• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Si ndërhynë familjarët dhe paragjykimet për të ndarë Adriana Matoshin nga futbollisti 19 vite më i ri

13:01 : 26/03/2022
në SHOW BIZ
Foto: Instagram

Foto: Instagram

Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Owen Groeneveld, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Një ndër dyshet më të përfolura për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që ata kanë me njeri-tjetrin, mesa duket e ka mbyllur këtë histori pa shumë bujë.

Mes Belgjikës dhe Kosovës, ku jetohej kjo marrëdhënie, janë shfaqur edhe problemet e para, që këtë herë kanë qenë të pakapërcyeshme. Lajmi i ndarjes vjen pikërisht kur në media po përflitej për një shtatzëni të aktores.

Ndjekësit e dyshes kanë dyshuar se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshimet lindën pasi Adriana publikoi në rrjete sociale një foto të saj, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.

“Si shtatzënë po dukesh!”, shkruanin ndjekësit e saj. Adriana ka reaguar menjëherë dhe u ka dhënë fund dyshimeve. Ajo shpërndau në “Instagram” një postim, ku shkruhet: “Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”.

Lexo edhe:

FOTO/ Pushimet luksoze të Adriana Matoshit dhe Arjola Demirit

Abuzimi i 11-vjeçares nga 5 persona/ VIP-at që morën pjesë në protestën në Prishtinë

E fill pas këtyre thashethemeve, vjen edhe lajmi se janë ndarë. E si për ta konfirmuar këtë ndarje, dyshja ka hequr njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale. Prej vitesh ata flisnin për një dashuri të madhe, që kapërcente gjithçka, madje edhe paragjykimet.

Por në të vërtetë, nuk ka ndodhur kështu. Ka qenë pikërisht familja e futbollistit ajo që ka ndikuar te Keith për t’i dhënë fund këtij raporti, që duket se nuk është parë edhe me aq shumë simpati nga familja e tij.

Diferenca në moshë, angazhimi i Adrianës si nënë e divorcuar me 4 fëmijë, duket se është bërë shkak që familja e Keith mos ta pranojë këtë lidhje dhe të ndikojë te futbollisti, që pas disa konfliktesh, ka vendosur t’i japë fund raportit. Por duket se edhe për të afërmit dhe miqtë e Adrianës, kjo lidhje ka hasur në kundërshtime e paragjykime.

Vitin e shkuar, e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre. Keith tregoi se me Adrianën është njohur te lokali i saj dhe në momentin që e pa, “u detyrua” të mësojë se si flirtojnë djemtë shqiptarë.

Pavarësisht dashurisë, për aktoren, nënë e 4 fëmijëve, s’ka qenë e thjeshtë të përballet me paragjykimet e njerëzve.

“Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racistë. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith, kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese, herë ishin komplimentuese”, u shpreh Matoshi, e cila i referohet çmimit “Aktorja më e mirë” që fitoi në festivalin “Mostra de Valencia”, për rolin në filmin “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit.

Sidoqoftë, komentet negative rreth marrëdhënies me diferencë 19-vjeçare, nuk kanë ndikuar në familjen e aktores dhe miratimin e tyre.

“Për mua, Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur! Fëmijët e mi kanë qenë mbështetje tepër e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi, të cilët e pëlqyen tepër e më pas me fëmijët, me të cilët shkon shumë mirë”, shprehej deputetja.

Në deklaratat e saj nuk kanë munguar edhe copëza nga e përditshmja e këtij çifti, që shumë shpejt vendosi ta publikonte këtë histori.

“Jam shumë e lumtur, nuk e di sa do të zgjasë kjo lumturi, shpresoj që do të zgjasë për aq sa ka dashuri. Për momentin nuk kam lexuar libra që ekziston një dashuri e tillë kaq e sinqertë. Është i ri në moshë, por në mendje, në ide dhe në të gjitha që Keith i ka dhe i ka përjetuar, është shumë më i pjekur për moshën që ka. Në fillim nuk e dija sa vjeç është Keith, por shoqes sime i ka thënë që po më pëlqen Adriana dhe nuk e kam menduar me fillim. Ka qenë një periudhë e gjatë që ne veç kemi biseduar, kemi shëtitur, ia kam treguar bukuritë e Kosovës. Më pëlqente shumë si person”, ka thënë Matoshi.

Se sa i fortë ishte çifti i krijuar rreth dy vite më parë, u testua edhe pak muaj më parë. Aktorja dhe deputetja e njohur i është nënshtruar ditë më parë një operimi për largimin e tumorit në tru. Ky tumor iu rikthye asaj pas nëntë vitesh nga operimi i parë, teksa operacioni shkoi me sukses dhe në përkrahje të Adrianës u organizua edhe një marsh në qendër të qytetit.

I dashuri i saj, në një intervistë të fundit për “Prive”, ka treguar se nuk e mban mend me saktësi momentin kur mori lajmin e hidhur për rikthimin, po krejt çfarë i kujtohet është fakti se ndjehej i dërrmuar.

“Sinqerisht, nuk e di as sot se si e mora lajmin. E di që isha i dërrmuar nga lajmi. Nuk e dija çka të mendoja apo bëja, por vetëm falënderoja Zotin që operacioni shkoi siç duhet”, tha Keith. Më tej, ai shtoi se është njeri mjaft besimtar dhe se besimi në Zot e ndihmoi ta kalonte këtë situatë.

“Kujtoj reagimin tim. Nuk kisha emocione, por s’e dija çka. Lutesha, u kërkoja të tjerëve të luteshin. Por në fund të ditës, nëse është vullneti i Zotit që të vdesë, është vullneti i Zotit. Kush jemi ne të themi diçka kundër. Kjo e bënte më të vështirë seç ishte dhe nuk më ndihmoi. Falënderoj Zotin që s’e mori nga ne”, ka thënë Keith.

Ndërkohë, fill pas operacionit të saj, ai publikoi foton teksa i mbante dorën në spital, duke treguar edhe njëherë dashurinë për të. Por nga ky moment e deri te ndarja, ngjarjet ndodhën shpejt, duke lënë pas shumë zhurmë dhe mbi të gjitha, shumë çështje ende të pazgjidhura.

Keith po vijon karrierën e tij futbollistike në Belgjikë, ndërsa Adriana vijon me angazhimet e saj mes politikës dhe aktrimit, natyrisht edhe rolin e saj si nënë e katër fëmijëve.

/Panoramaplus.al

Etiketa: adriana matoshiKeith Groeneveld

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

FOTO/ Pushimet luksoze të Adriana Matoshit dhe Arjola Demirit

15:29 : 29/05/2023
SHOW BIZ

Abuzimi i 11-vjeçares nga 5 persona/ VIP-at që morën pjesë në protestën në Prishtinë

11:02 : 01/09/2022
Foto: Postim Instagrami
SHOW BIZ

Adriana Matoshi tregon pse është ende beqare: Më kanë lutur…

09:07 : 19/07/2022
Foto: Instagram
SHOW BIZ

Adriana Matoshi zbulon arsyen e ndarjes nga futbollisti 20 vite më i ri

23:37 : 06/06/2022
Foto: Postim Instagrami
SHOW BIZ

U shfaq në Kuvend me veshjen e pazakontë për një deputete, reagon Adriana Matoshi (Foto)

09:11 : 20/04/2022
Foto: Postim Instagrami
SHOW BIZ

Adriana Matoshi shfaqet në Kuvend me veshjen e pazakontë për një deputete (Fotot)

14:15 : 19/04/2022
Para

Mina sovjektike përfundon në Bosfor, alarm në qytet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025

Barcelona sonte synon titullin kampion, mungon Ferran Torres, kthehet Pablo Torre

19:40 : 15/05/2025

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com