Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu me kusht Jaeld Çelën, ish-drejtorin e policisë së Vlorës i dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.
Vendimi është mare ditën e sotme pasi Çela kishte bërë kërkesën për lirimin me kusht me argumentin se kishte vuajtur me shume se 2/3 e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme.
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e dënoi Çelen, më 4 shkurt 2022 se bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Jaeld Çela ashtu sikurse ish-ministri Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit te detyrës.