• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Europiani U-19 për femra/ Tanushi dhe Caka: Shkojmë në Turqi për vendin e parë

17:29 : 03/04/2022
në SPORT

Pas miqësores së zhvilluar ditën e djeshme ndaj Tiranës, Kombëtarja U-19 për femra ka vijuar edhe ditën e sotme me përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të raundit të dytë që do të zhvillohen në Turqi, të vlefshme për Kampionatin Europian 2022.

Ekipi i drejtuar nga Kreshnik Krepi ka nisur që nga dita e hënë grumbullimin, teksa ditën e nesërme do të niset drejt Turqisë ku do të luajë tre sfidat ndaj vendit pritës, Izraelit e Qipros.

Sakaq, fshf.org ka ndjekur çdo ditë nga afër seancat stërvitore të Kombëtares U-19 dhe ka zhvilluar edhe intervista me dy lojtare të ekipit, Matilda Tanushi dhe Fabiola Caka, që të pyetura lidhur me ftesën nga stafi kuqezi për të përfaqësuar Kombëtaren në këtë raund shprehen shumë të lumtura.

Tanushi, një lojtare cilësore e skuadrës, që ishte edhe protagoniste në kualifikueset e kaluara me një gol thotë për fshf.org se objektivi i skuadrës është vendi i parë, teksa thekson se edhe skuadra është mjaft e karikuar.

Ftesa nga Kombëtarja – “Sigurisht, jam shumë e emocionuar që mora sërish një ftesë nga Kombëtarja dhe do të përfaqësoj Shqipërinë në ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian” – thotë Tanushi që komenton edhe atmosferën në ekip. “Me vajzat jemi shumë mirë, jemi të karikuara dhe shpresojmë të marrim rezultate të mira ashtu si në raundin e parë. Kemi si objektiva fitoren dhe të dalim në vendin e parë”.

Lexo edhe:

Europiani U-19/ Shqipëria e Ahmatajt “pa busull”, kuqezinjtë regjistrojnë humbjen e dytë radhazi

Europiani U-19/ Shqipëria e Bulkut i nis me humbje kualifikueset (VIDEO)

Në fund, Tanushi flet edhe për ëndrrën e saj që është Kombëtarja A. “Normal që synimi i çdo futbollisteje është të arrijë te Kombëtarja e madhe A dhe pse jo të realizojë ëndrrat e saj në ekipe më të mëdha si këtu në Shqipëri dhe jashtë shtetit” – përfundon ajo për fshf.org.

Fabiola Caka, një tjetër futbolliste e Kombëtares U-19 nuk e fsheh emocionin që rikthehet të luajë me skuadrën. “Patjetër që jam e lumtur dhe e prisja këtë ftesë nga Kombëtarja. Shpresoj të bëj maksimumin për të arritur tre fitoret në Turqi” – thotë Caka, ndërsa flet edhe për dy testet ndaj Malishevës e Tiranës. “Grupi po punon shumë mirë, prej gati një jave. Kemi dhënë maksimumin në ndeshjet ndaj Malishevës së Kosovës dhe Tiranës dhe shpresojmë që me këtë ritëm të vazhdojmë dhe të bëjmë akoma edhe më mirë” – vijon më tej futbollistja kuqezi për fshf.org.

Shqipëria është shortuar në të njëjtin grup me Turqinë, Izraelin e Qipron, teksa Caka shpreson se skuadra jonë do të renditet në vend të parë. “Pa dyshim që grupi është shumë i vështirë, por shpresojmë që falë punës së bërë nga skuadra dhe trajneri të arrijmë të marrim pikët maksimale” – thotë ajo.

Synimet për të ardhmen? – “Si çdo vajzë, edhe dëshira ime është të arrij Kombëtaren A dhe të bëj paraqitje sa më të mira për vendin tonë” – përfundon Caka për fshf.org.

Etiketa: Europiani U-19Tanushi

Lajme të lidhura

SPORT

Europiani U-19/ Shqipëria e Ahmatajt “pa busull”, kuqezinjtë regjistrojnë humbjen e dytë radhazi

16:29 : 16/11/2024
SPORT

Europiani U-19/ Shqipëria e Bulkut i nis me humbje kualifikueset (VIDEO)

16:20 : 15/11/2023
SPORT

Po shkëlqen te Europiani U-19, PSG rrëmben italianin e talentuar

21:42 : 04/07/2023
SPORT

Europiani U-19 për vajza/ Shqipëria mundet nga Skocia në ndeshjen e parë

20:01 : 05/04/2023
Para

Dhuna ndaj Stivi Frashërit, ja si paraqitet gjendja e portierit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com