• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Importet e naftës bien 10% në mars/ Ulet konsumi nga ndërtimi, por jo për përdoruesit e makinave

08:24 : 01/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Lexo edhe:

No Content Available

Konsumi i karburanteve ka filluar të ndikohet në mars nga shtrenjtimi i lartë i tyre, por efektin kryesor po e jep sektori i ndërtimit, që po reflekton edhe faktorë të tjerë të lidhur me kostot e lëndëve të para.

Sipas të dhënave të Doganave, të vëna në dispozicion për “Monitor” në janar importet e karburanteve ishin 55 milionë litra, me një rritje prej 14% në krahasim me janarin 2021. Çmimi mesatar i importit në dogana për janarin, ishte 68.2 lekë për litër, nga 50.4 lekë që ishte mesatarja e periudhës 2016-2021.

Në shkurt, importet arritën në 52.8 milionë litra, me një rritje prej 9.4% në krahasim me shkurtin e një viti më parë. Çmimi mesatar i importit në dogana për shkurtin, ishte 76.7 lekë për litër, nga 50.4 lekë që ishte mesatarja e periudhës 2016-2021.

Për periudhën janar-shkurt, importet e karburanteve janë rritur me 11.8%.

Marsi është muaji i parë, kur është shënuar një rënie e importeve. Sipas të dhënave që janë të disponueshme për datat 1-25 mars, importi i benzinës ishte 5.2 milionë litra, me një rënie prej 11.9%.

Importet e naftës po për periudhën 1-25 mars ishin 33 milionë litra, me një rënie prej 10.3% në raport me të njëjtën periudhë të një vit më parë.

Gazi zbriti në 17.8 milionë litra, me një rënie prej 8.8% me bazë vjetore.

Për periudhën 1-15 mars, çmimi mesatar i një litri karburant në dogana shënoi një rritje të ndjeshme, në 105.3 lekë për litër, dy herë me e lartë se mesatarja e periudhës 2016-2021, sipas të dhënave nga Doganat për sasitë e importuara dhe vlerën, të përpunuara nga Monitor.

Operatorët e tregut pohojnë se tkurrja e konsumit është konstatuar te kompanitë e ndërtimit, që punojnë me tendera, të cilat janë frenuar për momentin për shkak të shtrenjtimit të hekurit, çka ka rritur kostot, duke tejkaluar vlerësimet fillestare. Sipas të dhënave nga bursat ndërkombëtare, çmimi i hekurit ishte 955 dollarë për ton para se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, ndërsa aktualisht ka arritur në 1254 dollarë për ton, me rritje 31%.

Ndërsa tek veturat, sipas tyre, nuk është vënë re tkurrje konsumi, me përjashtim të zonave kufitare, që i mbushin makinat në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, ku nafta tregtohet 30-40% më lirë. Në mungesë të një sistemi eficient dhe të shpejtë të transportit publik, makina nuk është luks, por një domosdoshmëri për shumëkënd që e ka punën larg shtëpisë.

Një litër naftë aktualisht tregtohet me 237 lekë për litër, nga 195 lekë që ishte në fund të shkurtit. Karburantet u shtrenjtuan në bursa pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke arritur deri në 130 dollarë për fuçi në fillim të marsit, nga rreth 90 dollarë që ishte nafta në fund të shkurtit. Çmimet kanë shënuar luhatje të shumta këto javë dhe aktualisht janë në tendencë rënëse. Në 30 mars, një fuçi naftë tregtohej me 107 dollarë për fuçi.

Një ditë më parë, zv/kryeministri deklaroi se konsumi i naftës është përgjysmuar, por as të dhënat e doganave për importet dhe as deklarimet e operatorëve të tregut nuk e konfirmojnë këtë përgjysmim.

Burimi: Doganat
Burimi: Doganat, përpunime të Monitor
GRAFIKU: Çmimi i naftës në bursa 6 muajt e fundit (USD/fuçi)/Monitor.al/

Etiketa: Importet e naftës bien 10% në mars; ulet konsumi nga ndërtimipor jo për përdoruesit e makinave

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Qeveria merr vendimin: E shtuna do të jetë ditë pune

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

09:19 : 17/05/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

09:15 : 17/05/2025

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

08:45 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com