• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimet/ SPAK i trajton “inceneratorët” si vjedhje të rëndomtë

19:47 : 29/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mëngjesin e së Martës (29 mars 2022), Prokuroria Speciale SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për 7 persona dhe janë vendosur në arrest shtëpie tre të tjerë, të përfshirë në atë që konsiderohet “aferën e inceneratorit” të Elbasanit.

Në krye të listës së arresteve të reja është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tashmë në pranga prej disa muajsh, biznesmeni Klodian Zoto, i shpallur më herët në kërkim, si edhe Arenc Myrtezani, bashkëpunëtor i Zotos.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka miratuar urdhër-arrestet për disa prej anëtarëve të Komisionit të Koncensionit, e konkretisht Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Azem Shatëri dhe Florian Muçaj, ky i fundit aktualisht administrator i kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol”.

Po ashtu, janë vendosur në arrest shtëpie tre anëtare të tjera të Komisionit të Koncensionit, Etleva Kondi dhe Sabina Cenameri.

Lexo edhe:

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

Nisur nga emrat e marrë nën përgjegjësi penale, duket qartësisht se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK- po vijon ta trajtojë çështjen e inceneratorëve si një rast vjedhjeje të rëndomtë.

Lefter Koka është arrestuar në Shkurt të këtij viti, për veprën penale të korrupsionit. Ai ishte zyrtari përgjegjës për nënshkrimin e kontratave koncensionare për impiantet e përpunimit të mbetjeve urbane dhe dyshohet se ka përfituar miliona euro nëpërmjet kompanive nënkontraktore të inceneratorëve.

Klodian Zoto dyshohet gjithashtu se ka përfituar miliona euro në mënyrë abuzive nëpërmjet kontratave koncensionare. Emri i tij shfaqet në procedurat e të tre inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Po ashtu, edhe Arenc Myrtezani, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e administratorit në kompaninë koncensionare të Fierit, “Integrated Technology Ëaste Treatmen, Fier”, dyshohet se ka përfituar shuma parash nëpërmjet manovrave financiare.

Ndërkohë, personazhet e rinj në listën e të arrestuarve janë anëtarët e Komisionit të Koncensionit për inceneratorin e Elbasanit.

Grupi i përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve nuk pranoi të dëshmonte para Komisionit Hetimor Parlamentar, me argumentin se ishin nën hetim nga SPAK.

Ata dyshohet se i kanë dhënë rrugë një procedure të paligjshme për dhënien me koncension të inceneratorit të Elbasanit kompanisë “Albtek Energy”, në pronësi të Stela Gugallja, edhe kjo në kërkim prej Shkurtit 2022.

Komisioni i Koncensionit i sugjeroi Ministrisë së Mjedisit që të ndiqte procedurën e “negocimit pa shpallje paraprake” për realizimin e kontratës koncensionare me “Albtek Energy”, e cila ishte e paligjshme.
Lefter Koka e përcolli këtë propozim në Këshillin e Ministrave, i cili, në 17 Dhjetor 2014 miratoi kontratën me “Albtek Energy” për inceneratorin e Elbasanit, me kosto koncensionare rreth 22 milionë euro.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, Zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, mohuan para Komisionit Hetimor Parlamentar që të kenë miratuar kontratën në bazë të procedurës me “negociim pa shpallje paraprake”.

Ata deklaruan se Këshilli i Ministrave kishte miratuar një procedurë tjetër, megjithëse nuk u gjet asnjë relacion apo akt tjetër që të konfirmonte qëndrimin e tyre.

Megjithatë, të paktën deri më tani, SPAK nuk konfirmon të ketë vendosur nën hetim zyrtarët e lartë shtetërorë, duke e trajtuar aferën e inceneratorëve thjesht si një “vjedhje të rëndomtë” të kryer nga disa biznesmenë, nëpërmjet një procedure (të pamiratuar, sipas qeveritarëve të lartë), të propozuar nga Komisioni i Koncensioneve.

Lajme të lidhura

BOTA

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025
SPORT

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025
AKTUALITET

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025
Para
Foto ilustruese

Zjarr i fuqishëm në kodrat e Krujës, e pamundur ndërhyrja e zjarrëfikëses

TË GJITHA

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com