Etihad Stadium”, duke nisur nga ora 17:00 /Supersport/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025
AKTUALITET

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025
SPORT

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025
SHENDETI

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025
BOTA

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025
AKTUALITET

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Para

Dramatike, dhjetëra njerëz gjenden në një varr masiv në afërsi të Kievit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com