• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pirro Vengu hap “thesin”, 15 mln euro në dy muaj për trajnime, licensa, karburant…

21:19 : 09/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një nga aferat më të mëdha, krahas inceneratorëve, mbetet abuzimi galopant me Portin e Durrësit, një nyje strategjike, që lakmohet nga oligarkët më të mëdhenj, ,disa prej të cilëve kanë vite që operojnë në atë bregdet.

“Qershia mbi tortë” është projekti 2 miliardë euro i arabëve, por që ende nuk janë zbardhur detaje se çfarë përfiton shteti shqiptar, që i ka dhënë pasurinë publike, dhe çfarë përfitojnë arabët. Padyshim që investimi i propozuar, nëse bëhet, do t’i japë një shtysë të madhe zonës, por edhe qytetit të Durrësit.

Por, fshehtësia e negociatave, apo edhe firmat e përfolura që qendrojnë pas arabëve, të lidhura me politikën, kanë sjellë një amulli në gjithë këtë situatë. Pavarësisht se lart e poshtë përmenden emra, ai që po “përfiton” aktualisht është drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, i cili ka “bekimin” e plotë të ministres Belinda Balluku.

Vengu ka hapur “thesin”, teksa për vetëm 2 muaj ka akorduar plot 15 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, kur bëhet fjalë se Porti në atë zonë do të zhvendoset. Po, përse po hidhen kaq para’, kur në fakt në atë vend do të bëhen pallate?! Kush janë përfituesit dhe përse tani?!

Lexo edhe:

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

Faksimile: Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur disa tendera të njëpasnjëshëm për disa shërbime, që zgjasin plot 3 vite. Por, a nuk iu dha arabëve?

Redaksia e Boldnews.al, pas informacioneve për veprimet e Pirro Vengut, bëri një hulumtim të tenderëve të fundit të shpallur nga Autoriteti Portual i Durrësit. Dhe, ashtu siç edhe tregonin burimet tona, Vengu kishte akorduar shuma të mëdha vetëm brenda dy muajve! Për vetëm dy muaj, që i bie rreth 8 javë e pak, Vengu ka akorduar plot 9 tendera me vlerë mbi 100 milionë lekë të reja. Shuma më e madhe ka qenë 43.2 milionë lekë. Në total, gjatë këtyre dy muajve, Autoriteti Portual i Durrësit ka tenderuar plot 1,434,028,387 lekë pa TVSH. Nëse do t’i shtojmë 20 % e TVSH-së, shuma shkon në plot 15 milionë euro.

Shpenzime marramendëse për një Autoritet Portual, kur në fakt të gjithë po flasin se vendi i është dhënë arabëve. Por, për çfarë janë këto tendera dhe kush pritet që t’i fitojë? Natyrisht, ata që fitojnë gjithmonë. Ata që kanë koncesione brenda portit, firmat që kanë marrë me qira ambiente apo edhe firma oligarkësh.

iso
it
mhc
Faksimile: 15 milionë euro janë dhënë për trajnime, licensa, karburant, pastrime...
Faksimile: 15 milionë euro janë dhënë për trajnime, licensa, karburant, pastrime…

Siç e shkruam pak më sipër, sipas hulumtimit të Boldnews.al, rezultoi se Vengu ka hapur thesin, për tendera me vlera të mëdha. Madje, tendera me 8, 9 apo 10 shifra! Shuma të frikshme, në një kohë krize apo lufte që i cilësojnë shtetarët tanë. Por, për çfarë janë bërë këto tendera?! Nga verifikimi i redaksisë sonë doli që tenderat janë për auditime, licensa, trajnime, karburant, vinça…

Më saktësisht, tenderi me objekt “ISO, auditime, trajnime” ka një fond limit 89.925.000 lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 36 muaj. Pra, për 3 vite! Një kohëzgjatje e madhe, duke pasur parasysh investimet e pritshme arabe (nëse realizohen) siç e ka trumbetuar kryeministri Edi Rama.

Tenderi “blerje kompjuterësh, pajisje dhe licenca” ka një vlerë 11.401.340 lekë, ndërsa procedura “UPGRADE ORACLE BI” ka një vlerë 11.944.333 lekë. Ndërkohë, nga vëzhgimi rezultoi se tenderi me objekt “mirëmbajtje e infrastrukturës së IT për 3 vite” ka një fond 89.604.000 lekë, ndërsa objekti “MHC 80 TON”, ka një vlerë 385,000,000 lekë. Objekti “kontrata e mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë për 3 vite” ka një fond 32.400.000 lekë, ndërsa tenderin për blerje karburant me vlerë 20.350.542 lekë e fitoi firma Kastrati.

Para pak javësh, Boldnews.al denoncoi edhe procedurat e tenderit “pastrimi i ambienteve të jashtme të APD-së për 3 vjet”, me vlerë 69.803.172 lekë, teksa rezultoi se me ato para do të pastrohej edhe ambiente të privatëve, të koncesionarëve apo edhe të vetë arabëve. Tenderi i fundit, ishte me objekt “blerje MHC për APD-në” me vlerë plot 432.000.000 lekë. Në total, Autoriteti Portual i Durrësit ka tenderuar plot 1,434,028,387 lekë pa TVSH, ose me TVSH 15 milionë euro.

1.Objekti i tenderit: ISO (Auditime, trajnime + ISO
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 05-04-2022 Ora : 08:30
• Data e mbylljes: 05-05-2022
• Numri i referencës: REF-23949-04-04-2022
• Fondi limit: 89,925,000.00 Lekë

2.Objekti i tenderit: Blerje kompjuterash, pajisje dhe licensa
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 05-04-2022 Ora : 08:3
• Data e mbylljes: 21-04-2022 Ora : 11:00
• Numri i referencës: REF-23975-04-04-2022
• Fondi limit: 11,401,340.00 Lekë

3.Objekti i tenderit: UPGRADE ORACLE BI
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 04-04-2022 Ora : 08:00
• Data e mbylljes: 20-04-2022 Ora : 10:00
• Numri i referencës: REF-23792-04-01-2022
• Fondi limit: 11,944,333.00 Lekë

4. Objekti i tenderit: Mirembajtje e infrastrukturës së IT për 3 vite
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 04-04-2022 Ora : 08:30
• Data e mbylljes: 04-05-2022 Ora : 11:00
• Numri i referencës: REF-23774-04-01-2022
• Fondi limit: 89,604,000.00 Lekë

5.Objekti i tenderit: MHC 80 TON
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 04-04-2022 Ora : 08:00
• Data e mbylljes: 09-05-2022 Ora : 11:00
• Numri i referencës: REF-23801-04-01-2022
• Fondi limit: 385,000,000.00 Lekë

6.Objekti i tenderit: Kontrata e mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë për 3 vite
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 15-03-2022 Ora : 08:30
• Data e mbylljes: 30-03-2022 Ora : 10:00
• Numri i referencës: REF-21853-03-11-2022
• Fondi limit: 32,400,000.00 Lekë

7.Objekti i tenderit: Karburant
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 23-02-2022 Ora : 09:00
• Data e mbylljes: 15-03-2022 Ora : 11:00
• Numri i referencës: REF-20355-02-22-2022
• Fondi limit: 20,350,542.00 Lekë

8.Objekti i tenderit: PASTRIMI I AMBJENTEVE TË JASHTME TË APD-SË PËR 3 VJET
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 22-02-2022 Ora : 08:30
• Data e mbylljes: 24-03-2022 Ora : 10:00
• Numri i referencës: REF-20233-02-21-2022
• Fondi limit: 69,803,172.93 Lekë

9. Objekti i tenderit: Blerje MHC për APD-në
• Autoriteti Kontraktues: Autoriteti Portual Durres
• Data e hapjes: 09-02-2022 Ora : 08:30
• Data e mbylljes: 23-03-2022 Ora : 11:00
• Numri i referencës: REF-19136-02-08-2022
• Fondi limit: 432,000,000.00 Lekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025
SPORT

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025
BOTA

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025
SPORT

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025
Para

Duro: Fitorja do të ishte ideale, skuadra kishte ngarkesë psikologjike

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com