Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e prokurorisë italiane mbi shkatërrimin e grupit të Ergys Dashit në Itali. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafioze pak muaj më parë në Ekuador, ku sipas prokurorisë italiane kishte shkuar për të siguruar kokainë në shërbim të grupit të tij në Europë.
Ergys Dashi ishte organizatori i grupit dhe personi përgjegjës për të sjellë drogën nga Amerika Latine në Europë përmes Holandës, ndërkohë që organizonte edhe rrjetin e shpërndarësve me shumicë në rajonet e Italisë dhe shteteve përreth.
Prokuroria italiane kishte nisur përgjimet që në vitin 2017 për grupin e Dashit, ku një episod është fiksuar një moment kur ai debaton me kushëririn e tij, Edmond Dashi për pagesën në këmbim të shërbimit të transportit të kokainës në qytete dhe rajone të ndryshme të Italisë dhe shteteve përreth.
Ergys dhe Edmond Dashi sipas prokurorisë flasin me kode dhe një kg kokainë e cilësojnë si “1 bukë”.
Në përgjime është momenti kur Edmond Dashi i kërkon Ergys Dashit më shumë pagesa për shpërndarjen, ndërsa ky i fundit shprehet se ai (Edmond Dashi sh.r) ishte i vetmi që paguhej “5 mijë euro për 1 bukë”, pasi të tjerët paguheshin “3 mijë euro në muaj dhe transportonin sasi më të mëdha”.
Prokuroria italiane e ka ndjekur fizikisht dhe përmes përgjimeve grupin në fjalë duke zbuluar edhe kodet e tyre. Kështu për shembull, kur pjestarët në nivelet e poshtme të grupit donin të porosisnin kokainë, nuk përdornin fjalën “doza” por “birra”. Kur donin 5 doza për shembull, sipas prokurorisë italiane, ata thonin “më sill 5 birra”.
Pjesë nga përgjimet:
Ergys Dashi: Po ti nuk e kupton se ka të tjerë këtu që paguhen 3 mijë euro në muaj. PUMA për shembull (Odisea Leka) paguhet 3 000 euro në muaj dhe shkon e transporton 200 bukë në muaj. Hej dreq…dhe ju vazhdoni me këtë histori…po pse nga toka i nxjerrim lekët ne…
Edmond Dashi: Po ti e di që unë kam më shumë se një vit këtu..dhe isha mirë të punoja me 3 mijë euro në muaj..po lere tani!!
Ergys Dashi: Po ti nuk ke marrë 3 mijë euro në muaj. 5 mijë euro në muaj ishte minimumi..l*sh l*sh tani…Falendero Zotin!
Lexo edhe:
Kapot, detyrat dhe kodet/ Ja si organizohej grupi kriminal i Ergys Dashit