• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera me inceneratorin e Fierit/ Arrestohet Alqi Bllako

13:03 : 31/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Ai dorëzoi ditën e djeshme mandatin e deputetit. Pas kësai, SPAK kërkoi vendosjen e masës “arrest me burg” për deputetin e dorëhequr Alqi Bllako. GJKKO pranon kërkesën e prokurorisë, që u ekzekutua nga policia.

Pas ndalimit, Bllako u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Hetimet

Sipas prokurorisë, Bllako ka përfituar rreth 150 mln lekë (të vjetra) ryshfet për të favorizuar kompaninë që fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit në Fier – “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.

Lexo edhe:

Kthimi në burg i Alqi Bllakos, avokati: Çështjen do e çojmë në Gjykatën e Lartë!

“…Nga ana e shtetasit Alqi Bllako, me detyre ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë procedurës së shpronësimit të tokës për efekt të ndërtimit të inceneratorit Fier, janë kryer veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, duke lejuar me dashje ardhjen e pasojës, shkaktimin e një dëmi në buxhetin e shtetit, prej 16.288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë dhe në këto kushte dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal”… Nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe InfrastrukturCs së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncensionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k., kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në mënyrë të tërthortë, në shumën prej 14.964.900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Për këtë fakt shtetasi Alqi Bllako dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal”, shpjegohet në një dokument që SPAK i dërgoi Kuvendit.

Sipas prokurisë, shuma e parave është përfituar nga paga si “Drejtor Kantieri” që babai i Alqi Bllakos ka marrë pranë shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” me aksioner Klodian Zototn – në kërkim për dosjet hetimore të inceratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Edmond Bllako (babai i shtetasit Alqi Bllako), është punësuar me funksionin ‘Drejtori Kantieri’, pranë shoqërisë ‘Integrated Energy BV SPV’ sh.p.k, me aksioner shtetasin Klodian Zoto, e cila është shoqëria koncesionare për objektin ‘Ndërtim landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese Tiranë’, nëpërmjet kontratës së punës, datë 25 tetor 2018, bërë ndërmjet shoqërisë ‘Integrated Energy BV SPV’, shpk dhe shtetasit Edmond Bllako, me pagë mujore 6,000 (gjashtë mijë) euro në muaj bazuar në këtë kontratë pune rezulton se shtetasi Edmond Bllako nga muaji tetor i vitit 2018 deri në muajin janar të vitit 2020, ka përfituar shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë”, thuhet në të njëjtin dokument.

Sipas prokurorisë, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton jashtë vendit:“Referuar sistemit TIMS rezulton se në 16.4.2019 Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos drejt Italisë për tu kthyer një ditë më pas po me Zoton”.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorisë, vendosi të Hënën caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për një apartament në Tiranë, në zotërim të të atit të Alqi Bllakos – Edmond Bllako. Apartamenti është me sipërfaqe 99.48 m2, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro. Sipas SPAK, prona përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Etiketa: LAJM I FUNDIT/ Arrestohet Alqi Bllako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kthimi në burg i Alqi Bllakos, avokati: Çështjen do e çojmë në Gjykatën e Lartë!

13:24 : 09/11/2022
Para

Detajet/ Bllako shkoi në Torino me Zoton për të parë ndeshjen e Ligës së Kampioneve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com