• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy zyrtarë të Hetimit Tatimor me “Call Center” mashtrues, SPAK bën gati prangat

11:52 : 21/03/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Hetimi masiv i SPAK-ut për “call-center-at mashtrues” ka zbuluar disa të dhëna interesante, për përfshirjen e zyrtarëve të rëndësishëm të Hetimit Tatimor në skemën e mashtrimit të qytetarëve të huaj.

“Boldnews.al” ka mësuar se prokurorët specialë kanë rënë në gjurmë të një aktiviteti ilegal “call-center”, i vendosur në një ambjent në Tiranë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Burime konfidenciale nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit bëjnë me dije se ky biznes i paligjshëm drejtohet nga dy zyrtarë të rëndësishëm të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Redaksia ka arritur të mësojë emrat e këtyre dy personave, por që nuk mund t’i bëj publik, për shkak se rasti është ende nën hetim.

Lexo edhe:

No Content Available

Njëri prej zyrtarëve të Hetimit Tatimor që drejton aktivitetin “call center” të paligjshëm është promovuar së fundmi brenda administratës së institucionit.

Ndërsa “ortaku” tjetër i Hetimit Tatimor në këtë paligjshmëri po pret konfirmimin për t’u emëruar si hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura ndihmëse hetimore e SPAK-ut.

Të dhënat për këtë aktivitet kriminal janë zbuluar gjatë hetimit për një tjetër rast paligjshmërie, ku call-center-a të paligjshëm kanë mashtruar masivisht qytetarë gjermanë, duke u zhvatur në një total disa miliona euro.

Hetimi i SPAK-ut nisi pas informacionit të mbërritur nga autoritetet gjermane. Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë qëndruar të fjetura para kësaj paligjshmërie masive.

Një prej strukturave kryesore në gjurmimin e skemave mashtruese financiare është Hetimit Tatimor, sidomos ajo në kryeqytet.

Por, rasti që po ndiqet në dinamikë nga SPAK-u provon se “Hetuesit Tatimorë”, jo vetëm që nuk kanë ushtruar verifikimet në terren, por edhe janë shndërruar vetë në pjesë të paligjshmërisë masive.

Referuar gjithnjë burimeve nga SPAK, hetimi që është në zhvillim pritet të finalizohet me arrestimin e dy hetuesve tatimorëve-pronarë të paligjshëm call-center-i, por nuk përjashtohen edhe të tjerë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët kanë lejuar vijimin e këtij aktiviteti mashtrues.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit njoftuan për rezultatet e një hetimi mbi mashtrimet me call-center, i cili përfundoi me ndalimin e të paktën 15 personave.

Sipas një njoftimi zyrtar për atë operacion, të zhvilluar në 16 Mars 2022, Prokuroria dhe Policia, krahas arrestimeve, sekuestruan pajisje kompjuterike, sisteme elektronike dhe prova të tjera materiale që dokumentojnë se subjekti “BLUENERGYCALL SHPK” me seli në Tiranë, i cili ushtronte aktivitetin e “Call Center”, në platformat elektronike mashtruese “BrokerZ” dhe “Globalix” nga viti 2018 e në vazhdim ka kryer mashtrimin e shumë qytetarëve gjermanë, duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme parash.

Etiketa: Dy zyrtarë të Hetimit Tatimor me “Call Center' mashtruesSPAK bën gati prangat

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

EMRI/ Ktheu lokalin në biznes për lojërat e fatit, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com