• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është Nuredin Dumani, nga miqësia te armiqësia me Talo Çelën/ Seriali i vrasjeve

23:25 : 29/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga forcat speciale të policisë u arrestua mbrëmjen e sotme në Fier, lagjen Apollonia, i shumëkërkuari Nuredin Dumani.

Dumani dyshohet se në orët e pasdites së sotme u përfshi në një përplasje me armë në Papër të Elbasanit, dhe më pas ka shkuar drejt Fierit, nga ku mendohet se ishte edhe i plagosur.

Në momentin e arrestimit Dumani ka qenë edhe i armatosur.

Nuredin Dumani ishte një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi akuzohej si vrasës serial, dhe sipas informacioneve të publikuara janë hedhur dyshime se ka qenë i implikuar në të paktën 7 vrasje.

Ndaj Dumanit më herët Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste. Nuredin Dumani ka qenë krahu i djathtë i të shumëkërkuarit tjetër Talo Çela, i cili edhe ky është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për një sërë vrasjesh.

Lexo edhe:

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dumani së bashku me Çelën, akuzohen se në vitin 2020 ekzekutuan vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre.

Ishin Altin Ndoçi dhe Klevis Alla ata që dëshmuan para policisë se kush ishin autorët e vrasjes së dy vëllezërve në Durrës, duke nxjerrë zbuluar Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin.

Ndërkohë që më herët Dumani dhe Çela dyshohet se ekzekutuan Anxhelo Avdian dhe Dorjan Shkozën.

Ndërkohë, Çela ishte shpallur në kërkim për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, pasi akuzohej se në servisin e tij, kishte ndihmuar autorët që të modifikonin furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, në mënyrë që askush të mos dyshonte tek ata.

Modifikimi i mjeteve ishte një praktikë e njohur për Çelën. Të njëjtën gjë, i shumëkërkuari që ka kthyer pas disa herë grupet e forcave RENEA kishte praktikuar edhe në serviset e katër viktimave. Nuk dihet nëse Shkoza dhe Avdiaj kishin lidhje me grabitjen e Rinasit, por servisi i tyre ishte përdorur për ç’montim mjetesh nga Çela dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në korrik të vitit 2020-të Dumani do të përfshihej në një tjetër krim. Dumani do të ekzekutonte dhe Emiljano Ramazanin, babain e 4 fëmijëve të njohur me emrin “Ili”

Ramazani kishte njohje me Talo Çelën.

Më 15 shtator u vra dhe Klevis Kapllani, vetëm 200 metra larg banesës së tij, pak orë pasi kishte dalë të pinte disa birra me shokët. Edhe për këtë ngjarje, u akuzua dhe u shpall në kërkim Nuredin Dumani. Këtij të fundit, policia i zuri edhe pritë me shpresën se do të paraqitej në funeralin e mikut që vrau, por 37-vjeçari nga Dibra që u kishte shpëtuar kaq shumë herë duarve të bluve, nuk e hëngri këtë karrem.

Gjithashtu ai dyshohet se ështv autor i vrasjes së Bujar Çelës, ngjarje e ndodhur në 17 shtator, teksa ky i fundit punonte si taksist.

Në këtë vrasje Dumani nuk ishte i vetëm. Ai ishte vetë i tretë dhe rrobat që mbante veshur, e kanë nxjerrë zbuluar nga kamerat e lokalit, në verandën e të cilit, eliminoi edhe të vëllanë e bashkëpunëtorit, me të cilin kishte bërë një rrugë të gjatë krimesh.

Për dy nga vrasjet e Dumanit dyshohet se ai është urdhëruar nga Erion Alibej. Vëllai i Alibejt i njohur ndryshe me emrin “Tarzani” u ekzekutua 3 ditë para ndërrimit të viteve në 2018-n.

Alibej, pasardhësi i të vëllait, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Ilit (Emiljano Ramazani) dhe Regis Runajn. Ky i fundit, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit.

Vrasja e Runajt dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ‘nuhatur’ gjurmët e autorëve të vërtetë.

Më 29 korrik, nëntë ditë pas ekzekutimit të Ramazanit, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, pasi konsumuan lëndë narkotike me Runajn, e vranë atë me thikë.

Halili është bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje ka rënë edhe Erjon Shehu, kunat i Xhuliano Hoxhës.

Halili dhe Hoxha akuzohen gjithashtu se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Ata dyshohet se janë personat që kanë informuar ekzekutorët për lëvizjet e Ramazanit, në mënyrë që ‘puna’ e tyre, të bëhej më e lehtë. Përpara grupit hetimor, ata rrëfyen se urdhërin për këto dy krime, përgjimin e Ilit dhe vrasjen e Runajt, e kishin marrë nga Alibej në këmbim të parave. Vetë Alibej, nuk ka hapur gojë, për asnjë nga ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet.

Ndërsa, vrasja e Çelës, vëllait të Talo Çelës, ishte mënyra e Erion Alibejt për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, Endritit. Erion Alibej, kishte mësuar se Talo Çela dinte gjithçka rreth ekzekutorëve të Endrit Alibejt, por nuk ia kishte treguar. Kështu, duke vrarë Bujar Çelën, mori hak.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

09:43 : 05/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 : 05/07/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin gjithëpërfshirës për taksat dhe shpenzimet

09:36 : 05/07/2025
SPORT

Merkato e Dinamos, Ilir Daja tenton transferimin e ish-lojtarit të tij te Ballkani

09:25 : 05/07/2025
AKTUALITET

Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”

09:24 : 05/07/2025
SPORT

Lojtarët e Liverpool mbërrijnë në Portugali për ceremoninë mortore të Diogo Jota dhe vëllait të tij

09:08 : 05/07/2025
Para

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 30 mars 2022

TË GJITHA

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

09:43 : 05/07/2025

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 : 05/07/2025

Trump nënshkruan projektligjin gjithëpërfshirës për taksat dhe shpenzimet

09:36 : 05/07/2025

Merkato e Dinamos, Ilir Daja tenton transferimin e ish-lojtarit të tij te Ballkani

09:25 : 05/07/2025

Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”

09:24 : 05/07/2025

Lojtarët e Liverpool mbërrijnë në Portugali për ceremoninë mortore të Diogo Jota dhe vëllait të tij

09:08 : 05/07/2025

“Flluska” e ndërtimit në Tiranë/ Agjenti imobiliar: Po “ftohet” tregu i shit-blerjes së apartamenteve

09:00 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com