• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gripi i shpendëve i konfirmuar në Durrës, Dibër e Korçë

15:34 : 23/03/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT

Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi deklaroi sot në një prononcim për mediet, se deri tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër dhe Korçë.

Gjeçi tha se raportohet për mbi 358 520 pula të ngordhura, prej të cilave dje janë groposur 39 mijë, por proceset janë dinamike dhe këto shifra ndryshojnë me orë.

Ajo siguroi konsumatorët se nuk ka asnjë rast nga studimet e bëra që sëmundja mund të transmetohet nga konsumimi i nënprodukteve të shpendëve.

Zv/ministrja shtoi se “AKU është në terren në secilin subjekt tregtues mishi dhe po kontrollon çdo produkt për të garantuar sigurinë ushqimore.”

“Aktualisht zonat në karantinë janë: Durrësi me qendër Rrashbull, Dibër në Rethkalë, si dhe një rast pozitiv në shpend oborri dhe Korçë në Prespë të Vogël, te pelikani kaçurrel. Me identifikimin e vatrës së re, sipas planit të kontigjencës dhe legjislacionit në fuqi, do të shtojmë masat. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja që do të marrim”, tha ajo.

Lexo edhe:

No Content Available

Ndërkohë, Gjeçi tha se në shumë vende të BE-së, si Franca, Gjermania, Polonia, Hungaria, Zvicra, Spanja, Italia, Greqia janë konfirmuar raste të pranisë së influencës aviare në shpendë të egër dhe në stabilimente të rritjes së shpendëve.

“Kjo është një sëmundje e cila sot ka prekur të gjithë kontinentin europian dhe rregullat që po ndiqen në Shqipëri janë konform procedurave të Bashkimit Europian. Aktualisht prekshmërinë më të madhe e ka Franca, ku janë prekur 540 stabilimente dhe kanë ngordhur dhe janë eliminuar 72.000.000 shpendë”, tha ajo.

Gjeçi theksoi se procedurat rregullatore të BE-së për masat mbrojtëse kundër sëmundjes së influencës aviare janë vendosur edhe në vendin tonë, siç janë zona e mbrojtjes dhe e mbikëqyrjes 3 km dhe 10 km.

“Sëmundja e influencës aviare është listuar në 7 sëmundjet kryesore emergjente në BE. Kjo sëmundje konsiderohet si sëmundje ndërkufitare, ku janë të përcaktuara masat që duhet të merren si në kuadrin ligjor të BE-së, ashtu dhe në aktet tona ligjore”, tha ajo.

Etiketa: Dibër e KorçëGripi i shpendëve i konfirmuar në Durrës

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Lufta në Ukrainë/ Joe Biden drejt Brukselit dhe Varshavës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

13:12 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com