• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Do vij për 10 minuta’/ I riu rreh hidraulikun në lokal: Kishte 10 ditë që më gënjente

20:19 : 05/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Një punëtor u rrah në mes të një kafeneje në kryeqytet nga një i ri, që mbasi e priti gjatë që t’i rregullonte rubinetin e çezmës, shkoi në vendin ku burri po pinte kafe dhe pa pyetur aspak e grushtoi në fytyrë.

Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje komisariatin numër 2, bënë me dije burimet e Gazetasi.al, pasi shtetasi B.X e la kafenë në mes kur e rrahën, por me qëllimin që t’i tregonte policisë se çfarë i kishte ndodhur.

Emri i të denoncuarit ishte një qytetar që kishte orë që e priste që ai t’i rregullonte çezmën, por 47-vjeçari e kishte lënë ta priste, pasi kishte takuar një mik dhe nuk e linte dot vetëm të njohurin e tij.

“Ngjarja në fjalë më ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, pasi aty punoj prej vitesh dhe ishte ora 9:15 minuta. U ula për të pirë një kafe kur më vjen në mes të lokalit, ky person dhe pa më thënë asnjë fjalë më godet me grusht”,– e nis rrëfimin e tij denoncuesi që punon hidraulik.

I pyetur se çfarë konflikti kishte më të riun, hidrauliku u përgjigj: “Ai më tha a po vjen të më rregullosh çezmën që kam tek shtëpia, unë i thashë po do vij”.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

“Pastaj më mori në telefon dhe më tha pse gënjen, pse nuk po vjen dhe filloi duke më sharë e ofenduar. U mundova ta sqaroj se më kishte ardhur një mik nga Anglia dhe se nuk shkoja dot, por ai më ofendoi. Pastaj erdhi aty ku po pija kafe dhe me goditi, por ndërhynë persona të tjerë në kafene dhe u largua. Pastaj u kthye përsëri dhe më tha, “do të vras.” – shton më tej hidrauliku.

Policia i bën me dije Gazetasi.al se thirri menjëherë të denoncuarin që është qytetari me inicialet K.M. Ai tregoi se e humbi qetësinë nga mungesa e korrektesës së hidraulikut, që kishte dhjetë ditë që premtonte se do vonohej vetëm dhjetë minuta, por që duke e mbajtur me premtime, nuk kishte shkuar ta sistemonte defektin në banesën e tyre.

“Nëna ime kishte komunikuar me këtë person për problemin e çezmës së ujit. Ky person i kishte thënë që do shkonte, por kishte 10 ditë që i thoshte vonohem 10 minuta. Ndërkohë, çezma rridhte dhe uji ishte kthyer në problem. Sot kur po shkoja tek shtëpia e nënës, e pashë këtë person të ulur në kafe duke bërë muhabet. I thashë pse nuk vjen ta rregullosh dhe më tha edhe mua do vij për dhjetë minuta”, shpjegon ai.

I denoncuari këmbëngul se kishte shkuar në banesën e të ëmës dhe kur koha kalonte dhe hidrauliku nuk po vinte, ai pa që kishte kaluar më tepër se një orë duke pritur.

“E telefonova dhe mu përgjigj, më prit po deshe se më ka ardhur një shok nga Anglia. E pyeta se ku ishte dhe më tha: “Jam tek lokali”. Shkova në lokal dhe i kërkova llogari, i thashë pse tallesh me mua, ne të presim dhe ti po pi raki? E kam ofenduar”, pranon ky person sipas burimeve të Gazetasi.al.

Por ai jep versionin e tij duke kujtuar se hidrauliku e kapi për fyti dhe në këto çaste ai e humbi qetësinë.

“Isha i mërzitur sepse ky person prej dhjetë ditësh gënjeu nënën time, uji rrjedh dhe problemi ishte i pazgjidhur. Më gënjeu dhe u tall dhe me mua, ndërsa unë po e prisja lart ai rrinte në kafene”, këmbëngul djali që pavarësisht deklaratës dhe versionit të tij pritet të referohet për dëmtime me dashje.

Fati i tij sipas policisë varet tanimë vetëm nga hidrauliku i cili në rast se tërhiqet nga denoncimi, mund ta zbusë pozitën e të riut.

Policia thotë se i riu e zgjidhi problemin me çezmën tek një specialist tjetër, por tashmë i është hapur problem me drejtësinë nga një qytetar, i cili nëse nuk ka marrë një mësim për të respektuar kohën e tjetrit dhe për të qenë korrekt, së paku tregoi se mund të çohet nga kafeneja dhe të bëjë diçka ndryshe./Gazeta Si/

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Formacionet zyrtare/ Benfica-Liverpool, ja si rreshtohen skuadrat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com