• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria feston sot 13-vjetorin e anëtarësimit në NATO

09:53 : 01/04/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

1 prilli shënon 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Prej vitesh, Shqipëria ka dhënë kontributin e saj proporcional dhe thelbësor, si një anëtare  e kësaj organizate.

Në vitin 2009 pas ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare, Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e Aleancës.

Më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit tonë kombëtar në NATO.

Rrugëtimi i Shqipërisë ndër vite për anëtarësimin në NATO

Lexo edhe:

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

Gjatë regjimit komunist Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës, blloku ushtarak i vendeve komuniste të Evropës, ku ishte anëtarësuar që në vitin 1955, ndërsa u largua nga ky bllok në vitin 1968.

Pas largimit nga Traktati i Varshavës, Shqipëria nuk ishte anëtare e ndonjë aleance ushtarake, ndërsa e shikonte NATO-n (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut-North Atlantic Treaty Organization) me frymën që e shikonin vendet e tjera komuniste.

Pas përmbysjes së regjimit komunist, Shqipëria përcaktoi integrimin euroatlantik si një objektiv strategjik për vendin, duke mos ndërprerë proceset e integrimit dhe duke u angazhuar në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të këtij procesi. Ky proces për rreth 17 vite me radhë ka kaluar nëpër sfida dhe angazhime të ndryshme të vendit, si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka kaluar në disa momente kryesore, që fillon me vitin 1992, ku vendi pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC). NACC ishte organizmi i parë që krijoi Aleanca për të ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore.

Që nga ai vit, pavarësisht se cilat forca politike kanë drejtuar qeveritë gjatë viteve të tranzicionit dhe deri në anëtarësim me të drejta të plota, janë të shumta nismat dhe proceset ku është përfshirë Shqipëria, duke përfshirë edhe në misionet ushtarake paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës.

Në periudhën 1992-1999, Shqipëria vazhdoi përpjekjet rreth procesit të aderimit, duke u përfshirë në iniciativa të ndryshme dhe nënshkrimin e disa dokumenteve që do t’i hapnin rrugën procesit të anëtarësimit të plotë.

Ftesa për anëtarësim në vitin 2008

Në vitin 1999, Shqipëria u pranua si vend aspirant për anëtarësim, ndërsa procesi hyri në një fazë të re, duke u intensifikuar angazhimet e shtetit shqiptar në kuadër të këtij procesi i cili kishte edhe mbështetje ndërkombëtare. Më pas, po këtë vit Shqipëria paraqiti për herë të parë Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO.

Në kuadër të proceseve dhe nismave për integrimin në NATO, në maj të vitit 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia (sot Maqedonia e Veriut), së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nënshkruan Kartën Adriatik 3-SHBA, që u konsiderua si një nismë që do të përgatiste hyrjen e tre shteteve në NATO.

Gjatë viteve 2004-2008, Shqipëria vazhdoi procesin e bashkëpunimit me Aleancën dhe për përmbushjen e objektivave të partneritetit, që përcaktonin disa masa për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me qëllim për të operuar së bashku me forcat e NATO-s.

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit më 2 prill 2008. Më 25 prill 2008 Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin, bisedime që përfshinin disa çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore, ndërsa më 9 korrik 2008, vendet anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel protokollet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Anëtarësimi zyrtar më 1 prill 2009

Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Para, por edhe pas anëtarësimit, Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, nga viti 1994 kur filloi edhe angazhimi në misionet ndërkombëtare dhe deri sot, në misionet e drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, kanë kontribuar një personel prej 6982 ushtarakësh të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 10 viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake.

Etiketa: anetaresimnato

Lajme të lidhura

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:19 : 25/08/2025
BOTA

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025
AKTUALITET

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025
BOTA

E zbulon Rutte: Ja ku dhe kur do të mbahet samiti i radhës i NATO-s

20:02 : 19/08/2025
BOTA

Trump dhe Zelensky përfundojnë takimin, nis diskutimi me liderët evropianë

21:10 : 18/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
Para

Çani: Partia Demokratike duhet të shqyhet, jo të hapet

TË GJITHA

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

21:34 : 25/08/2025

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj: Ndihem i tradhëtuar nga Shabani

21:20 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com