Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Tiranës këtë mbrëmje për të shtëna me armë zjarri në zonën e Astirit.
Policia po kreh zonën si dhe ka ngritur pika kontrolli për persona të dyshimtë.
Siç shihet edhe nga video e mëposhtme, policia ndodhet në rrugën ‘Teodor Keko’ ku ka ngritur një postbllok.
Nga raportimet e para mësohet se policia ka shoqëruar një person.