• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejt parashkrimit/ SPAK vonon hetimin e Etleda Çiftjas, për pasurinë e pastrim parash

20:43 : 10/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK-po zhvillon prej më shumë se një viti hetimet ndaj komisioneres së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja.

Të dhënat siguruara nga “Boldnews.al” dhe që janë në dispozicion të prokurorëve specialë, krijojnë dyshime se komisionerja Çiftja ka kryer deklarim të rremë e fshehje të pasurisë, si edhe mashtrim në kredi.

Megjithatë, nga SPAK-u nuk ka pasur ende asnjë konkluzion për këtë rast, pavarësisht se hetimi për Çiftjan është ndër ata që nuk konsiderohen të komplikuar.

Vonesa e tejzgjatur e SPAK-ut rrezikon që hetimi penal të pushohet “me procedurë”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

Dyshimet mbi Etleda Çiftjan janë ngritur për pasuritë e deklaruara në formularin përkatës “para fillimit të detyrës”, në Korrik të vitit 2097, menjëherë pasi mori detyrën e Komisioneres së Vetingut.

Kodi Penal parashikon se veprat penale, për të cilat dyshohet komisionerja Çiftja, parashkruhen pas kalimit të afatit 5-vjeçar nga kryerja e tyre.

Kjo do të thotë që, nëse hetimi i SPAK-ut nuk konkludohet me regjistrimin e emrit të personit të akuzuar, Etleda Çiftja, dhe marrjen e saj të pandehur në përfundim të afatit 5-vjeçar, pra deri në Korrik 2022, atëherë çështja nuk mund të vijojë, pavarësisht nëse e ka kryer apo jo veprën penale.

Komisionerja Etleda Çiftja ka një situatë specifike në raport me Prokurorisë Speciale.

Ajo ka qenë anëtare e trupës së Vetingut që konfirmoi në detyrë drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, Arben Kraja, në Dhjetor të vitit 2018.

Tashmë, vetë Çiftja është përballë prokurorëve të drejtuar nga Kraja, nën dyshimet se ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, fshehje të pasurisë dhe mashtrim me kredinë.

Dyshimet mbi komisioneren Çiftja

Në Korrik 2017, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, plotëson deklaratën fillestare të pasurisë.

Ndër të tjera, ajo deklaron se është në pronësi të një aseti tokë arë, me sipërfaqe 3440 m2 në Qerret të Kavajës, blerë në 10 Korrik 2006, me vlerë 50 mijë euro.

Në foto: Deklarimi fillestar i pasurisë i Komisoneres së Vetingut, Etleda Çiftja

Për këtë pasuri, ajo deklaron si burim financiar 15 mijë euro të kursimeve nga paga si juriste në kompaninë private “Egnatia O. Albania” dhe 35 mijë euro të tjera kredi, të cilën duhet ta shlyejë për 20 vjet, deri në vitin 2026.

Deri këtu, nuk duket se ka ndonjë gjë të veçantë. Por, redaksia ka zbuluar kontratën që Etleda Çiftja e ka blerë këtë tokë në vitin 2006 dhe historia ndërlikohet shumë, në dëm të komisioneres së Vetingut.

Sipas kontratës me nr. 2138 Rep, nr. 1490 Kol, dt. 10 Korrik 2016, nënshkruar pranë noteres publike Luljeta Kongoli në Tiranë, rezulton se Etleda Çiftja e ka blerë këtë tokë për vetëm 300 mijë lekë të reja.

Në foto: Kontrata e blerjes së pronës nga Etleda Çiftja

Pra, kontrata e vitit 2006 shënon si vlerë blerjeje 300 mijë lekë, ndërsa në deklaratën e pasurisë është shënuar vlera 50 mijë euro.

Cila është shifra reale që ka përdorur Etleda Çiftja për blerjen e kësaj toke? Rezultati mund të dalë vetëm pas një hetimi të mirëfilltë penale, të nisur prej disa muajsh nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Megjithatë, redaksia, me aq të dhëna sa disponon, krijon dyshime të forta për kryerjen e një sërë veprash penale nga personi i zgjedhur nga Parlamenti për të verifikuar gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës.

Dyshime për “Deklarim të rremë”

Pavarësisht se kush është shifra e saktë që ka shpenzuar Etleda Çiftja për të blerë sipërfaqen e tokës, në çdo rast ajo duket se ka kryer deklarim të rremë të pasurisë.

Zonja Çiftja ka shënuar në deklaratën e pasurisë vlerën 50 mijë euro, e cila nuk përputhet me vlerën reale të kontratës së nënshkruar para noteres Kongoli.

Pra, mjafton vetëm kaq që mbi Komisioneren të ngrihen dyshime për deklarim të rremë të pasurisë.

Dyshime për “Falsifikim dokumentash”

Nga konsultimi i deklaratës së pasurisë dhe kontratës autentike të blerjes së tokës 3440 m2, krijohen dyshime se komisionerja e Vetingut, Etleda Çiftja ka falsifikuar dokumentat.

Nga njëra anë është kontrata me vlerën e blerjes 300 mijë lekë të reja dhe nga ana tjetër është kontrata që ka dorëzuar pranë një banke të nivelit të dytë, për blerjen e tokës me vlerë 50 mijë euro.

Fakti provohet lehtësisht edhe me metodën indirekte. Rregullat e bankave të nivelit të dytë parashikojnë se ato mund të disbursojnë deri në 70 përqind të vlerës së pasurisë së paluajtshme objekt i kontratave të shit-blerjes.

Nga të dhënat e vetëdeklaruara nga Etleda Çiftja, rezulton se banka ka disbursuar kredinë në vlerë 35 mijë euro, shumë e cila është saktësisht 70 përqind e vlerës 50 mijë euro.

Në foto: Deklarimi i Komisioneres Etleda Çiftja për kredinë e marrë në Shtator 2006

Pra, për të njëjtën tokë, Etleda Çiftja ka përdorur të njëjtën kontratë, por me të dhëna tërësisht të ndryshme sa i përket çmimit të blerjes.

Kjo situatë përbën një rast të pastër falsifikimi dokumentash.

LEXO edhe:

Mandati i Vetingut/ Etleda Çiftja, dyshime për pasurinë dhe mashtrim në kredi (dokumentat)

80 mln lekë pasuri me rrogën si ndihmës-Avokate. SPAK heton Etleda Çiftjan për pastrim parash

Mandati i Vetingut/ Thellohen dyshimet, Etleda Çiftja e përfshirë në pastrim parash (Dokumentat)

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410
SPORT

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
SPORT

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025
Para

Sulmi me raketa në stacionin e trenit, shkon në 57 numri i viktimave në Ukrainë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com