• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Rrëfehet modetatorja shqiptare: U shtriva në tokë nga krizat e ankthit, erdhi ambulanca dhe policia

15:17 : 20/03/2022
në SHOW BIZ
Foto: Postim Instagrami

Foto: Postim Instagrami

Moderatorja dhe gazetarja Katerina Trungu tregoi në e “E ardhmja është vajzë” disa prej momenteve më të vështira të jetës së saj kur vuante nga ankthi.

Katerina Trungu përcolli edhe një mesazh të rëndësishëm: Jemi prej mishi e prej gjaku, emocionet edhe do na fundosin në një moment të caktuar, sekreti është që të gjejmë forcën të ringrihemi.

“Një gjë që do doja të tregoj gjithashtu për këtë periudhën e vështirë, për të përcjellë një mesazh më shumë është ankthi, që kam përjetuar pikërisht në atë periudhën e vështirësive ekonomike. Siç duket më gjen dobët në një moment të caktuar, madje ka qenë një mbledhje që kemi patur me grupin që bashkëpunonim për organizatën… unë prekem shumë shpejt, por një nga gjërat që më prek më shumë dhe më lëndon sikur të më ngulësh thikë në zemër, është të më thuash ti gënjen, ndërkohë që unë kam thënë të vërtetën, sepse nuk e kam në natyrë. Atë ditë një vajzë më thotë ti po gënjen. Ka qenë një goditje në kokë, një dhimbje që nuk e shpjegoj dot. Kur kam dalë nga mbledhja kam shkuar në shtëpi duke u mbajtur mureve në Tiranë. Kur kam shkruar në shtëpi dridhesha dhe më merreshin shumë mend. Më çojnë prindërit në spital dhe që nga ai moment për ato 3 vite që kemi pasur vështirësitë ekonomike mua më kthehej herë pas herë ky episodi i ankthit dhe i marrjes së mendve dhe i stresit dhe i dridhjeve të trupit, pa shkak në fakt. Thjeshtë ishte i dobët trupi, sistemi… një provim, një lëndim i vogël emocional. E përballoja ama në një formë nëse e bindja veten që diçka më e mirë vjen pas.

Rasti i fundit kur më kapi ankthi ka qenë para 2 vitesh më gjeti dobët si gjithmonë. Sëmuret mami dhe vëllai me Covid, izolohen, edhe babai me ata. Dhe më thotë babai të lutem na merr një pulë fshati sepse dua t’i gatuaj supë sepse u bën mirë. Shkoj dhe e fus pulën në bagazh të makinës që të mos kisha kontakt dhe i bëj me shenjë që e ke aty. Ai e merr ikën, unë kisha një javë pa e parë dhe prekem aq shumë sa nuk e shpjegoj dot. Dhe rrugës qaja, binte dhe shi, sikur mu trullos truri si të thuash dhe më merr Endri në telefon thotë shpejt të lutem hajde të mbash çunin se kam mamin shumë keq. Ajo ishte një tjetër gjë që unë nuk doja ta dëgjoja, sepse vjehrra ime është po aq e shtrenjtë sa prindërit e mi. Ajo është njeriu që kujdeset për djalin tim, ajo dhe vjehrri im. Dhe siç duket u preka shumë edhe nga kjo, më dha një goditje që unë kam ndaluar makinën në mes të rrugës, kam dalë në trotuar, jam shtrirë në tokë. Për fat të mirë ishin disa gra të një marketi të vogël, thërritën policinë, ambulancën, mezi jam qetësuar… E tregova për të thënë gjëja që më ndihmoi në atë moment ishte që mendoja se kisha bakllava në shtëpi. Pra çfarë doja të bëja, këtu dua të dal. Forca e mendimit sa vlerë ka. Pra ku duhet ta kanalizosh ti energjinë që të heqësh ankthin që po të pushton në atë moment, ta kanalizosh energjinë në një gjë që ndoshta mund të jetë më banalja, siç ishte një bakllava e shijshme që me priste në shtëpi, vetëm e vetëm që të mblidhja veten. Dua të them vetëm kaq nuk është turp dhe të thuash që ke probleme me ankthin, as me depresionin. Të gjithë ne në një moment të caktuar jemi të dobët, për aq kohë sa jemi prej mishi e prej gjaku, emocionet edhe do na fundosin në një moment të caktuar, por idea është që të gjejmë forcën të ngrihemi”.

Lexo edhe:

“Semi shtiret, nuk vuan nga ankthi”, plas sherri mes vajzave në “BBV”/ Opinionistja revoltohet me Monikën dhe Arjolën

Etiketa: kriza ankthimoderatorja dhe gazetarja Katerina Trungu

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Semi shtiret, nuk vuan nga ankthi”, plas sherri mes vajzave në “BBV”/ Opinionistja revoltohet me Monikën dhe Arjolën

10:38 : 30/10/2021
Para

Përplasen dy automjete, plagosen 6 persona

TË GJITHA

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com