• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS propozon Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetaj në Këshillin Mbikqyrës të BSH-së

14:59 : 30/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi të martën dy kandidatura për vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kandidaturat e përzgjedhura dhe të mbështetura me numrin e nevojshëm të firmave të deputetëve janë Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj, të dy të mbështetur nga grupi parlamentar i PS-së.  Angjeli ka një karrierë politike në PS, ish-ministër dhe ish-deputet, ndërsa Ahmetajt e cila mban detyrën e zëvendësguvernatorit të dytë të BSH-së, po kërkon një mandat të ri në Këshillin Mbikqyrës.

Drejtuesja e mbledhjes, Blerina Gjylameti, tha se pas dëgjesave të zhvilluara me të gjitha kandidaturat e paraqitura për dy vakancat, kandidaturat e Angjelit dhe Ahmetajt, përtej vlerësimit që kanë marrë në komision për përvojën, meritat profesionale dhe vizionin e tyre, përmbushin kriteret ligjore dhe kanë marrë mbështetjen e 28 deputetëve, siç parashikohet në ligj.

Emrat nuk u kontestuan nga përfaqësuesit e opozitës, por deputeti i PD-së Arbi Agalliu kontestoi faktin që ato janë të propozuar vetëm nga mazhoranca duke e lënë sipas tij opozitën pa përfaqësim në këtë institucion të pavarur.  “Banka Qendrore është e pavarur dhe do ishte e udhës që të kishte një lloj përfaqësie dhe nga opozita. T’i rikthehemi një tradite që ka ekzistuar të paktën në BSH, ku anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, të kenë një lloj gjithëpërfshirje të pozitës dhe opozitës”- tha ai. Agalliu e cilësoi ndërhyrjen e tij një propozim për mazhorancën që të ketë “një lloj konsensusi përsa i përket përfaqësimit në këtë Këshillin Mbikqyrës”.

Propozimi i deputetit të PD-së u cilësua i vonuar nga Gjylameti, e cila tha se “nuk kemi penguar njeri që t’i përgjigjej thirrjes për të kandiduar”. “I kemi kaluar sëbashku të dy kandidaturat të cilat janë mbështetur nga 28 firma”- tha ajo duke shtuar se kjo është një “etapë e përfunduar” nga ana ligjore.

Në përfundim komisioni vendosi që kandidaturat t’i kalojnë për shqyrtim seancës plenare, ku miratimi i tyre kërkon një shumicë të thjeshtë votash. Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, anëtar i komsiionit, i tha BIRN-ut se të dy emrat janë mbështetur nga PS-ja, por ai do t’i votonte për shkak të vlerësimit që ka për karrierën e tyre profesionale. “Nuk ka ndonjë vendim politik të grupit demokrat për këtë votim, deputetët janë të lirë të votojnë sipas mendimet të tyre”- tha ai.

Lexo edhe:

No Content Available

Komisioni i Ekonomisë realizoi gjatë dhjetorit dëgjesa publike me 17 kandidatët për dy vendet vakante dhe Angjeli u mikprit nga të gjithë anëtarët e komisionit të Ekonomisë, duke marrë vlerësime superlative edhe nga deputetët e opozitës.  Angjeli mbahet mend si një nga ministrat e sulmuar për korrupsion nga ish-kryesocialisti Fatos Nano, gjatë fushatës për “katarsis” brenda partisë në vitin 2001.

Për 2 vendet vakante në BSH u paraqitën 17 kandidatura; Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Artur Mamadhaj, Marta Muço, Rezarta Bitri, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Emis Çerava, Manuela Tandini, Onorina Jata dhe Blendi Sena.

/Reporter.al/

Etiketa: PS propozon Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetaj në Këshillin Mbikqyrës të BSH-së

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Ish-kryeministri britanik në të njëjtën linjë si Joe Biden: Putini është kriminel lufte

TË GJITHA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com