• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U dorëhoq si Kryetar i PD, ja çfarë raporton VOA për Lulzim Bashën

19:50 : 21/03/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, kryetari demokrat Lulzim Basha dha sot dorëheqjen nga drejtimi i forcës kryesore politike të së djathtës. Zoti Basha udhëhoqi PD-në prej gati 9 vitesh, duke pasuar në këtë detyrë, zotin Sali Berisha, i cili u largua pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013.

Pavarësisht disa humbjeve zgjedhore radhazi, ai mundi të ruajë pozitat drejtuese, falë mbështetjes, që gëzonte nga ish kryeministri Berisha. Dhe ishte përplasja me këtë të fundit, që shënoi dhe fillimin e fundit të tij në krye të një partie, që u përça dhe u dobësua nga lufta e brendshme.

Në shtator të vitit të kaluar, zoti Basha vendosi të linte jashtë grupit parlamentar zotin Berisha, për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të përcaktuar zotin Berisha në listën e zyrtarëve të përfshirë “në korrupsion në nivel të lartë”, e për pasojë duke mos lejuar më hyrjen e tij dhe familjes së tij në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Ish kryeministri ndërmori menjëherë një lëvizje në bazën e partisë, duke tërhequr pas vetes mbështetësit e tij, jo vetëm në degët e partisë por dhe nga radhët e deputetëve. Në dhjetor, ai thirri një kuvend të demokratëve, në të cilin u votua shkarkimi i zotit Basha, vendim për të cilin u organizua dhe një referendum.

Lëvizjet e ish kryeministrit nuk u njohën nga zoti Basha, i cili po ashtu thirri një tjetër kuvend të demokratëve, duke ju kundërvënë zotit Berisha.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Përplasjet mes palëve u acaruan deri në konfrontime brenda selisë, dhe ato kulmuan në 8 Janar, kur ish kryeministri dhe përkarësit e tij tentuan të marrin me forcë selinë e partisë. Ky moment shënoi atë që zoti Basha e cilësoi si “ndarjen përfundimtare” me ish kryeministrin.

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, i vuri sërish përballë të dyja palët. Këto zgjedhje u panë më së shumti si një test, se kush gëzonte mbështetjen më të madhe në gjirin e demokratëve. Me përjashtim të Shkodrës, ku fitoi kandidati i zotit Berisha, 5 bashkitë e tjera i mbetën socialistëve që regjistruan një diferencë të thellë me opozitën. Por ish kryeministri ju gëzua faktit që kandidatët e tij, me përjashtim të Rrogozhinës, arritën të kishin ndjeshëm më shumë vota se kandidatët e Bashës.

Kryetari demokrat habiti me deklararatën e tij, një ditë pas 6 marsit, kur tha se ai nuk kishte humbur asnjëherë, asnjë betejë elektorale. Por në të vërtetë, rezultati i atyre zgjedhjeve, ishte goditja që duket se e rrëzoi zotin Basha. Në kor, shumica dërrmuese e deputetëve që zgjodhën të qëndronin me të, i kërkuan largimin.

Në fjalën e mbajtur sot përballë mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar, kur deklaroi dorëheqjen, zoti Basha u shpreh se “fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh të paparimta dhe të pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët”.

Zoti Basha theksoi më tej se “këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve”.

Por sa do të ndikojë kjo lëvizje e zotit Basha në ribashkimin e demokratëve? Mbështetësit e tij i kërkuan ditët e fundit të bënte një hap pas, dhe e kushtëzuan këtë lëvizje dhe me një tërheqje të zotit Berisha nga ambicia për të rimarrë drejtimin e PD-së. Por ish kryeministri e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë mundësi, duke theksuar se në një demokraci funksionon vota e lirë. Edhe sot në një reagim, pas dorëheqjes së zoti Basha ai i mëshoi sërish kësaj teze. “Rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së”, shkroi ai në një status në Facebook.

Zoti Basha nga ana e tij, në fjalën e dorëheqjes u shpreh se “PD-ja ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD-së”.

Tani mbetet për t’u parë se cila do të jetë ecuria e ngjarjeve. Sipas statutit të Partisë Demokratike, në rastin e dorëheqjes “Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”. Nga katër nënkryetarë, PD-ka ka aktuaisht vetëm dy në detyrë, zotin Enkelejd Alibeaj dhe zonjën Jorida Tabaku. Dy të tjerët, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, dhanë dorëheqjen pas 6 marsit. /VOA/

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Pas dorëheqjes, Basha mbledh besnikët e tij në një restorant në qendër të Tiranës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com