• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Wagner futet në Ukrainë, cili është grupi rus i mercenarëve

14:46 : 06/04/2022
në BOTA

Inteligjenca ushtarake britanike thotë se 1000 mercenarë nga kompania ushtarake private ruse, “Wagner Group”, janë duke u vendosur në Ukrainën lindore. Grupi ka qenë aktiv gjatë tetë viteve të fundit në Ukrainë, Siri e vendet afrikane dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Si u krijua Grupi Wagner?
Sipas një hetimi të BBC-së, Grupin Wagner mendohet se e ka themeluar një ish-oficeri i ushtrisë ruse, 51-vjeçari i quajtur Dmitri Utkin. Ai është një veteran i luftërave çeçene, një ish-oficer i forcave speciale dhe një nënkolonel i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse.

Grupi Wagner fillimisht hyri në veprim gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Tracey German, profesoreshë në King’s College në Londër, sqaron se ky grup mercenarësh ka luftuar që në ditët e para të pushtimit në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut.

“Rreth 1000 mercenarë të këtij grupi mbështetën milicitë proruse që luftonin për kontrollin e rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut. Drejtimi i një ushtrie mercenare është kundër kushtetutës ruse. Megjithatë, Wagner mund të përfshihet në konflikte jashtë vendit dhe Kremlini mund të thotë: Nuk ka të bëjë fare me ne!”.

Tracey German, profesoreshë në King’s College në Londër
Samuel Ramani, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, thotë se Wagner rekruton kryesisht veteranët e ushtrisë që duhet të paguajnë borxhet: “Ata vijnë nga zonat rurale ku ka pak mundësi për të fituar para.”

Lexo edhe:

No Content Available

Kush e financon Grupin Wagner?
Disa sugjerojnë se agjencia e inteligjencës ushtarake e Rusisë, GRU, financon dhe mbikëqyr fshehtas Grupin Wagner. Burime të tjera diskrete kanë thënë për BBC, se baza e saj e trajnimit në Mol’kino në Rusinë jugore, është pranë një baze të ushtrisë ruse. Megjithatë, Rusia ka mohuar vazhdimisht se Wagner ka ndonjë lidhje me shtetin.

Mirëpo, hetimet që identifikuan edhe lidhjet e ish-oficerit Utkin me Grupin Wagner, kanë zbuluar gjithashtu se me këtë grup është i lidhur edhe oligarku, Yevgeny Prigozhin. Miliarderi njihet me pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”, sepse ai u ngrit nga të pasurit thjesht një restorant në furnizuesin kryesor të ushqimit për Kremlinin. Shumë nga kompanitë Prigozhin janë aktualisht nën sanksionet e SHBA-së me akuzën “ndikim keqdashës politik dhe ekonomik në mbarë globin”. Megjithatë, sa i takon Wagnerit, ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me këtë grup.

Ku ka operuar Grupi Wagner?
Në vitin 2015, Grupi Wagner filloi operimin në Siri, duke luftuar përkrah forcave proqeveritare dhe duke ruajtur zonat e naftës. Grupi ka qenë aktiv në Libi që nga viti 2016, duke mbështetur forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar. Mendohet se deri në 1000 mercenarë Wagner morën pjesë në avancimin e Haftarit drejt qeverisë zyrtare në Tripoli, në vitin 2019.

Në vitin 2017, Grupi Wagner u ftua në Republikën e Afrikës Qendrore për të ruajtur minierat e diamanteve. Raportohet gjithashtu se punuan në Sudan, duke ruajtur minierat e arit. Në vitin 2020, SHBA-ja tha se Wagner kishte qenë “duke vepruar si mbulesë” në këto vende për kompanitë minerare “M Invest” dhe “Lobaye Invest” të oligarkut Prighozin.

Së fundmi, Grupi Wagner është thirrur nga qeveria e Malit, në Afrikën Perëndimore, për të ofruar siguri kundër grupeve militante islamike. Mbërritja e tyre në vitin 2021 ndikoi në vendimin e Francës për të tërhequr trupat e saj nga vendi. Mendohet se Grupi Wagner ka rreth 5000 mercenarë që veprojnë në të gjithë botën.

Çfarë krimesh dyshohet se ka kryer Wagner?
Kombet e Bashkuara dhe qeveria franceze kanë akuzuar mercenarët e Wagnerit për kryerjen e përdhunimeve dhe plaçkitjeve kundër civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore, ndaj BE-ja iu ka vendosur sanksione për këtë.

Në vitin 2020, ushtria e Shteteve të Bashkuara akuzoi mercenarët Wagner se kishin vendosur mina tokësore dhe pajisje të tjera shpërthyese të improvizuara, rreth kryeqytetit libian, Tripoli. “Përdorimi i minave tokësore dhe sulmet nga Wagner Group po dëmtojnë civilët e pafajshëm”, tha admirali Heidi Berg, drejtor i inteligjencës në Komandën e Ushtrisë Amerikane në Afrikë.

Çfarë po bën Grupi Wagner në Ukrainë?
Në javët para pushtimit rus të Ukrainës, mendohet se mercenarët e Grupit Wagner kryen sulme në Ukrainën lindore për t’i dhënë Rusisë një pretekst për të sulmuar, me anë të taktikës së quajtur “flamur i rremë”. Një operacion i flamurit të rremë është një veprim i kryer me qëllim të maskimit të burimit të vërtetë përgjegjës dhe fajësimit të një pale tjetër.

Së fundmi, shumë mesazhe janë shfaqur në mediat sociale ruse duke rekrutuar mercenarë dhe duke i ftuar ata në “një piknik në Ukrainë”. Megjithatë, grupet mercenare kanë filluar të përdorin emra të tjerë, të tillë si “The Hawks”. Candace Rondeaux, profesoreshë e studimeve ruse në Universitetin Shtetëror të Arizonës, thotë se kjo mund të shënojë një përpjekje për t’u larguar nga emri Wagner sepse tashmë emri i tyre është i njollosur.

/A2News/

Etiketa: cili është grupi rus i mercenarëveWagner futet në Ukrainë

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Të ka ndihmuar apo penguar fakti që je motra e Saimir Kodrës? Ja çfarë thotë Dona Kodra

TË GJITHA

Tragjedia me 298 të vdekur! OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines” më 2014

16:52 : 13/05/2025

Mbyllet epoka e Lucas Vazquez te Real Madrid, 33-vjeçari largohet me parametra zero

16:44 : 13/05/2025

Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta nga Greqi

16:43 : 13/05/2025

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025

Zyrtare/ Te Vllaznia nis ‘reforma’, klubi shkodran ndan rrugët me drejtorin sportiv Tefik Osmani

16:22 : 13/05/2025

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

16:12 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com