• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëzoi mandatin, GJKKO autorizon arrestimin e Alqi Bllakos

12:14 : 31/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

GJKKO pranon kërkesën e SPAK për vendosjen e masës “arrest me burg” për deputetin e dorëhequr Alqi Bllako.

Pas marrjes së vendimit nga GJKKO, urdhri i kalohet Policisë së Shtetit për të bërë ekzekutimin e vendimit.

Këtë të Enjte, Kuvendi shpalli edhe vakancën për mandatin e Alqi Bllkos. Ai e dorëzoi mandatin e deputetit ditën e djeshme, pasi SPAK e akuzon për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror i zgjedhurve vendorë”, në hetimin për inceneratorin e Fierit.

“Ju njoftoj se Bllako ka dorëzuar në Kuvend mandatin se dorëzon deputetin. Në këto kushte, mandati i tij mbaron, Kuvendi shpall vakancën për plotësimin e saj”, tha drejtuesja e seancës Ermonela Felaj.

Sipas prokurorisë, Bllako ka përfituar rreth 150 mln lekë (të vjetra) ryshfet për të favorizuar kompaninë që fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit në Fier – “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.

Lexo edhe:

No Content Available

“…Nga ana e shtetasit Alqi Bllako, me detyre ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë procedurës së shpronësimit të tokës për efekt të ndërtimit të inceneratorit Fier, janë kryer veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, duke lejuar me dashje ardhjen e pasojës, shkaktimin e një dëmi në buxhetin e shtetit, prej 16.288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë dhe në këto kushte dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal”… Nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe InfrastrukturCs së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncensionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k., kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në mënyrë të tërthortë, në shumën prej 14.964.900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Për këtë fakt shtetasi Alqi Bllako dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal”, shpjegohet në një dokument që SPAK i dërgoi Kuvendit.

Sipas prokurisë, shuma e parave është përfituar nga paga si “Drejtor Kantieri” që babai i Alqi Bllakos ka marrë pranë shoqërisë “Integrated Energy BV”.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Edmond Bllako (babai i shtetasit Alqi Bllako), është punësuar me funksionin ‘Drejtori Kantieri’, pranë shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, me aksioner shtetasin Klodian Zoto, e cila është shoqëria koncesionare për objektin ‘Ndërtim landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese Tiranë’, nëpërmjet kontratës së punës, datë 25 tetor 2018, bërë ndërmjet shoqërisë ‘Integrated Energy BV SPV’, shpk dhe shtetasit Edmond Bllako, me pagë mujore 6,000 (gjashtë mijë) euro në muaj bazuar në këtë kontratë pune rezulton se shtetasi Edmond Bllako nga muaji tetor i vitit 2018 deri në muajin janar të vitit 2020, ka përfituar shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë”, thuhet në të njëjtin dokument.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorisë, vendosi të Hënën caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për një apartament në Tiranë, në zotërim të të atit të Alqi Bllakos – Edmond Bllako. Apartamenti është me sipërfaqe 99.48 m2, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro. Sipas SPAK, prona përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Etiketa: SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Will Smith do t’i hiqet çmimi “Oscar” pas shuplakës së bujshme? Flet guvernatorja e Akademisë së Aktorëve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

14:45 : 16/05/2025

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com