• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jetonte në kushte të mjerueshme e me këmbë të prerë, vdes 63-vjeçari

21:45 : 05/04/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Në ish-konviktin e ndërtimit në Korçë, aktualisht janë strehuar familje të pastreha dhe jetimë. Banorët e kësaj godine tregojnë se këtu banon edhe një 63-vjeçar i vetmuar i cili për shkak të gangrenës ka prerë një këmbë.

Pasi e mbajtën një muaj në spital, e kanë kthyer në godinën e konviktit pa njeri që të kujdeset për të e pa shërbim shëndetësor.

Banori: Unë i jam drejtuar emisionit “Stop” sepse pikërisht këtu në kat të parë jeton një person. Para një jave i kanë bërë operacion këmbën, i kanë prerë këmbën. Nuk e mbajtën në spital, e sollën këtu. Ai ka akoma tubat në bark, është shumë i sëmurë.

Gazetarja: Sa vjeç është personi?

Banori: Ai është 65 vjeç.

Lexo edhe:

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

Gazetarja: Me kë jeton?

Banori: Ai nuk ka njeri, jeton vetëm. Nuk ka kush të kujdeset për të. Këto ditë unë e kam ndihmuar. Kjo zonja…

Banorja: Ka qenë i sëmurë, kanë ardhur 2-3 herë ambulancat. Ka shkuar në spital, ka hyrë, ka dalë…

Gazetarja: Çfarë sëmundjeje ka?

Banorja: Nuk e kam idenë.

Banori: Gangrenë në këmbë.

Gazetarja: Dhe për këtë arsye…

Banorja: Ia kanë prerë një këmbë. Në ditën që e sollën këtu, iu kam thënë mjekëve që e sollën këtu që ai nuk ka njeri, si e sollët këtu?! Ai do të vdesë pa njeri. Ne bëmë shërbimin tonë, më tha. Banjat janë larg, ujë të ngrohtë nuk ka, dushe nuk ka, pa drita jemi.

Gazetarja: Pse jeni pa drita?

Banorja: Që në datën 8 Mars na i kanë prerë dritat.

Gazetarja: Sa familje jetoni?

Banori: Në kat të parë mund të jenë 10 familje, kurse sipër ne jemi 12 veta.

Gazetarja: Që të mos humbasim kohë, ju lutem më shoqëroni tek dhoma.

Gazetarja: Përshëndetje, si ia kalove? Unë jam Odeta, nga “Stop”!

Banori: Ky nuk flet dot Odeta është shumë i sëmurë, siç e shikon dhe vetë. Të ta tregoj dhe plagët. Kjo këtu është plaga, siç e shikoni dhe vetë këmbën e prerë. Shikoni si i është bërë këmba. Shikoje ambientin, flet vetë. Nuk kam se çfarë të shpjegoj më shumë. Ne jemi kujdesur, kjo zonja këtu. Nuk ka njeri fare, prandaj iu drejtuam dhe emisionit “Stop” që të shikonit se çfarë mund të bëhet, të sistemohet dhe ky se është gjynah se është njeri dhe ai.

Në një komunikim me drejtorin e spitalit Korçë, Litian Broka, ky i fundit dërgoi ekipin mjekësor për ta çuar sërish në spital për 10-15 ditë, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.

Drejtori Litian Broka: Patjetër të dërgojmë ashtu, do ta marrim ta rishikojmë gjendjen. Do të merret patjetër kshu, meqënëse juve keni parë dhe e shikoni, që është gjendje e vështirë dhe do mbarojë mjekimi, siç e do protokolli. 10 ditë, 15 ditë, kur të shërohet! Ju lutem ndihmojeni! Ke bërë shumë mirë! Do Zoti të vejë për mirë për këtë njeri, dhe kjo puna ime dhe e jote të vejë mirë, që ky të rregullohet!

Gazetarja: Rrofsh, shumë faleminderit.

Drejtori Litian Broka: Të lutem, faleminderit dhe ti! Faleminderit shumë!

Për situatën kritike të 63-vjeçarit, gazetarja e “Stop” foli edhe me drejtoreshën e Shërbimit Social Korçë, e cila premtoi strehimin në një qendër rezidenciale.

Gazetarja: Përshëndetje zonja Jorgji, si jeni?

Drejtoresha Marjana Jorgji: Përshëndetje! Si jeni mirë?

Gazetarja: Unë jam Odeta nga emisioni investigativ “Stop”.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Po, Odeta! Më thuaj!

Gazetarja: Më ka ardhur një raportim me një 63-vjeçar i cili quhet Beqir Andrea, është i pastrehë, jeton i vetëm. Ka dhe një problem shëndetësor. Zotëria në fjalë, para 1 muaji ka prerë njërën prej këmbëve për shkak të një gangrene që kishte në këmbë. Megjithatë emisioni investigativ “Stop” pasi komunikoi me titullarin e spitalit rajonal të Korçës, e sistemoi provizorisht tek ambientet e spitalit rajonal. Por ideja është se ky nuk është një strehim i përhershëm.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Një zgjidhje, po! Unë për momentin, jam në një takim me Bashkinë në fakt.

Gazetarja: Po, për shkak se jeni në një takim në bashki, mund ta kosumoni këtë gjë.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Po, patjetër! Po e konsumoj edhe me stafin e Bashkisë dhe të shikojmë mundësinë.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Shiko! Neve e biseduam edhe pak me Bashkinë. Normalisht këto e kishin strehuar tek konvikti, bashkia pra, deri në momentin, që përfundoi në spital. Po meqënëse në momentin, që ai del nga spitali, ka nevojë për përkujdesje.

Gazetarja: Po, ka nevojë sepse është i sëmurë, është me një këmbë.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Po, po, po! Nuk është normale, që t’i shërbejë vetes, por ka nevojë për shërbim! Atëherë folëm në Qendrën Rezidenciale e Aftësisë së Kufizuar, që kemi këtu në Korcë dhe në momentin, që zotëria do të plotësojë ditët në spital, ne do ta shoqërojmë dhe do ta çojmë atje, meqënëse ka dhe infermieri dhe shërbim për kujdes.

Gazetarja: Domethënë, ky rast u zgjidh?

Drejtoresha Marjana Jorgji: Patjetër, patjetër!

Por fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë, megjithëse emisioni “Stop” kishte organizuar gjithë sistemimin e tij.

Qytetari: Shkova në spital, që të interesohesha, dhe më thanë, që ka vdekur.

Drejtori Litian Broka: Sapo e sollët juve, doktorët e shtruan direkt në reanimacion, në pavion te urgjenca dhe i doli me insuficensë renale akute. Probleme me veshkat, s’punonin. Edhe gangrena e këmbës tjetër, dhe probleme me mëlçinë, p.sh iu bënë multi sëmundje, multi patologjike.

Gazetarja: Ai mbase kaq e ka pasur caktim nga Zoti, por ideja është që edhe njerëzit duhej të vepronin pak.

Drejtori Litian Broka: Po, po! Kush duhet të vepronte?

Gazetarja: Flas qëkur doli nga spitali, të ishte folur me shërbimin social, se di!

Drejtori Litian Broka: Nuk…, çfarë mund të bëjë spitali më shumë?/tvklan.al

Lajme të lidhura

BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
Para

Berisha: Bllakon e sollën me helikopter nga Greqia, ishte arratisur me Ergysin...

TË GJITHA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com